• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

“Fillim i ri, por pa stabilitet”, parashikimi i Horoskopit për 2026-ën: Viti i shenjave të guximshme!

by A R
29/12/2025 11:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa viti 2025 po largohet dhe kemi bërë apo jemi në proces të realizimit të një bilanci për të, njëkohësisht jemi kureshtarë për atë që do të sjellë 2026. Për këtë na vjen në ndihmë parashikimi i horoskopit nga astrologia e programit “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Chrysanthi Kalogeri.

Sipas saj, 2026 do të jetë një fillim i ri, por nuk do të ketë qëndrueshmëri. Në gjysmën e parë të tij ka lëvizje shumë të rëndësishme planetësh që do të sjellin zhvillime ekonomike, politike dhe teknologjike. Gjysma e dytë e vitit do të sjellë më tepër entuziazëm e krijimtari që do të zgjasë deri në fillim të vitit 2027.

Chrysanthi Kalogeri: Ky vit është një fillim i ri që do ta ndiejmë më vonë. Ky vit nuk do të ketë stabilitet. Është një vit për lojtarë të fortë dhe për njerëz të guximshëm, për njerëz që kanë forcë për të kapur shanset dhe përballuar vështirësitë. Nuk do të kemi stabilitet ekonomik, jemi në një krizë sepse Urani është në gradat e fundit të shenjës së Demit dhe ekziston mundësia të bëjë një zhurmë të madhe, sidomos më 17 shkurt 2026 dhe me disa planetë të mbledhur edhe në janar. Janari ka shanse, por mund të ketë çështje ekonomike në nivel botëror që lidhen me bursën e bankat dhe kalimi i nyjeve të hënës në aksin Ujor-Luan tregon që për dy vitet e ardhshme nuk ka stabilitet. Problemet financiare do t’i ndiejmë në nivel global dhe ka krizë edhe në Europë ku nuk përjashtohet mundësia të ketë tendenca drejt shpërbërjes. Do të ndryshojë ekuilibri i aleancave. Pjesa e parë e vitit do të jetë më e vështirë me zhvillime politike që nga janari. Pjesa e dytë e vitit është më pozitive, nga 30 qershori kur Jupiteri kalon në Luan, do të jemi më entuziastë, gëzimi do të hyjë më lehtë, do të duam të krijojmë, ka erotizëm. Deri në fund të dhjetorit dhe në pjesën e parë të 2027, është një periudhë shumë e mirë për të krijuar, për të dashuruar, për të kaluar bukur, gjërat përmirësohen dhe disa nga shenjat do të hedhin edhe themelet e jetës së tyre. Më 20 shkurt kalojnë Neptuni e Saturni në Dash kur nis edhe cikli i tyre, një fillim global që do të zgjasë 13 vjet dhe shpërbëhen iluzionet, bien mendime e doktrina të vjetra, vijnë inovacione në mjekësi, rryma të reja në art e krijimtari dhe ndryshime që nuk do të vijnë me lehtësi, por me luftë e kryengritje. Do të kemi edhe zhvillim shumë të madh të teknologjisë. Më 26 prill Urani kalon në Binjak dhe teknologjia do të arrijë në shkallë të paimagjinueshme. Brenda 2026 do të ketë zhvillim të dukshëm të Inteligjencës Artificiale.

Ndër shenjat që do të kenë guxim, por edhe pak fat që do t’i ndihmojë gjatë këtij viti janë Dashi, Binjakët, Luani, Shigjetari dhe Ujori.

Chrysanthi Kalogeri: Një shenjë e guximshme është Dashi. Një shenjë që do të përshtatet me ndryshimet dhe do t’i pëlqejnë janë Binjakët, Luani, Shigjetari. Shenjat e ajrit dhe të zjarrit, sidomos të lindurit në 10-ditëshin e parë do t’i ndiejnë në thelb këto ndryshime, do të kenë një metamorfozë në jetën e tyre. Disa shenja nuk e duan sigurinë, duan sfidat, siç është Ujori, i përballon me sukses ndryshimet.

Next Post
“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

"Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit", Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha i vetëm në garë për kryetar të PD, Kaso: Zgjedhjet sipas statutit, presim listën e saktë të votuesve

Berisha i vetëm në garë për kryetar të PD, Kaso: Zgjedhjet sipas statutit, presim listën e saktë të votuesve

May 19, 2026
“Ebola mund të përhapet më shpejt se sa mendohej”, OBSH jep alarmin

“Ebola mund të përhapet më shpejt se sa mendohej”, OBSH jep alarmin

May 19, 2026
Zhvillimet e fundit! Ambasadorët e vendeve të BE pranë miratimit të IBAR-it për Shqipërinë, mbledhja ndërqeveritare brenda majit

Zhvillimet e fundit! Ambasadorët e vendeve të BE pranë miratimit të IBAR-it për Shqipërinë, mbledhja ndërqeveritare brenda majit

May 19, 2026
Zbardhet propozimi i fundit i Iranit për të ndaluar luftën me SHBA

Zbardhet propozimi i fundit i Iranit për të ndaluar luftën me SHBA

May 19, 2026
Vëllezër në poshtërim

Vëllezër në poshtërim

May 19, 2026
Operacion “blic” në Mamurras, plagoset i shumëkërkuari që tentoi të sulmonte efektivët

Operacion “blic” në Mamurras, plagoset i shumëkërkuari që tentoi të sulmonte efektivët

May 19, 2026
Nuk ka asnjë bllokim të negociatave me BE, Balla sqaron situatën nga Bundestagu në Berlin

Nuk ka asnjë bllokim të negociatave me BE, Balla sqaron situatën nga Bundestagu në Berlin

May 19, 2026
Vetëm të iki ky…

Beteja e humbur me gjuhën shqipe

May 19, 2026
Helmimi i kadetëve, AKU zhbllokon aktivitetin e kompanisë: Analizat brenda normave!

Helmimi i kadetëve, AKU zhbllokon aktivitetin e kompanisë: Analizat brenda normave!

May 19, 2026
Dilema e madhe e Trump, a i druhet luftës ndaj Iranit? Sondazhet e fundit tregojnë rënie të mbështetjes

Dilema e madhe e Trump, a i druhet luftës ndaj Iranit? Sondazhet e fundit tregojnë rënie të mbështetjes

May 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In