• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Parashikimi i horoskopit, ja sa zgjat një lidhje dashurie për secilën shenjë

by A R
04/06/2017 12:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dashi

Dashi dashurohet shpejt dhe fort, madje merr edhe vendime të hershme në lidhje me përkushtimin, ndërsa më pas luftojnë me ato vendime dhe ikin nga ato, gjë që nganjëherë zgjat për muaj të tërë. Nëse nuk ia dalin që ta ngjallin pasionin, atëherë më së shpeshti kërkojnë dashuri të re.

Demi

Demi është besnik si qeni dhe atë jo në kuptimin e keq. Kur njoftohet me një person, lidhet dhe më së shpeshti qëndrojnë me të deri në fund të jetës, përkatësisht derisa të funksionojë jeta seksuale. Nëse avullohet pasioni ose nëse thjesht zhduket interesimi për seks, do ta kërkojë eksitimin në një vend tjetër.

Binjakët

Përkundër klisheve binjakët janë besnikë dhe kurrë nuk largohen nga personi, por preferojnë që ta testojnë për të parë se sa xhelozi mund të shkaktojnë. Në fakt, ata, madje, do ta mundojnë personin me të cilin janë në lidhje duke flirtuar me shumë persona. Vetëm për atë arsye shpesh mbeten vetëm. Flirtoni me të tjerët për ta mbajtur në lidhje përgjithmonë.

Gaforrja

Kjo shenjë preferon që t’i dorëzohet një personi dhe të përfundojë me të. Nuk i pëlqen zhurma, lojërat dhe problemet që sjellin dyshimet dhe pasiguria. Megjithatë, mund të jetë shumë xheloze dhe e pasigurt, gjë që shpesh largon njerëzit me të cilët janë në lidhje. Nëse martoheni me një gaforre, martesa është e përjetshme.

Luani

Luani është goxha i kujdesshëm para se të bjerë në dashuri. Mund të kalojnë javë para se të lulëzojë dashuria, sepse kjo shenjë adhuron lojërat, joshjen. Kur bien në dashuri, më së shpeshti janë plot me pasion dhe të përkushtuar, por vetëm për një vit ose dy. Njerëzit e kësaj shenje nuk kanë shumë lidhje që zgjasin më shumë se një vit.

Virgjëresha

Kjo shenjë kokëfortë dhe praktike preferon joshje të shkurtër me pak seks. Në fakt, bëhet fjalë për shenjën e cila do të vendosë për heqje dorë nga seksi deri në martesë. Ka gjasa që edhe pas martesës ta shmangë seksin. Femrat e kësaj shenje do të bëhen kinse nuk e vërejnë mashtrimin e partnerit. Derisa në lojë janë përfitimet materiale, lidhja me virgjëreshën do të zgjasë shumë.

Peshorja

Peshoret janë shumë besnike. Më së shpeshti kanë lidhje të gjata sepse në lidhje, para së gjithash, janë miq të vërtetë. Megjithatë, nëse ftohen, pasiguria dhe pabesia mund t’i shkatërrojnë lidhjet e tyre. Lidhja me peshoren zgjat derisa mbahet e interesuar në shtrat dhe derisa i kushtohet shumë kujdes.

Akrepi

Njerëzit e lindur në shenjën e akrepit janë në mesin e shenjave më besnike në zodiak. Ata janë edhe shumë tërheqës dhe karizmatikë, ndërsa partnerët e tyre duhet të luftojnë me konkurrencën e përditshme. Një gjë e tillë krijon pasiguri, për shkak të së cilës lidhjet përfundojnë pas 1-2 vjetëve.

Akrepi

Kjo është një shenjë e pasigurt që ka probleme me përkushtimin ndaj një personi. Kur gjenden për një kohë të gjatë në një vend ose në një lidhje të njëjtë, bëhen të shqetësuar. Nëse dëshironi që lidhja juaj të zgjatë më shumë duhet t’u ofroni liri. Ka gjasa të përjetoni edhe mashtrim të përkohshëm.

Bricjapi

Bricjapi është një shenjë tradicionale që pret martesë tradicionale të përcjellë nga një fazë afatgjatë e joshjes dhe seksit jo të tepërt para martesës. Kjo shenjë gjithashtu pret besnikëri të plotë, e kur një gjë e tillë ndodh, mbetet me partnerin për një kohë të gjatë. Mashtrimi për pjesëtarët e kësaj shenje do të thotë ndarje.

