• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Paranoja e regjimit, ftonte kosovarë për festa dhe ia linte nën vëzhgim Sigurimit

by A R
01/12/2015 08:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria komuniste ftonte delegacione shqiptarësh nga diaspora, Kosova, Mali i Zi e Maqedonia në rastet e festave kombëtare e megjithatë i përgjonte rreptësisht nga afër. Gazeta Shqiptare ka botuar sot një speciale lidhur me praktikat e Sigurimit të Shtetit në lidhje me këto raste. Edhe pse delegacionet e vëllezërve shqiptarë vinin plot bujë, ata nuk mbeteshin jashtë vëzhgimit të syrit të Sigurimit.

Secilit i studiohej biografia deri në detaje, nga Drejtoria I e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Rasti më konkret i të gjitha këtyre procedurave të vëzhgimit dhe survejimit nga ana e Sigurimit të Shtetit ndaj pjesëtarëve të një delegacioni patriotësh të shqiptarëve të Kosovës është ai i 29 Nëntorit të vitit 1969, me rastin e 25-vjetorit të Çlirimit, ndaj delegacionit të kryesuar nga Rexhep Duraku, babai i Heroit të Popullit Emin Duraku.

Në relacionin sekret të zv/ministrit të Brendshëm, Rexhep Kolli, paraqiten me imtësi biografitë e të gjithë pjesëtarëve të delegacionit të patriotëve shqiptarë të Kosovës dhe veçanërisht të të gjithë familjes Duraku, e cila, edhe pse mbante mbiemrin e një prej heronjve kryesorë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Emin Duraku, do të vëzhgohej dhe përpunohej biografikisht.

Vetë Ramiz Alia, Sekretar i Komitetit Qendror të PPSH, do të vihej në dijeni rreth kësaj vizite të delegacionit të patriotëve kosovarë, pikërisht nga ky dokument sekret i Drejtorisë I të MPB-së, në të cilin disa nga pjesëtarët e këtij delegacioni do të cilësoheshin me të kaluar të paqartë dhe, për më tepër, një prej tyre, Ali Curri (kushëri i largët i Bajram Currit), dyshohej se ishte agjent i UDB-së, dhe se kishte ardhur “vetvetiu dhe i paftuar” në këtë delegacion. Këto procedura të survejimeve dhe përpunimeve agjenturore ndaj pjesëtarëve të delegacioneve të ndryshme dhe veçanërisht atyre të shqiptarëve të Kosovës e diasporës, nga ana e MPB-së dhe Sigurimit të Shtetit asokohe do të ishin shumë të shpeshta dhe tejet “normale”, duke marrë parasysh natyrën tejet mosbesuese dhe agresive të regjimit komunist të Enver Hoxhës ndaj grupeve të ndryshme, duke i cilësuar shpeshherë ata si agjentë të shërbimeve të huaja.

Gazeta Shqiptare

Next Post

Fiks Fare zbulon: Mësuesit e profesionales në Berat nuk paguhen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritja e kapaciteteve për arsimin profesional, Rama: Të krijojmë kushte të shkëlqyera për studentët

Çfarë do të ndodhë të shtunën në Lalëz? Rama thërret Asamblenë! Detaje nga takimi i socialistëve

March 20, 2026
Begaj uron Fitër Bajramin nga xhamia e Golemit, mesazh për besimtarët myslimanë

Begaj uron Fitër Bajramin nga xhamia e Golemit, mesazh për besimtarët myslimanë

March 20, 2026

120 mijë për Bajramin. Sa për Berishën?

March 20, 2026
“U luftua korrupsioni!”/ Shqipëria përzgjidhet për partneritet me Korporatën Sfida e Mijëvjeçarit, marrëveshja synon rritjen ekonomike

“Fitër Bajrami”, Ambasada Amerikane: Festë të bekuar të gjithë besimtarëve shqiptarë

March 20, 2026
“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

March 20, 2026
Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

March 20, 2026
Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

March 20, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 21 Mars 2026

March 20, 2026
I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

Përplasi qëllimisht me makinë çiftin në Fier, arrestohet pas 1 muaji 29-vjeçari

March 20, 2026
“Konflikti vdekjeprurës mund të dalë nga kontrolli”, OKB i bën thirrje Iranit për përmbajtje maksimale dhe kthim te diplomacia

OKB: ‘Baza të arsyeshme’ për krime lufte në përplasjen SHBA-Izrael me Iranin

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In