• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Parashqevi Simaku në psikiatri, biznesmeni: U zhduk para dy viteve, kur kolegët tentuan ta shtrojnë për mjekim

by A R
18/01/2025 10:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Biznesmeni Elton Ilirjani, përmes disa postimeve në Instastory, ka zbuluar se prej dy javësh, këngëtarja Parashqevi Simaku, ndodhet në spital psikiatrik. Ai ka rrëfyer se pas takimit me djalin e saj, Luke, ajo ka pësuar një krizë dhe është shtruar në spital, pasi situata filloi të dilte jashtë kontrollit.

Ndër të tjera ai zbulon se Parashqevi Simaku nuk pranon që të marrë mjekim dhe se një seancë gjyqësore nesër, do të jetë vendimtare për fatin e saj. Duket se situata e këngëtares së famshme është rënduar mjaftueshëm në fillim të vitit, çfarë edhe ka sjellë nevojën urgjente që ajo të shtrohet në një spital. Të shumtë kanë qenë ata që janë shprehur se ato ditë, Parashqevia ka folur fjalë pa kuptim, duke nxjerrë në pah frikën e saj. Kriza e saj është bërë e pamundur të menaxhohet nga njerëzit që i qëndronin pranë, duke kërkuar ndërhyrjen e stafit shëndetësor. Ndonëse ajo është e kthjellët, sa për t’i njohur njerëzit, vijon të refuzojë mjekimin.

Nga ana tjetër, është djali i saj, Luke, që ka tentuar ta bindi për të marrë mjekim, por edhe ish-bashkëshorti. Të dy janë përfshirë tashmë në këtë çështje, duke zgjedhur që t’i qëndrojnë pranë, ndonëse këngëtarja ende refuzon.

Nga Eltoni dhe një grup personash që i qëndrojnë pranë është siguruar edhe një avokat për ta përfaqësuar në Gjykatë. Vetë këngëtarja ka kërkuar që të largohet nga qendra spitalore ku është. Në fakt, ky është një skenar i riparë për Parashqevinë. Rreth 2 vite më parë, shqiptarë, por edhe kolegë të saj, e kishin gjetur në një nga rrugët e New York dhe i kishin gjetur shtëpi dhe qendër shëndetësore.

Megjithatë, ashtu si artistët kanë folur ‘off record”, Parashqevia ishte larguar të nesërmen, duke refuzuar që të çohet në qendrën shëndetësore.

Në bisedën e tyre për “Panorama”, ata shprehen se një pjesë e komunitetit shqiptar në SHBA, kanë menduar që ta marrin gjithsesi dhe ta çojnë në qendrën shëndetësore, që madje edhe ishte paguar prej tyre. Por nuk kanë mundur ta realizojnë një gjë të tillë, pasi një gjë e tillë do të quhej rrëmbim. Një përsëritje të një skenari të tillë e ka paralajmëruar edhe Elton Ilirjani mbrëmjen e së enjtes.

“Ka dy rrugë dhe në gjendjen që ajo është nuk është lajm i mirë. Shanset janë të mirë që Parashqevia të marrë mjekim me vendim gjykate që ajo të dalë më e fortë. Por ka dhe një shans që mund të dalë nga spitali nesër e pa mjekuar sepse shteti i Nju Njorkut ka këto ligje. Ajo është në një krizë të thellë, nuk flet arsyeshëm. Ka një fiksim të pashpjegueshëm, kërkon gjëra të pashpjegueshme dhe nuk është në gjendje t’i kthehet jetës së saj të mëparshme. Po doli nesër në këtë gjendje jam i bindur se do të zhduket”,-u shpreh biznesmeni në video.

Deklarata e Ilirjanit: Refuzon mjekimin, mund të përfundojë sërish në rrugë

“Kam shumë emocion për atë që do them në vijim për fatin e Parashqevi Simakut. Sot e ndjej shumë peshën e emocioneve dhe ajo që dua të them sot është e vërteta dhe dua ta ndaj me ju. Nuk është më vetëm çështje e Parashqevi Simakut, por shumë më e madhe. Parashqevia ishte si një meteor.

Dua t’i them publikut të gjerë që çështja e Parashqevi Simakut nuk zgjidhet me para, sepse, nëse do të ishte ashtu, do e zgjedhja që orën e parë që e kisha takuar. Shumë gjëra në jetë nuk zgjidhen me para, por me dashuri. Dashuria është ajo që i ka munguar kësaj zonje që nga fillimi i sëmundjes së saj, i ka munguar sepse është parë gjithmonë si objekt. Ditën e parë që jemi takuar, nga dëshira dhe dashuria e madhe nuk i pamë me vëmendje shumë sjellje të saj që ishin të kamufluara. Mund të them me bindje se dy javët e para kishte sjellje të mrekullueshme, ishte një engjëll na gëzoi dhe lumturoi. Kishte kërkesa të pangecoiueshme, për takimin me djalin.

