• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paranoja për kufijtë

by Java News
28/08/2020 12:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

Pak interes kam pasur për debatet, të hershme apo të reja qofshin, mbi çështjet e marrëveshjeve dypalëshe për ndarjen e hapësirave kufitare, të detit a të tokës. Së pari, sepse besoj se për to duhet të shprehen ekspertët e jo çdokush që i bie rruga në ndonjë studio televizive, apo ca më keq, kur komentet e cilitdo shkojnë për iso të deklaratave të politikanëve të palës për të cilët bëjnë tifo partiake. Në shumicën e rasteve, debatet mbi këto ccështje, nëpër studio apo portale anësore, janë thjesht shterpë, të padobishme e deri në sharlatanizëm.

Dhe sharlatanë të tillë politikë rriten fatkeqësisht me shumicë në çdo anë kufiri të hapësirës ballkanike. Duket se gadishulli që ka prodhuar me tepri histori në mijëvjeçarë, është edhe truall produktiv për sharlatanë që deformojnë çdo gjë e që rritjen e valencës së tyre politike e mbështesin mbi bazën e antagonizmit me tjetrin. Bazë kjo për tensione të panevojshme dhe deri në luftëra, në emër të kauzave të shpikura. Gjithsesi, nuk duhet shumë që atmosfera të ndizet si me shkrepëse e në opininon publik të shpalosen një sërë tezash si tullumbace në erë me mbishkrime tradhti e shitje deti. E në këto kushte ekspertët heshtin. Për më tepër kur askush nuk u kërkon mendim e as që duan t’ia dinë për mendimin e tyre. Sepse nuk po kërkohet sqarim, apo të dihet e vërteta. Shashkat thjesht janë hedhur për tymnajë, nga ku mund të përfitohet politikisht.

Deklarata e kryeministrit grek për shtrirjen e të drejtës së 12 miljeve në hapësirën detare, çuditërisht ngriti alarm fals për ata që e dinë e që janë pjesë e politikës, (qoftë të mazhorancës e qoftë për opozitën). Kjo sepse u zhurmua të ketë alarm. Shqipëria nuk ka arritur marrëveshje me Greqinë për hapësirën detare midis tyre. E në këtë kontekst, e drejta për këtë hapësirë nuk mund të jetë e njëanshme, por mbi bazë marrëveshjesh ku madje respektohet dhe e drejta e palëve të treta (të cilat mund të bëjnë ankimimin në institucionet e OKB-së, nëse u shkelet e drejta e tyre nga marrëveshja e dy palëve). Nga ana tjetër, hapësira detare midis Shqipërisë dhe Greqisë është shumë më pak se 12 miljet e pretenduara. Madje, ajo në disa vende ngushtohet nga 6 deri 3 milje detare.

Nëse do të ecnim me këtë frikë të marrë e të marrim për bazë hapësirën e 12 miljeve, atëherë kufiri detar midis dy vendeve do të ishte linja nga Vranishti në Delvinë, në brendësi të tokës së Republikës së Shqipërisë. Ndaj të mendosh në këtë rast se u shit apo e morën, është absurditet. Hapësira prej 12 miljesh detare kërkohet të zbatohet në ato raste kur hapësira e fqinjit përballë e lejon këtë gjë. Shqipëria e ushtron këtë të drejtë të saj në detin Adriatik, pasi hapësira përballë me Italinë e lejon këtë gjë, si dhe ka marrëveshje të kufirit detar midis dy vendeve. Greqia e ushtron këtë të drejtë të saj në detin Jon, (por jo përkundrejt brigjeve shqiptare), por kundrejt brigjeve italiane, pasi hapësira përballë me Italinë e lejon këtë gjë, si dhe ka marrëveshje të kufirit detar midis dy vendeve. Një vit më parë, qeveria e Maltës njoftoi institucionet përkatëse të OKB-së se ajo kish marrë vendim që hapësirën e saj detare ta zgjerojë nga 12 milje në 16 milje. Kjo bëhej me arsyetimin e mbrojtjes së ekosistemit detar. Në këtë rast largësia e saj nga shtetet përreth ia lejon këtë pretendim për hapësirën e sovranitetit detar. Pra, aty ku është e mundur, çështje të tilla kalojnë pa ndonjë problem apo kokëçarje.

