• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Parashikimi i INSTAT: Femrat shqiptare do të jetojnë më gjatë se meshkujt

by Java News
04/03/2019 08:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fund të viteve 2030 jetëgjatësia mesatare për burrat shqiptare do të jetë 80 vjeç dhe për gratë 83.5 vite, sipas projeksioneve bazë të INSTAT të publikuara këto ditë.

Në vitin 2017, jetëgjatësia në lindje u llogarit 77,1 vite për burrat dhe 80 vite për gratë. Kjo do të thotë se gratë jetojnë rreth 3 vite më shumë se burrat. Kjo distancë parashikohet të ruhet edhe përgjatë dekadës në vijim.

Projeksionet e jetëgjatësisë morën për bazë indikatorin jetëgjatësinë në lindje. Jetëgjatësia në lindje varet nga gjinia sepse natyralisht gratë kanë gjithmonë jetëgjatësi më të lartë se burrat.

Të tria hipotezat e ISTAT projektojnë rritjen e jetëgjatësisë në lindje, por me ritme të ndryshme sipas varianteve. Jetëgjatësia e burrave paraqitet që tani në nivele të larta (77,4 në vitin 2018) kështu që ritmi i rritjes së saj është projektuar të jetë më i ulët se ai i grave.

Vdekshmëria e ulët

Në hipotezën e vdekshmërisë së ulët, jetëgjatësia në lindje projektohet të arrijë në vitin 2031 afërsisht në nivelet e shfaqura në vitet e fundit, si për gratë ashtu edhe për burrat, nga vendet me jetëgjatësinë më të lartë në Europë si Italia, Greqia, Spanja, Zvicra, etj. Në hipotezën e vdekshmërisë së ulët jetëgjatësia në lindje e burrave mendohet të arrijë në 81,5 vite, ndërsa ajo e grave në 85 vite.

Vdekshmëria e mesme

Në hipotezën e mesme të vdekshmërisë supozohet se jetëgjatësia në lindje e grave do të arrijë në vitin 2031 në 83,5 vite, afërsisht sa mesatarja e Bashkimit Europian. Ritmi i rritjes së këtij treguesi për burrat do të jetë pak më i ulët se ai i grave.

Si rrjedhojë, në vitin 2031 jetëgjatësia në lindje për burrat supozohet të jetë 80 vite. Ky nivel është më i lartë se mesatarja e Bashkimit Europian pasi burrat në Shqipëri paraqesin që tani nivele të larta të jetëgjatësisë në lindje, sidomos në qoftë se krahasohet me rajonin.

Vdekshmëria e lartë

Në hipotezën e vdekshmërisë së lartë, supozohet se jetëgjatësia në lindje do të rritet me ritme shumë të ngadalta për periudhën në vazhdim si për burrat ashtu edhe për gratë. Jetëgjatësia në lindje e burrave parashikohet të rritet nga 77,4 vite në 2018, deri në 78,5 vite në 2031. Pra me 1,1 vite përgjatë periudhës 13-vjeçare 2018 – 2031. Edhe jetëgjatësia në lindje e grave parashikohet të rritet me ritme të ngjashme, nga 80,5 vite në 2018, deri në 82 vite në 2031. Pra me 1,5 vite përgjatë periudhës 13-vjeçare 2018 – 2031.

/a.rada

Next Post
Këngëtarja shqiptare nxjerr zbuluar futbollistin: Më ka ngacmuar…

Këngëtarja shqiptare nxjerr zbuluar futbollistin: Më ka ngacmuar...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK jep pretencën në GJKKO, dënimet që kërkon për Emiljano Shullazin dhe Lulzim Berishën

SPAK jep pretencën në GJKKO, dënimet që kërkon për Emiljano Shullazin dhe Lulzim Berishën

November 9, 2026
pellumb karameta

Sali, me sharje dhe mallkime nuk vjen në pushtet

November 9, 2026
Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

November 9, 2026
Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

November 9, 2026
Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

November 9, 2026
Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

November 9, 2026
Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In