• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Parashqevi Qiriazi, pasaportë kulturore e diplomatike për Kosovën

by Java News
17/12/2020 20:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbetemi me shpresë që Parashqevi Qiriazi do të shndërrohet në pasaportë kulturore e diplomatike edhe për shtetin  e Kosovës, duke ia hapur dyert në arenën ndërkombëtare, përfshi edhe UNESCO-n, aspiratë kjo e kahershme për të qenë pjesë e kësaj organizate të rëndësishme të Kombeve të Bashkuara në fushën e kulturës materiale dhe shpirtërore

Dr. Skender Asani

Kjo ngjarje na bën bashkë në një moment kur pikërisht këtu në Prishtinë po shënojmë 50 vjetorin e vdekjes së iluministes sonë të shquar Parashqevi Qiriazi, një grua kjo së cilës ende nuk i kemi dalur hakut aq sa duhet. Kjo ka qenë edhe arsyeja që ne si ITSHKSH në Shkup, të ndriçojmë anët  e (pa)njohura të jetës dhe veprës së saj, duke  e botuar Ditarin e kujtimeve nga ditët e Konferencës së Versajës (1918).
Ne sot kemi arsye të ndjemi mirë edhe për një motiv tjetër: Në fakt pikërisht sot, më 17 dhjetor, në Paris, në selinë e UNESCO-s, shfaqet filmi dokumentar kushtuar jetës dhe veprës së Parashqevi Qiriazit, i përgatitur nga ITSHKSH dhe Ministria e Kulturës e Maqedonisë së Veriut. Kjo ngjarje, siç dihet ka qenë  planifikuar më herët, për arsye se emri i Parashqevi Qiriazit ishte futur në kalendarin e ngjarjeve kryesore të UNESCO-s për muajin dhjetor, dhe kjo, përpos që është një mirënjohje ndërkombëtare për këtë grua të shquar shqiptare, është, gjithsesi, mirënjohje edhe për neve si komb.
Mbetemi me shpresë që Parashqevi Qiriazi do të shndërrohet në pasaportë kulturore e diplomatike edhe për shtetin  e Kosovës, duke ia hapur dyert në arenën ndërkombëtare, përfshi edhe UNESCO-n, aspiratë kjo e kahershme për të qenë pjesë e kësaj organizate të rëndësishme të Kombeve të Bashkuara në fushën e kulturës materiale dhe shpirtërore.


Ne sot përmes Ditarit dhe Filmit dokumentar, po prezantojmë një epizodë të shkurtër nga jeta dhe vepra e Parshqevi Qiriazit, sepse emri i saj është shumë më i madh dhe mbetemi me shpresë që profili i plotë i kësaj gruaje të shquar shqiptare do të studiohet dhe hulumtohet nga autorë e ekipe specialistësh në të ardhmen, për arsye se Parashqevi Qiriazi, bashkë me vëllezërit dhe me motrën Sevastinë, paraqesin shiritin e çmueshëm të  memories kombëtare, ku janë ruajtur të gjitha përpjekjet, sakrificat dhe ngjarjet me karakter kombëtar, duke filluar që nga hapja e Mësonjtores së parë për çupa në Korçë, më 23 tetor 1891, pastaj Kongresi i Alfabetit në Manastir (14-22 nëntor 1908) për të vazhduar në rrumbullakimin e përpjekjeve shekullore të shqiptarëve për Pavarësi, në vitin 1912, ku familja Qiriazi, me përpjekje titanike,  ishte një prej flakadanëve kryesor që kësaj ngjarjeje ia hapi udhën në shtigjet e errëta të historisë.
ITSHKSH , në strategjinë e vet hulumtuese – shkencore, ka si objektiv artikulimin dhe afirmimin e atyre vlerave kombëtare, të cilat kanë qenë vendimtare në ngritjen dhe zhvillimin tonë si komb dhe si shoqëri. Pjesë e kësaj strategjie është edhe puna që po prezantojmë sot para jush, kurse në vitet në vijim na presin edhe shumë angazhime, të cilat do të jenë vazhdimësi e një misioni, jo vetëm shkencor, por edhe emancipues.

Uroj të jemi bashkë në projekte e ide që na avancojnë dhe afirmojnë në sytë e botës si komb i qytetëruar, ndërkohë që shërbimin më të madh që mund t’ia bëjmë aktualisht Kosovës është pikërisht kjo që po ndodhë sot në Paris, duke shpalosur flamurin e vlerave në horizontet më të larta të afirmimit ndërkombëtar.

Prishtinë, 17 dhjetor, 2020

(Fjalë e mbajtur në Prishtinë me rastin promovimit të Ditarit të Parshqevi Qiriazit)

 

Next Post
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Për dy jeniçerët e rinj, Kurt(d)i dhe Osmani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Anëtarësimet e reja në BE, Von der Leyen: Ballkani Perëndimor duhet të bëhet pjesë e jona

“Shuplakë” Serbisë dhe Bosnjes, presidentja e KE vizitë në Shqipëri, Kosovë, Mal i zi dhe RMV

September 18, 2026
Lehtësohen procedurat për pronat dhe oborret, trajtim “në bllok” dhe zero kosto për legalizimin e ndërtimeve

Lehtësohen procedurat për pronat dhe oborret, trajtim “në bllok” dhe zero kosto për legalizimin e ndërtimeve

September 18, 2026
84 votat e mazhorancës si sinjal politik për sponsorët e flamingove

84 votat e mazhorancës si sinjal politik për sponsorët e flamingove

September 18, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Ra ky mort e gjyqtarët po mësojnë rrogat e tyre

September 18, 2026
DETAJE / Kardinalit shqiptar Ernest Simoni i vjedhin banesën në Firence

DETAJE / Kardinalit shqiptar Ernest Simoni i vjedhin banesën në Firence

September 18, 2026
Skandal me portretin e heroit kombëtar Çerçiz Topulli në Kalanë e Gjirokastër

Skandal me portretin e heroit kombëtar Çerçiz Topulli në Kalanë e Gjirokastër

September 18, 2026
Tragjike në Itali: Po dërgonte vajzën në shkollë, nëna shqiptare përplaset nga kamioni dhe ndërron jetë!

Tragjike në Itali: Po dërgonte vajzën në shkollë, nëna shqiptare përplaset nga kamioni dhe ndërron jetë!

September 18, 2026
Takimi në Tiranë, ambasadorja e BE-së dhe Ministri i Drejtësisë diskutojnë reformën dhe integrimin

Takimi në Tiranë, ambasadorja e BE-së dhe Ministri i Drejtësisë diskutojnë reformën dhe integrimin

September 18, 2026
Doli dëshmitar në Hagë në mbrojtje të Thaçit, Hill: Nuk ka dhënë asnjë urdhër kriminal, UÇK ushtri e parregullt

Doli dëshmitar në Hagë në mbrojtje të Thaçit, Hill: Nuk ka dhënë asnjë urdhër kriminal, UÇK ushtri e parregullt

September 18, 2026
Rregulla të reja për zhdoganimin e makinave të prodhuara në 10 vitet e fundit: Përfshihet kilometrazhi dhe…

Rregulla të reja për zhdoganimin e makinave të prodhuara në 10 vitet e fundit: Përfshihet kilometrazhi dhe…

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com