Bashkëfshatarët e Jani Kollcakut, i njohur ndryshe si “Landi i Mirasit” kanë treguar se ai kërkohej prej kohësh nga njerëz që besohet se u kishte detyrime për shkak të drogës.
37vjeçari u ekzekutua me një plumb në kokë dhe njihej nga efektivët e policisë si trafikant i lëndëve narkotike.
Ai u gjet mëngjesin e djeshëm buzë një kanali në aksin KorçëBilisht.
Sipas banorëve të fshatit Miras në rrethin e Devollit, Kollçinaku ishte person problematik dhe se fshihej prej disa kohësh.
Banorët deklaruan se disa kohë më parë në fshat, kishin ardhur disa persona me dialekt verior, të cilët kërkonin 37vjeçarin.
“Landi merrte lëndën narkotike, por nuk paguante personat që siguronin mallin. Këtë e kishim kuptuar, pasi në banesën e tij shkonin persona të ndryshëm që e kërkonin dhe thoshin se nëse nuk i paguante do ta pësonte keq”,– thanë disa banorë të fshatit Miras.
Sipas tyre, Jani Kollçinaku jetonte i vetëm në një vilë luksoze dhe të pajisur me kamera sigurie, për të shmangur ndonjë tentativë grabitjeje, ose për t’u mbrojtur nga personat me të cilët ai ishte në konflikt për pazare droge.