Por ne jemi në Ballkan e këtu konsumohet konspiracion nën avujt e nacionalizmit. Nejse, shtyrje kohe është kur s’ke çfarë bën. Sidoqoftë, janë llafologji të lodhshme për kë është i painfektuar. Ca më tepër kur avujt e etheve të brendshme përzihen me tifozllëkun e ndeshjes që po ndodh në Mesdheun Lindor e ku po përplasin brirët Turqia me Greqinë. Kur kjo përpjasje po zhvillohet pikërisht mbi të drejtën e sovranitetit në kufijtë detarë, për sipërfaqe që veçse tani u bënë të rëndësishme pas zbulimit të gazit natyror, (dhe jo më parë), është e rëndësishme që tema e marrëveshjes ose jo për kufijtë tanë detarë të mos lidhet me çka ndodh diku tjetër.

Natyrisht, Greqia e dëshiron këtë marrëveshje si argument dhe kontrapunkt për të drejtën e saj detare në debatin me Turqinë për zonën në fjalë. Jo më kot pritet të mbërrijë së shpejti në Tiranë ministri i Jashtëm grek. Ashtu si edhe Turqisë nuk do t’i interesojë aspak një marrëveshje në këtë kohë e Tiranës me Athinën. Në këtë rast Shqipëria dhe autoritetet e asaj mund të bëjnë ç’të duan: mund të bëjnë marrëveshje, mund ta zvarrisin apo dhe të hedhin poshtë çdo gjë. Por, gjithsesi, në interesin e vendit dhe pa e lidhur çfarëdo lloj vendimi me interesa të aktorëve të tjerë rajonalë. Por nuk do të ishte mirë për vendin që edhe një herë Shqipëria të përflitej se marrëveshjet apo prishjet e tyre i bën në interes të të tjerëve. /Fjala.al

Next Post
Caktohet kalendari për Kategorinë Superiore/ Java e parë duel titulli, ja kur do të luhet derbi Tirana-Partizani

Caktohet kalendari për Kategorinë Superiore/ Java e parë duel titulli, ja kur do të luhet derbi Tirana-Partizani

Comments 1

  1. ppa says:
    6 years ago

    Me nje here pas lajmit, ne nje studio TV, nje gazetar, pergjithesisht me emer te mire, F.Dervishi, mori persiper te bej nje analize per ceshtjen ; ishte per faqe te zeze, aq sa edhe vete, perballe gazetares qe e kishte ftuar, kundershtoi veten ne me shume se tri kater raste.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacion në Greqi, kapen rreth 19 kg marijuanë në kufi! Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar

Operacion në Greqi, kapen rreth 19 kg marijuanë në kufi! Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar

November 11, 2026
pellumb karameta

Protesta kundërshton pushtetin, a mund ta zëvendësojë?

November 11, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Erion Veliaj, kundërshtar i pushtetit, por i burgosur i shtetit

November 11, 2026
Projektbuxheti 10 mld euro dhe mbështetja sociale, zv/kryeministrja Koçiu tregon prioritetet! Nga pensionet te investimet dhe rritja ekonomike

Projektbuxheti 10 mld euro dhe mbështetja sociale, zv/kryeministrja Koçiu tregon prioritetet! Nga pensionet te investimet dhe rritja ekonomike

November 11, 2026
Raportet me Trump, Infantino duhet të japë llogari përpara Kongresit amerikan

Raportet me Trump, Infantino duhet të japë llogari përpara Kongresit amerikan

November 11, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

Përplasje mes degëve të pushtetit, Shtëpia e Bardhë i cilëson “kriminale” hetimet e planifikuara nga demokratët

November 11, 2026
Arrestimet në Serbi, mediat: Biznesmeni serb me ndikim në veri të Kosovës, Zvonko Veselinoviçi, largohet drejt Turqisë

Arrestimet në Serbi, mediat: Biznesmeni serb me ndikim në veri të Kosovës, Zvonko Veselinoviçi, largohet drejt Turqisë

November 11, 2026
Projekt-buxheti 2027, Komisioni për Kulturën shqyrton fondet për Institutin e Studimeve të Krimeve të Komunizmit

Projekt-buxheti 2027, Komisioni për Kulturën shqyrton fondet për Institutin e Studimeve të Krimeve të Komunizmit

November 11, 2026
Emergjencat Civile, masa për përballimin e dimrit, në fokus parandalimi i përmbytjeve në ultësirën e Shkodrës!

Emergjencat Civile, masa për përballimin e dimrit, në fokus parandalimi i përmbytjeve në ultësirën e Shkodrës!

November 11, 2026
Francë/ Sporti në zi, futbollisti 22-vjeçar vdes në fushë, zbulohet shkaku i dyshuar!

Francë/ Sporti në zi, futbollisti 22-vjeçar vdes në fushë, zbulohet shkaku i dyshuar!

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In