• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paraqitja në SPAK, zbulohet çfarë shkroi Berisha te procesverbali i detyrimit

by B K
06/01/2025 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha akuzoi Altin Dumanin se po bashkëpunon me socialistët dhe krimin, për t’i mbyllur gojën opozitës para zgjedhjeve të 11 majit.

Këtë mendim të tij, Berisha e shkroi edhe në dokumentin e plotësuar të hënën paradite në Gjykatën e Posaçme, në zbatim të masës së sigurisë së miratuar ndaj tij, “detyrim paraqitje”.

“Ky është një akt i turpshëm politik me të cilin prokuroria në kundërshtim me kushtetutën kërkon të më ndalohet fjala e lirë, dhe një gjykatës kukull i Partisë vendosi sipas kërkesës së tyre. Unë kam denoncuar dhe do denoncoj bashkëpunimin e Dumanit e kompani me krimin si një organizatë kriminale”, shkroi Berisha me shkrim dore në procesverbalin e nënshkruar prej tij.

Në vizitën e detyruar në SPAK, Berisha u shoqërua nga disa dhjetëra mbështetës të cilët brohorisnin teksa ai futej brenda godinës dhe kur doli prej saj. Pasi plotësoi procesverbalin, veprim që duhet ta bëjë dy herë në muaj, Berisha nuk i kurseu akuzat ndaj SPAK dhe socialistëve.

“Siç e dini organizata kriminale SKAP kërkoi nga gjykatësi kukull që Sali Berishës t’i rikthehet arresti në shtëpi, për shkak se jo se prish provat, jo se kanë asnjë fakt, por sepse ka sulmuar gjykatësit e prokurorët. Ky është një moment kritik, kur këta kriminelë që flenë mbi dosje duan të bëhen xhelatë të fjalës së lirë. Unë do t’i sulmoj ata që bashkëpunojnë me krimin. Unë do të faktoj sesi Dumani fle mbi dosje krimi. Altin Dumani është kryekriminel elektoral sepse ka mbyllur të gjitha dosjet e krimeve elektorale. Unë gjeta McGonigal që po i bënte kurs Dumanit. Dhe ai i thoshte në këtë mënyrë duhet të veprosh. Gjeta Lali vjedhësin që po rrihej me kolegët. Thërrisni Ajolën, por jo Lindën. Gjeta Ulusiun, po zihej me Dumanin për çantën Louis Vuiton. Pasi Ulusiu pasi ka marrë një sasi parash kërkon një çantë të shtrenjtë. Aty i gjeta këto. Unë gjeta raftet me 130 milionë euro të djegësit të Tiranës që po i ndanin me njëri-tjetrin. Gjeta paratë e sterilizimit që kishin arritur aty. Do të jap dokumente se këta janë një organizatë kriminale”, tha Berisha.

Ai shtoi se masa e sigurisë do ta ndihmojë të shtojë mbështetjen e qytetarëve, sipas tij, ashtu siç ndodhi me Donald Trump në SHBA. “Kjo masë sigurie do të më shtojë shumë vota. Këtë qëndrim mbajtën sorosianët ndaj Donald Trump, por kombi vendosi. Nëse një prokuror merr dosjen e krimit dhe bën gjithçka për ta mbyllur atë, ai bashkëpunon me të. Në dosjen Toyota Yaris, ndodhi akti më i shëmtuar.

Ne i kemi denoncuar këta për shpifje, manipulime dhe falsifikime në Prokurorinë e Tiranës, por pa bërë asnjë njoftim, u dërguan në SPAK, por çështja e mbyll dhe këtë ne do ta çojmë në gjykatë, do t’i ndjekim të gjitha instancat. Aty ku nuk funksionon drejtësia ka një prokurori publike. Rama tha se i ka përdorur EncroChat. Janë të identifikuara 73 aparate në Këshillin e Ministrave. Falënderoj SKAP-in që më dha mundësinë të fillojë publikimin e dokumenteve te dera e tij”, u shpreh Berisha.

Next Post
Eksploziv makinës në Burrel, policia ndërhyn për të bërë shpërthimin e komanduar, kush ishte shënjestra

Eksploziv makinës në Burrel, policia ndërhyn për të bërë shpërthimin e komanduar, kush ishte shënjestra

Comments 1

  1. Leka says:
    2 years ago

    Etiketimi i Dumanit krye kriminel eshte fjale boshe prandaj vaxhdo politiken se fjalen e lire e ke pasur dhe e ke , bile shteti te ka toleruar shume me shpifjet e tua per cdo kundershtar ne keto 34 vjet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush është Jon Ossoff, “Obama i ri” i demokratëve? Fitorja e thellë në Xhorxhia e ngjit 39-vjeçarin në majat e politikës amerikane

Kush është Jon Ossoff, “Obama i ri” i demokratëve? Fitorja e thellë në Xhorxhia e ngjit 39-vjeçarin në majat e politikës amerikane

November 4, 2026
Vlorë/ Tre në pranga brenda 24 orëve, njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje në Itali

Vlorë/ Tre në pranga brenda 24 orëve, njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje në Itali

November 4, 2026
Trump përballë Demokratëve, shumica në Kongres mund të fillojë hetime për disa çështje

Trump përballë Demokratëve, shumica në Kongres mund të fillojë hetime për disa çështje

November 4, 2026
Herët e para historike në SHBA! Nga myslimanët e parë, te homoseksualët, indigjenët dhe me ngjyrë

Herët e para historike në SHBA! Nga myslimanët e parë, te homoseksualët, indigjenët dhe me ngjyrë

November 4, 2026
Dy vëllezër në pranga pas sherrit në Korçë, dy të plagosur

Shiste drogë pranë shkollave në Lezhë, arrestohet 18-vjeçari, sekuestrohen 83 doza kanabisi

November 4, 2026
“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

November 4, 2026
Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

November 4, 2026
Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

November 4, 2026
Në kërkim për ‘trafikim njerëzish’, prangoset në Durrës pronari i ‘Strip Club Shqiponja’

Arrestohet në Vlorë i dënuari me 20 vite burg në Itali për vrasje, pritet ekstradimi

November 4, 2026
Marta Kos prezanton më 4 nëntor Paketën e Zgjerimit 2026! Në fokus progresi i vendeve kandidate për në BE, mes tyre edhe Shqipëria

Zbulohet propozimi i Marta Kos, kur do t’i mbyllë Shqipëria negociatat me BE

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In