• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paratë e sekuestruara, Hoxha: Ia arritëm edhe kësaj dite që të mos u dalë njeri për zot 400 mijë eurove

by A R
19/01/2023 23:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, u shpreh me ironi në studion e emisionit “ Të Paekspozurit”, se ia arritëm kësaj dite që askush të mos u dalë për zot mbi 400 mijë eurove që iu gjetën në aspiratorin e shtëpisë pastrueses Rozeta Dobi. Hoxha u shpreh se edhe sot e kësaj dite Alda Klosi, zyrtare e qeverisë, ende nuk është marrë e pandehur, ndërsa propaganda e qeverisë punoi papushim që të sajonte lajme, për të zhvendosur vëmendjen nga ky skandal që tregon korrupsionin në radhët e administratës.

“Më në fund ia kemi arritur ditës që të kemi gati gjysëm milioni euro atje dhe të mos u dalë njeri për zot. Diskutohet për një kasafortë tjetër, sepse ajo pastruesja ka marrë kasafortën e lëvizshme, që transportohej, te shtëpia e Alda Klosit.

Rozeta Dobi ka punuar si pastruese në disa disa banesa, në një rreth të njohurish. Ata para kanë qenë në një kasafortë të palëvizshme. Gjithë problemi është që të shkojmë te ato para se nuk po del njeri, vetëm ata që morën, varëset, unazat, por për paratë nuk u afrua njeri. Po na ndodh si me historinë e ‘Toyota Yaris”, me Belgjikën, që ne i sekuestruam paratë dhe kur erdhën prokurorët belgë këtu, njëri pyeti: Nga gjurmët e qeseve me para, ADN-së etj. çfarë doli aty?

I thashë që në Shqipëri nuk u bë një ekspertizë e tillë, ne kemi vetëm sasinë e parave në bankë si vlerë, pra kemi 3.5 milionë euro, por kartëmonedhat fizike janë tjetërsuar, qeset ku ishin paratë i kemi asgjësuar, sepse ato mund të na çonin te gjurmët e atyre që janë marrë me atë punë.

Në rastin konkret, ato para janë numëruar, janë prekur. Aty nuk janë vetëm gjurmët e pastrueses dhe të djalit, por kanë lënë gjurmë edhe të tjerët. Tre ditë pas kësaj historie, ngaqë pati reagim të madh publik, reagoi edhe kryeministri, por ajo zonja (Alda Klosi) nuk është marrë as e pandehur, Rama doli dhe tha: Llumi u ekspozua, pra për të minimizuar koston e reagimit publik. Dhe çfarë ndodhi? U sajuan tre ngjarje të njëpasnjëshme, që të spostohej vëmendja. Të hënën u plasi historia e Fatmir Mediun dhe të gjithë u morën me Gërdecin, të martën u sajua një gjë me kamerat dhe të gjitha mediat u morën me to. E gjithë industria e propagandës u vu në lëvizje se si e si të zhvlerësonte këtë, sepse në vetvete çfarë tregoi ajo pastruese, padashje? Që një zyrtar i atij niveli që nuk është zyrtar i lartë, nuk është ministër, i ka cash në shtëpi një sasi kaq të madhe, shiko se çfarë bëhet atje lart”.

Next Post
Ish-kreu i Krimeve të Rënda: SPAK u mbush me propagandë, nuk ka “shkopin magjik”

Ish-prokurori zbulon se çfarë gjurmësh gjenden në 90% të parave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

August 20, 2026
Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

August 20, 2026
Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

August 20, 2026
Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

August 20, 2026
Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

August 20, 2026
Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

August 20, 2026
Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

August 20, 2026
Temperaturat mbi 40 gradë, ja cili është qarku me risk më të lartë nga zjarret

Beteja me zjarret, 9 vatra aktive në vend, ndërhyhet me 4 helikopterë, eliminohet rreziku për banesat në Milot e Dajt

August 20, 2026

Tiranë-Durrës, më shpejt dhe më sigurt?

August 20, 2026
Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com