Ujori

Bëhet fjalë për një shenjë të paqetë që e ka problem të qëndrojë me dikë më gjatë se dy ditë. Gjithashtu nuk janë shumë seksualë. Mund t’u ndodhë që një person t’i bëjë për vete, por e humbin shpejt interesimin. Gjasat më të mëdha që të kaloni kohë më të gjatë është që ta stimuloni intelektin e tyre.

Peshqit

Peshqit janë në mesin e shenjave më besnike dhe më të përkushtuara të zodiakut. Ata preferojnë lidhje që zgjasin tërë jetën. Edhe pse bëhet fjalë për shenjë shumë morale, janë të prirë edhe që të mashtrojnë, por një gjë të tillë nuk e pranojnë asnjëherë para partnerit. Zakonisht martohen me personin me të cilin fillojnë lidhjen në rininë e hershme.

Next Post
Mali i Zi u ndalon hyrjen plot 149 rusëve dhe ukrainasve

Mali i Zi u ndalon hyrjen plot 149 rusëve dhe ukrainasve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KLGJ merr vendimin, rrëzohen kërkesat e ish-anëtarëve të Vettingut për t’u bërë gjyqtarë të Apelit

Vijon përplasja për pagat/ KLGJ letër Ministrisë së Financave: Ekzekutoni rrogat e gushtit për gjyqtarët, zbatoni vendimin e Kushtetueses

September 3, 2026
Propozimet për shkarkimin e Salës dhe emërimin e Spahiut si ministre e Shëndetësisë mbërrijnë në Presidencë! Pritet dekreti i Begajt

Propozimet për shkarkimin e Salës dhe emërimin e Spahiut si ministre e Shëndetësisë mbërrijnë në Presidencë! Pritet dekreti i Begajt

September 3, 2026
“Shqipëria është gati”- Ministri Hoxha takohet me Komisioneren Kos në Dublin: Të vendosur për të ruajtur ritmin e negociatave të anëtarësimit në BE

“Shqipëria është gati”- Ministri Hoxha takohet me Komisioneren Kos në Dublin: Të vendosur për të ruajtur ritmin e negociatave të anëtarësimit në BE

September 3, 2026
Maduro dhe gruaja e tij kërkojnë rrëzimin e akuzave për trafik droge: Kemi imunitet!

Maduro dhe gruaja e tij kërkojnë rrëzimin e akuzave për trafik droge: Kemi imunitet!

September 3, 2026
Skandali s*eksual dhe pornografi me te mitur, lojtarët e akademisë së Real Madridit dënohen me nga një vit burg!

Skandali s*eksual dhe pornografi me te mitur, lojtarët e akademisë së Real Madridit dënohen me nga një vit burg!

September 3, 2026
Tirana në ngërçin e Veliajt, Kume: Ligji u shkel nga palët, shkarkimi tani nuk do ta zgjidhte krizën e kryeqytetit!

Tirana në ngërçin e Veliajt, Kume: Ligji u shkel nga palët, shkarkimi tani nuk do ta zgjidhte krizën e kryeqytetit!

September 3, 2026
Flakët të mëdha pushtojnë Kalivaçin, era favorizon zjarrin, rrezikohet edhe zona e banuar!

Flakët të mëdha pushtojnë Kalivaçin, era favorizon zjarrin, rrezikohet edhe zona e banuar!

September 3, 2026
Tjetër tragjedi në Itali, babai vret gruan dhe djalin 14-vjeçar para se të flijohej: Ciao kampion i vogël!

Tjetër tragjedi në Itali, babai vret gruan dhe djalin 14-vjeçar para se të flijohej: Ciao kampion i vogël!

September 3, 2026
Veliaj mori drejtimin e Bashkisë nga qelia, nis pastrimi i Tiranës! Ndërhyrje në Bregun e Lumit dhe Urën e Kamzës (VIDEO)

Veliaj mori drejtimin e Bashkisë nga qelia, nis pastrimi i Tiranës! Ndërhyrje në Bregun e Lumit dhe Urën e Kamzës (VIDEO)

September 3, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Qeveria dhe protesta-dy rituale, por pak shpresë

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com