• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mos i qaj hallin kalorësit…”, vota e diasporës me postë, Rama vijon replikat: Emigrantët e dinë mirë çfarë duhet të bëjnë

by A R
18/01/2025 11:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në episodin e dhjetë të rubrikës “Sy s’Sy”, kreu i qeverisë Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi i cili ka shprehur shqetësim për votën e diasporës.

“E mira është që emigrantët të vijnë dhe të votojnë, por jo me postë se bëhen manipulime. Ata se dinë se si jetojmë ne pavarësisht se janë fëmijët tanë dhe i dinë hallet, por ata e shohin Shqipërinë nga jashtë”, është komenti i qytetarit.

Kryeministri duke iu përgjigjur komentuesit, tha se emigranët e vlerësojnë më mirë ndryshimin që ka pësuar Shqipëria ndër vite.

“Emigrantët e dinë mirë, madje shumica janë më të kthjellët se sa ne për tre gjëra. E para, ata janë më të kthjellët në vlerësimin e shkallës së përparimit të Shqipërisë sepse nga një anë patjetër që nuk i kanë ato “gër-mëret” e hetës së këtushme, por nga ana tjetër kanë mundësinë të vlerësojnë dallimin mes asaj që shohin kur vijnë dhe asaj që kanë parë kur kanë ardhur herën e kaluar. E dyta, emigrantët nuk kanë iluzione për jetën atje ku janë dhe shpesh herë as i kuptojnë ankesat tona për faktin që kafet dhe restorantet janë plot, por ata që rrinë më shumë ulur ankohen më shumë “jo s’ka bukë, jo s’ka ujë, jo s’ka rrugë, jo s’ka punë”.

Emigrantët punojnë fort, shpesh bëjnë nga dy punë. Paguajnë fatura dhe lodhen shumë për të përballuar kostot që janë rritur në Evropë në krahasim me pagat. E treta, ata dinë ta vlerësojnë më shumë se sa ne rëndësinë e imazhit dhe reputacionit të Shqipërisë jashtë kufijve. Thotë një fjalë e urë “mos i qaj hallin kalorësit se i varen këmbët.” Emigrantët e dinë mirë, shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë dhe të shikosh që do ta bëjnë”, tha Rama.

 

Next Post
Irani dhe Rusia firmosin traktatin 20-vjeçar, çfarë parashikon marrëveshja mes 2 vendeve

Irani dhe Rusia firmosin traktatin 20-vjeçar, çfarë parashikon marrëveshja mes 2 vendeve

Comments 1

  1. Lili says:
    2 years ago

    Po!E dinë që vota për Sulltan Eddrama është Tradhti Kombëtare

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
Listë me çmime fikse për 3 muaj, ministrja Ibrahimaj: “Pasqyra e Çmimeve” për 160 produkte del në tetor!

Paketa Fiskale/ Ibrahimaj zbulon çfarë ndryshon në 2027, ja sa synon të shkojë pensioni minimal

November 4, 2026
Humbja e republikanëve në SHBA/ Aktivisti tregon çfarë duhet të ndryshojë partia e Trump, mesazh edhe për shqiptarët

Humbja e republikanëve në SHBA/ Aktivisti tregon çfarë duhet të ndryshojë partia e Trump, mesazh edhe për shqiptarët

November 4, 2026
Trump shqyrton shkarkimin e Pete Hegseth nga posti i sekretarit të Mbrojtjes

Trump shqyrton shkarkimin e Pete Hegseth nga posti i sekretarit të Mbrojtjes

November 4, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Lufta diskreditoi konceptin ‘Amerika e para’”, Bimo: Zgjedhjet, referendum ndaj presidencës Trump

November 4, 2026
Udhëzimi i ri i Shëndetësisë, ndryshojnë rregullat për kontrollin mjekësor të lejeve të drejtimit të automjeteve

Udhëzimi i ri i Shëndetësisë, ndryshojnë rregullat për kontrollin mjekësor të lejeve të drejtimit të automjeteve

November 4, 2026
Ekspertët pezullojnë kërkimet për 69-vjeçarin e zhdukur në Elbasan, shkak rrezikshmëria që paraqet ndërtesa

Ekspertët pezullojnë kërkimet për 69-vjeçarin e zhdukur në Elbasan, shkak rrezikshmëria që paraqet ndërtesa

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In