Për Robertin mendon se ende është bashkëshorti i saj. Ndërkohë që ne merreshim me detajet e jetës së përditshme, kishte njerëz që thonin se duhej të shkojë te një doktor se është e sëmurë. Çfarë ka ndodhur me Parashqevi Simakun këto dy javë? Nesër bën dy javë që është e shtruar në pavion psikiatrik në një spital në Nju Jork. Është shumë e trishtë dhe për mua ka qenë një ndër momentet më të vështira. E kuptoj se çdo sëmundje ka nevojë për diagnozë për kurim. Çdo sëmundje është e njëjtë, nuk ka sëmundje të mira dhe të këqija. Nuk e dinim ne që Parashqevia ishte e sëmurë dhe kishte probleme. Nuk jemi doktorë. Çdo gjë ishte në rregull derisa takoi djalin e saj. Shumë e kanë komentuar takimin e saj dhe kanë parë aty, sipas tyre sjellje jo normale. Ditën e parë ishte çdo gjë në rregull, por problemi nis të nesërmen. Dita nisi me shumë probleme, për ne dhe Parashqevinë, e cila u përball me një realitet që nuk e pranonte. Të gjithë ne gjendemi në situata të tilla dhe ajo u ndodh dhe pati një krizë. Krizë që u bëri keq të gjithëve, përfshirë dhe Lukën.

Ajo nuk është mirë dhe atë ditë na solli para syve një Parashqevi që nuk ishte më ajo, fliste për gjëra të çuditshme. Nuk po e ndihmonim dot. Situata doli komplet jashtë kontrolli dhe ne duhej të bënim diçka. Atë natë ajo u shoqërua në spitalin ku ndodhet prej dy javësh. Problemi nuk mbaron, sa ka filluar për ne. Ne jetojmë në SHBA, fatmirësisht. Parashqevia nuk pranon mjekim, as të bëjë analizat, asnjë kontroll dhe këtu ligji nuk detyron askënd të bëjë gjëra kundër vullnetit. Të martën kur bëra thirrjen për ndihmë fizike të njerëzve, ishte ditë e veçantë sepse rasti i saj do të dilte në Gjykatën Supreme, sepse për të marrë ilaçe kundër dëshirës, duhet të dalësh në gjykatë. Është gjykata që vendos që ajo të jetë një nënë, grua dhe artiste shumë e mirë. Ajo nuk bindet nuk pranon mjekim. Fatmirësisht dhe nga presioni që i bëmë spitalit që çështja e saj të shtyhej, që të krijohej mundësia që gjykata të vendosë për mjekimin e saj, u plotësia dhe vendimi i gjykatës u shty për nesër, të premten, që e presim me padurim.

Next Post
“Mos i qaj hallin kalorësit…”, vota e diasporës me postë, Rama vijon replikat: Emigrantët e dinë mirë çfarë duhet të bëjnë

“Mos i qaj hallin kalorësit...”, vota e diasporës me postë, Rama vijon replikat: Emigrantët e dinë mirë çfarë duhet të bëjnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Dhunë është zhvatja e ministrave’, Berisha flet për POLITICO. Rama: Nuk e kam armik që ta ekspozoj ndaj botës

December 23, 2025
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Kriza e opozitës çoi në humbjen e thellë më 11 Maj. E bashkuar mund të fitonte

December 23, 2025
“Protesta i kaloi pritshmëritë”/ Boçi: Edhe deputetët kritikë ndaj Berishës e kuptuan çfarë do baza

Boçi zbulon planin e PD: Po mendojmë të futemi në grevë urie ose të ngujohemi në Parlament

December 23, 2025
Ukraina humb qytetin lindor të Siverskut

Ukraina humb qytetin lindor të Siverskut

December 23, 2025
Ministri i Jashtëm gjerman: Armëpushimi në Ukrainë nuk do t’i japë fund kërcënimit rus

Ministri i Jashtëm gjerman: Armëpushimi në Ukrainë nuk do t’i japë fund kërcënimit rus

December 23, 2025
Pëllumb Xhufi: Djemtë dhe vajzat që luftuan 80 vite më parë i dhanë dinjitet këtij kombi!

Pëllumb Xhufi: Pas sulmit të BRSS ndryshoi bota! Lindi Partia Komuniste, Lufta e Dytë Botërore…

December 23, 2025
Përplasja me policinë para Kryeministrisë, Berisha: Dënoj dhunën e narko-policisë kundër Lapajt dhe protestuesve

Lapaj i jep ‘strategjinë’ Berishës: Rama nuk ikën me molotovë dhe flamuj partiakë…

December 23, 2025
Trump fluturoi 8 herë me avionin e Epsteinit në vitet ’90

Trump fluturoi 8 herë me avionin e Epsteinit në vitet ’90

December 23, 2025
Gola në fushë, hite në kufje! Çfarë këngësh dëgjojnë çunat e Kombëtares?

Gola në fushë, hite në kufje! Çfarë këngësh dëgjojnë çunat e Kombëtares?

December 23, 2025
Spiropali takohet me Ahmetin në Tetovë: Mbështetim angazhimin konstruktiv të politikës shqiptare

Spiropali takohet me Ahmetin në Tetovë: Mbështetim angazhimin konstruktiv të politikës shqiptare

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com