• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paraqitja në SPAK / “Zëri i Amerikës”: Ilir Meta akuzohet se mori para nga CEZ dhe DIA

by A R
22/02/2023 21:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u thirr sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për të dhënë shpjegime lidhur me çështjen e vjetër të marrëveshjes mes kompanisë çeke CEZ e cila bleu në vitin 2009 kompaninë shqiptare të shpërndarjes së energjisë, dhe shoqërisë DIA, për mbledhjen e borxheve. Zoti Meta është gjendur shpesh në të kaluarën, nën akuza publike për lidhjet e tij me administratorin e DIA-s, Kastriot Ismailaj, i cili u dënua me burg në vitin 2017. Ashtu si dhe më parë, edhe sot ai hodhi poshtë çdo pretendim për implikimin e tij në këtë çështje, duke folur për veprime me sfond politik nga ana e Prokurorisë së Posaçme.

Prokuroria e Posaçme rihapi në vitin 2019, çështjen CEZ-DIA, pas një denoncimi të juristit të Operatorit të Shpërndarjes Romeo Kara, si dhe pas disa shkrimeve mediatike. Ish presidenti Meta, u thirr sot pikërisht rreth kësaj çështjeje. Emri i tij është lakuar shpesh në të kaluarën për lidhjet e tij me administratorin e DIA-s, veçanërisht në vitin 2015, kur ky rast u bë pjesë e debatit publik dhe politik.

Ish ministri i Ekonomisë, i ndjeri Dritan Prifti e akuzoi atëherë zotin Meta se kishte ndikuar drejtprëdrejtë që Ismailaj të përfitonte kontratën për mbledhjen e borxheve të CEZ-it. Një përgjim i Prokurorisë, e cila po hetonte Ismailajn që në vitin 2008, zbulonte një komunikim telefonik përmes sms-ve, që sipas dokumentit të publikuar nga gazetari Artan Hoxha, ngrinte dyshime për marrëdhënie parash mes zoti Meta dhe Ismailajt.

Një shkrim i botuar po në atë kohë nga BIRN, citonte dokumentat e studios ligjore që mbronte interest e shtetit shqiptar në arbitrazhin me DIA-n, sipas të cilave “një pjesë e parave që kishin qarkulluar mes CEZ-it dhe DIA-s, kishin shkuar për të paguar politikanë shqiptarë, përfshirë dhe një ish- kryeministër të akuzuar më parë për korrupsion dhe një ish zyrtar të ERE-s”. Shkrimi identifikonte zotin Meta si politikanin e përshkruar në dokumenta. Por më pas vetë studio ligjore saktësoi se emri i zotit Meta nuk ishte përmendur në asnjë rast.

Në tetor të vitit 2015, ndërsa Partia Demokratike kërkonte me këmbëngulje dorëheqjen e tij si kryetar i parlamentit, zoti Meta mohoi publikisht të kishte kërkuar favore nga Ismailaj. “Kastriot Ismailaj nuk më ka kërkuar asnjë favor dhe nuk i kam bërë asnjë favor. Kjo duhet të jetë shumë e qartë për ju dhe për këdo tjetër”, deklaroi zoti Meta në 1 tetor të vitit 2015, duke iu drejtuar opozitës.

Edhe sot, në dalje pas 3 orësh qëndrim në Prokurorinë e Posaçme zoti Meta tha se ai nuk kishte asnjë lidhje si me çështjen e CEZ-it si me marrëveshjen e kompanisë çeke me DIA-n: “Ilir Meta nuk ka asnjë lidhje me procesin e privatizimit të CEZ-it, sepse ka qenë në opozitë në atë kohë. Ilir Meta, nuk ka asnjë lidhje me marrëveshjen CEZ-DIA, sepse kjo ishte një çështje, jo vetëm e CEZ-it, por kjo marrëveshje është bërë në kohën që Ilir Meta nuk ishte ministër i Ekonomisë dhe nuk kishte asnjë lloj raporti as me CEZ-in dhe askënd tjetër”.
Keep Watching
Family of Malcolm X Sues US Government Agencies for Wrongful Death
00:00/01:31

Nuk dihet çfarë elementësh të rinj ka prokuroria e Posaçme lidhur me këtë çështje tashmë të gjykuar, e për të cilën në vitin 2017 Ismailaj u dënua me 11 vite burgim. Por sipas zoti Meta, ajo ka një sfond të qartë politik dhe shtysë nga qeveria. “Ju e dini kush i ka dhënë udhëzimet që të thirret Ilir Meta te SPAK-u. Janë dhënë nga kongresi I partisë, por nuk pengoj askënd të marrë udhëzime nga partia. Por unë jam ai që e kanë njohur dhe e njohin gjithnjë qytetarët shqiptarë, i hapur e transparent. Mezi presim që për ato firmat fët e fët, që vazhdojnë dhe tani të vidhen miliona euro te inceneratori, te Landfilli i Sharrës, të ketë akte e veprime konkrete”, u shpreh ai.

Zoti Meta deklaroi se po harxhohet kohë me një cështje të mbyllur, ndërkohë që sipas tij, dosjet me denoncimet për korrupsion të qeveritarëve atualë janë bërë mal në Prokurorinë e Posaçme.

VOA /a.r

Next Post
Biden takohet me krerët e krahut lindor të NATO-s: Jeni vija e parë e mbrojtjes kolektive

Biden takohet me krerët e krahut lindor të NATO-s: Jeni vija e parë e mbrojtjes kolektive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 10 të vdekur

Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 10 të vdekur

April 6, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

“Përmes rrënjëve lartësohemi”! Tirana mirëpret Samitin e Diasporës, agjenda dhe pjesëmarrësit “VIP”

April 6, 2026
Një 30-vjeçar thyen xhamat e një qendre tregtare në Vlorë, Policia në kërkim

Një 30-vjeçar thyen xhamat e një qendre tregtare në Vlorë, Policia në kërkim

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Zgjedhjet në Hungari, ja pse Bashkimi Evropian po mban frymën për fatin politik të Viktor Orbán

Zgjedhjet në Hungari, ja pse Bashkimi Evropian po mban frymën për fatin politik të Viktor Orbán

April 6, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Cektësia e padurueshme me të cilën trajtohen protestat e studentëve shqiptarë në Shkup

April 6, 2026
Jeffrey Sachs: Vetëm India, Kina dhe Rusia mund ta ndalin luftën ndaj Iranit

Jeffrey Sachs: Vetëm India, Kina dhe Rusia mund ta ndalin luftën ndaj Iranit

April 6, 2026
“E mbushi PD-në me agjentë të Sigurimit”, avokati: Berisha është tradhtar!

“E mbushi PD-në me agjentë të Sigurimit”, avokati: Berisha është tradhtar!

April 6, 2026
Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standardeve të reja evropiane për cilësinë e ajrit

Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standardeve të reja evropiane për cilësinë e ajrit

April 6, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Për kë duhet të votojnë shqiptarët?

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In