Masat ajrore të qëndrueshme do të mbeten prezent në vendin tonë duke ndikuar mot të kthjellët në pjesën më të madhe të tij. Gjatë orëve të mesditës do të shfaqen herë pas here vranësira të lehta e kalimtare.
Po ashtu edhe orët e pasdites do të mbeten me të njëjtat kushte atmosferike duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ruajnë të njëjtat vlera të tyre konstante si në mëngjes edhe në mesditë. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale 25 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë në det do të gjenerohen dallgë deri në 2 ballë, shkruan noa.
Europa
Kalimi i një sistemi frontal nga oqeani Atlantik drejt ishujve Britanike do të bëjë që vranësirat dhe shirat të jenë dominuese. Po ashtu, me vranësira dhe reshje të dendura dëbore do të paraqitet moti për rajonin e Balltikut si edhe Europën Lindore.
Ndërsa moti i kthjellët, do të mbetet dominues për vendet mesdhetare, gadishullin Iberik si edhe në pjesën më të madhe të Europës qendrore./a.k