Të gjithë menduam se tashmë dimri i la vendin verës, por moti gjatë fundjavës që lamë pas tregoi të kundërtën. Ditët me diell e temperatura të larta i lanë vendin shirave të rrëmbyeshëm thuajse në të gjithë vendin. Po ashtu, temperaturat u ulën me disa gradë.
Sipas parashikimeve, moti i paqëndrueshëm do të jetë edhe në ditët e para të javës, ndërkohë që rreziku i problemeve nga prurjet e mëdha të lumenjeve është prezent. Sipas siniptikanëve zonat ku dendësia e reshjeve do të jetë më e madhe është Shqipëria e mesme.
Deri tani nuk ka pasur probleme nga reshjet, por autoritetet bëjnë thirrje për të pasur kujdes pasi situata mund të rëndohet.
Moti i paqëndrueshëm do ta shoqërojë vendin tonë deri mbrëmjen e së martës, ndërkohë që edhe temperaturat do të vijojnë të jenë më të ulëta se në ditët e fundit.