• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Paratë e korrupsionit të politikanëve shqiptarë do zbulohen nga 5 agjenci ndërkombëtare

by Java News
17/08/2019 16:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Paratë e të korruptuarve që janë fshehur jashtë vendit rrezikojnë të zbulohen. Një pjesë e mirë e pushtetarëve të përfshirë në afera korruptive u drejtohen Londrës, Qipros dhe Maltës për të fshehur paratë e tyre të pista. Këta tre vende janë kthyer në qendra të fshehjes së pasurive të vendosura nga krimi.

Por duke qenë se Struktura e Posaçme Antikorrupsion është pranë ngritjes dhe pritet që ajo të funksionojë si homologia e saj kroate USKOK, gjasat janë që do të ketë hetime e aksione për të gjurmuar paratë e pushtetarëve jashtë Shqipërisë. Me qëllim që diçka e tillë të realizohet me sukses, qeveria ka hartuar edhe një plan.

Në strategjinë e Ministrisë së Drejtësisë për vitet 2019-2023 është përcaktuar si synim që të rritet edhe më tej bashkëpunimi me agjencitë ndërkombëtare.

Madje aty janë veçuar pesë agjenci me të cilat pritet të kryhen operacione të përbashkëta kundër krimit ekonomik e financiar. Europol, Interpol, Frontex, Egmont dhe Carin do të jenë organizatat ndërkombëtare me të cilat autoritetet tona ligjzbatuese pritet të gjurmojnë paratë e të korruptuarve jashtë vendit.

“Rritja e bashkëpunimit operacional me vendet e treta dhe organizatat /rrjetet mbikombëtare të zbatimit të ligjit (duke përfshirë, ndër të tjera, Europol, Interpol, Frontex, Egmont, Carin, etj).

Siç është theksuar në Raportin e Bashkimit Evropian të vitit 2016, “Shqipëria ka një marrëveshje operacionale bashkëpunimi me Europol dhe që nga viti 2009 një oficer ndërlidhës në selinë e Europol. Shqipëria mbetet një partner reaktiv dhe jo proaktiv në bashkëpunimin ndërkombëtar policor. Trende të ngjashme janë vënë re edhe në lidhje me bashkëpunimin me Interpol”.

Shkëmbimi i informacionit do të vazhdojë nga bashkëpunimi në nivel operacional, duke përfshirë operacionet e përbashkëta policore. Treguesi do të vlerësohet duke matur numrin e përgjithshëm të operacioneve të përbashkëta të Policisë Europol dhe Interpol në fushën e luftës kundër krimit financiar dhe ekonomik në të cilin Shqipëria merr pjesë në mënyrë aktive”, thuhet në planin e Ministrisë së Drejtësisë.

Qeveria ka planifikuar po ashtu që gjatë viteve 2020-2023 të kryejë trajnime të përbashkëta me pesë agjencitë e lartpërmendura me qëllim që të arrihen rezultate sa më të mira në luftën kundër krimit ekonomik dhe financiar.

Po ashtu do të kryhen takime dhe analiza të përbashkëta për zbatimin e marrëveshjeve dhe rezultateve të arritura, me qëllim që të rritet transparenca dhe besimi mes agjencive homologe të zbatimit të ligjit.

Nga ana tjetër, një tjetër masë që Ministria e Drejtësisë ka planifikuar të ndërmarrë për të pasur sukses në gjetjen e parave të pista të pushtetarëve të fshehura jashtë vendit është edhe ajo e ngritjes së Zyrës për Rikuperimin e Aseteve.

Në këtë mënyrë qeveria synon që të përmirësojë kuadrin ligjor për ndjekjen penale të krimit ekonomik dhe financiar. Për zbatimin e kësaj mase do të angazhohet Ministria e Ekonomisë dhe Financave, e cila duhet që brenda 3-mujorit të fundit të këtij viti të bëjë gati draftin për ndërhyrjet në ligj, për ta miratuar më pas dhe për të ngritur Zyrën për Rikuperimin e Aseteve. (Shqip) /l.m

Next Post
Hoteli nën flakë, humbin jetën 9 persona

Hoteli nën flakë, humbin jetën 9 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTOT/ Mësuesja i dërgonte foto të zhveshura të dashurit, por gabimisht i’a nis një studenti

Vetëm 14% e shqiptarëve verifikojnë informacionin online, ndër më të ulëtat në Europë

October 5, 2026
“Të zgjatet vettingu”/ BE dhe SHBA deklaratë të përbashkët: Reforma në Drejtësi po jep rezultate!

“Kopjojmë Italinë, por nuk kemi infrastrukturë”, avokati: Sistemi i drejtësisë, në kolaps

October 5, 2026
Vera zgjatet në Shqipëri, raporti: Deri në 25 ditë më shumë me temperaturë mbi 25°C

Vera zgjatet në Shqipëri, raporti: Deri në 25 ditë më shumë me temperaturë mbi 25°C

October 5, 2026
E vërteta e dhimbshme e Sylvester Stallone/ Pse fitorja e “Rocky-it” në Çmimet Oscar i la plagë në zemër

E vërteta e dhimbshme e Sylvester Stallone/ Pse fitorja e “Rocky-it” në Çmimet Oscar i la plagë në zemër

October 5, 2026
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite çështjet e zgjedhësve

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite çështjet e zgjedhësve

October 5, 2026
“Braktisen” shkencat ekzakte, ende pak studentë të regjistruar në degët Fizikë, Kimi dhe Matematikë

Nis viti i ri akademik, 120 mijë studentë në auditorët e universiteteve të Shqipërisë

October 5, 2026
Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com