• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Parashikimi, qeveria shton 647 vende pune në administratë

by A R
10/11/2016 09:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Numri i përgjithshëm i punonjësve të administratës qendrore në organikë vitin e ardhshëm do të jetë 81 617 veta. Kjo shënon një rritje prej 647 të punësuarish krahasuar me vitin në vazhdim, duke qenë se numri i nëpunësve të shtetit sivjet është 80.970 vetë.

Kjo shifër parashikohet në projektligjin për buxhetin e shtetit të vitit 2017, që ka mbërritur dje në Kuvend, ku kanë filluar menjëherë edhe diskutimet në Komisionin e Ekonomisë.

Sipas Buxhetit, numri maksimal i punonjësve për çdo ministri dhe institucion qendror, i dhënë në tabelën që riprodhohet më poshtë në këtë faqe, detajohet nga ministritë dhe institucionet qendrore, në përputhje me strukturat e miratuara për çdo institucion varësie.

Këshilli i Ministrave, nga ana e vet, ka të drejtën të rishpërndajë numrin e punonjësve ndërmjet institucioneve të përmendura në tabelë në rastin e ristrukturimit të institucioneve ekzistuese apo krijimit të institucioneve të reja.

Në tabelë përfshihet edhe një numër punonjësish rezervë, i cili do të përdoret me vendim të Këshillit të Ministrave për krijimin e institucioneve të reja. Këshilli i Ministrave përcakton gjithashtu numrin maksimal të punonjësve me kontratë të përkohshme për çdo ministri dhe institucion qendror.

Për vitin 2017 nuk do të ketë asnjë ndryshim në strukturat organike të njësive të qeverisjes qendrore me efekte financiare shtesë në koston e personelit, të përllogaritur sipas strukturës së miratuar, me përjashtim të institucioneve të reja dhe institucioneve të sistemit të drejtësisë. Ky përcaktim përfshin edhe ato struktura, në të cilat paga për funksion jepet ose është sipas gradës përkatëse, ku çdo rritje në gradë do të bëhet efektive vetëm nëse nuk shoqërohet me efekte financiare shtesë në koston e përllogaritur sipas gradave të miratuara.

Reforma
Ndërkohë, si pasojë e reformës në sistemin e Drejtësisë, parashikohet të ketë edhe punonjës shtesë në aparatet përkatëse. Numri i punonjësve të institucioneve ekzistuese të sistemit të drejtësisë dhe numri rezervë për këtë sistem paraqitet në nënndarjen përkatëse në tabelë. Detajimi i numrit të punonjësve të institucioneve ekzistuese të sistemit, deri në momentin e riorganizimit, detajohet nga vetë institucionet. Rishpërndarja e numrit të punonjësve të institucioneve të sistemit të drejtësisë dhe e numrit rezervë të tyre bëhet nga Ministria e Financave, pas vendimit të Kuvendit.

Nga Fondi Rezervë i Këshillit të MInistrave do të mund të përdoren deri në 500 milionë lekë, për krijimin dhe funksionimin e institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë, sipas vendimit të Kuvendit. Shifër kjo, e barabartë me 3.7 milionë euro.

Pagat
Sikurse është bërë tashmë e njohur, në mars punonjësit e administratës, krahas pensionistëve, do të përfitojnë nga një rritje të ardhurash. Për këtë qëllim, është caktuar një fond vjetor në masën 6 miliardë lekë ose afro 44 milionë euro.

Fondi për rritjen e pagave prej 6 miliardë lekësh do të shpërndahet nga Ministria e Financave mbi bazën e nivelit të pagave që miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Në këtë fond përfshihen efektet financiare për rritjen e pagave në njësitë e qeverisjes qendore, në institucionet e arsimit të lartë, në funksionet e reja transferuar buxhetit vendor nëpërmjet grantit specifik si dhe në fondin e sigurimit të kujdesit shëndetësor./Shqiptarja/a.m.

tabela   tabela     (Organika e Parashikuar për vitin institucionet në vitin 2017 dhe 2016)

Next Post
Babai seks para djalit të mitur, njerka: Ja e vërteta dhe mashtrimet e nënës së fëmijës

Kavajë/ Kreu veprime të turpshme me 10-vjeçaren, prangoset pedofili 69-vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyrtare/ Nagelsmann jep dorëheqjen pas eliminimit të Gjermanisë

Zyrtare/ Nagelsmann jep dorëheqjen pas eliminimit të Gjermanisë

July 3, 2026
“Përdoret flamuri kuq e zi si peshqir”, Balla ndan pamjet nga protesta e djeshme para Kuvendit

“Përdoret flamuri kuq e zi si peshqir”, Balla ndan pamjet nga protesta e djeshme para Kuvendit

July 3, 2026
Disa sugjerime rreth paqartësive lidhur me zgjedhjen e Qeverisë dhe Presidentit të Republikës

Disa sugjerime rreth paqartësive lidhur me zgjedhjen e Qeverisë dhe Presidentit të Republikës

July 3, 2026
Lamallari: Propaganda për regjimin iranian ka pasoja, do të veprojmë ndaj çdo rasti

Lamallari: Propaganda për regjimin iranian ka pasoja, do të veprojmë ndaj çdo rasti

July 3, 2026
“Nëse ta kthejnë vezën mbrapsht, ti ankohesh”, Braçe përballet me protestuesen para Kuvendit

“Nëse ta kthejnë vezën mbrapsht, ti ankohesh”, Braçe përballet me protestuesen para Kuvendit

July 3, 2026
Hoxha: Administrata publike po kalon një transformim të thellë drejt standardeve të BE-së

Hoxha: Administrata publike po kalon një transformim të thellë drejt standardeve të BE-së

July 3, 2026
“Rama-Berisha, dakordësi për ndryshimin e Kushtetutës, duan të mbrojnë interesat e tyre”

Alibeaj: Rama po kërkon të bëjë një kurth, do t’i afiliojë protestën Berishës

July 3, 2026
Propozim spektakolar për martesë në majë të Empire State Building, arrestohet çifti rus

Propozim spektakolar për martesë në majë të Empire State Building, arrestohet çifti rus

July 3, 2026
Të shtëna me armë te mbikalimi i Rinasit, një person i plagosur, detajet e para

Grabitën me armë çiftin gjerman dhe u morën 500 euro, arrestohet 16-vjeçari. Një në kërkim

July 3, 2026
Golat e yjeve në Botëror u kushtojnë miliona kompanive të basteve

Golat e yjeve në Botëror u kushtojnë miliona kompanive të basteve

July 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In