• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Me ndëshkueshmërinë apo pandëshkueshmërinë, një zgjedhje me votë

by Preç Zogaj
21/12/2024 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Preç Zogaj

Një zgjedhje për të cilën qytetarët shqiptarë do të shprehen me votë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit të vitit të ardhshëm është kjo: me ndëshkueshmërinë e re apo me pandëshkueshmërinë e vjetër. ​

Ndëshkueshmërinë në sferat e larta të korrupsionit dhe krimit të organizuar po e normalizojnë ditë pas dite SPAK dhe GJKKO.

Pandëshkueshmërinë, gangrenën e tranzicionit, po përpiqen ta kthejnë siç ka qenë aktorët e kastës politike plurale solidare që e kanë krijuar. Natyrisht edhe bota e krimit në përgjithësi.

Kjo është arena, këto janë skajet e litarit.
Populli nga do t’ja mbajë, nga do të tërheqë?

Në fakt kjo “enigmë” merr përgjigje në kohë reale nga sondazhet periodike të mediave dhe agjensive të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Që fotografojnë pa dallim mbështetjen masive popullore ndaj SPAK-ut në veçanti dhe drejtësisë së re në përgjithësi.

Por sondazhet dhe zgjedhjet nuk janë e njëjta gjë. Sondazhet mbështeten mbi një kampion të kufizuar votuesish. Zgjedhjet janë popullore. Sondazhet masin mbështetjen për një çështje të caktuar. Zgjedhjet për një shumësi temash. Sondazhet janë orientuese. Zgjedhjet vulosin.
Ato të 11 majit do të vulosin edhe për fatin e drejtësisë së re, për këtë realitet të ri që ngërthen përpjekjen më të madhe në gjithë historinë e shtetit të ri shqiptar për të vendosur, “askush mbi ligjin”, në gjithë piramidën politike-shoqërore të vendit.

Zgjedhja popullore “me ndëshkueshmërinë e re apo me pandëshkueshmërinë e vjetër “ nuk do të merrte trajtën e një sfide sikur PS dhe PD do t’i jepnin një mbështetje parimore pa ekuivoke hetimit. Duke ua lënë avoketëve dhe vetë të akuzuarve nga sferat e tyre të larta mbrojtjen në gjykatë ndaj akuzave individuale. E gjithë kjo edhe me reflektimin se për faj të tyre kriza e stërzgjatur e drejtësisë sonë ka qenë pikësëpari kriza e akuzës, pa të cilën gjykata s’ka çfarë bën.

Në të vërtetë, faktet tregojnë se, pavarësisht aparencës, betejën kryesore këto dy parti e kanë më pak me njëra-tjetrën dhe më shumë me SPAK-un, me akuzën, me burimin nga merr rrugë drejtësia. Në këtë pikë u bashkohen interesat. PS-së sepse po del se është e krimbur në afera korruptive të zyrtarëve të saj të çdo niveli; PD-së sepse ka nën akuzë liderin e saj Sali Berishën, i cili përcakton qëndrimin e gjithë subjektit.

Në fakt, Sali Berisha kërkon as më shumë, as më pak por shbërjen e SPAK-ut dhe të drejtësisë së re. Kurse Rama me të tijtë i vinë rrotull me kujdes dhe presin momentin e përshtatshëm të nxjerrin nga mënga të ashtuquajturën “reformë të re të drejtësisë”, që në rastin më të butë do të këkojë t’i fusë ujë rakisë dhe të frenojë SPAK-un. Të dyja partitë e patën votuar njëqind për qind reforën në fuqi në vitin 2016, duke shkuar me mendimin se do ta kontrrollonin e kastronin përgjatë zbatimit. Hapur opozita, duke hedhur gurin e fshehur dorën qeveria. Dështuan. Falë mbështetjes së përditshme të drejtësië së re nga SHBA dhe BE.

Tani, tek e ka bërë rastin e tij, si person i akuzur që pret të gjykohet, kriter të qëndrimit të PD-së ndaj drejtësisë së re, Berisha e ka pozicionuar partinë në një qëndrim qartazi antielektoral, antieuropian dhe antiamerikan. Ai nuk është naiv, e di këtë, por ndërsa di edhe tjetrën se nuk llogaritet nga partnerët, gjithë objektivi i tij është të sigurojë mbështjen e një pakice anti-Spak, të identifikohet me të, të bëhet zëri më i qartë i të ndëshkuarve dhe atyre që e kanë bërë veten të ndëshkohen nga drejtësia e re, të marrë rolin e shpëtimtarit që do të marrë hak edhe për ta. Duke rivalizuar në këtë pikë me Ramën, në një garë të padukshme se kush e ka vullnetin dhe forcën më të madhe për t’i ndalur hovin e thyer qafën SPAK-ut.

Për këtë Berishës i duhet një fabul e re sikur me instalimin e Tramp në Shtëpinë e Bardhë, “reforma e Sorosit” në Shqipëri do të flaket, madje nuk ka hezituar të marrë rolin e zëdhënësit të paautorizuar të Presidentit të porsazgjedhur amerikan, tek iu drejtua fill pas zgjedhjes së tij kreut të SPAK, Altin Dumanit, “po tani ku do të shkosh ti”!?

Është e vërtetë se me rikthimin e Tramp në Shtëpinë e Bardhë, Berisha po shkon me shpejtësi në takimin përfundimtar me të vërtetën e tij, por reforma jonë në drejtësi, institucionet e së cilës u ngritën të gjitha gjatë mandatit të parë të Presidentit Tramp (2016-2020), është një realitet që ka lëshuar rrënjë. Ajo jo vetëm nuk preket, por pritet të ketë një mbështetje edhe më të madhe nga SHBA. Siç është tradita e pushtetit të republikanëve. Nuk bën vaki që SHBA t’i pështaten zvogëlimit ‘alla’ shqiptarçe të madhështisë së tyre në përmasat e meskinitetit të bajraktarëve politikë në nahijen tonë. Por gjithsekush le të shijojë iluzionet e veta.

Opsionet e zhbërjes së SPAK nga PD dhe uljes së hovit të tij nga PS llogarisin të prodhojnë një mesatare që ‘de fakto’ do të vinte nën kontroll pandëshkueshmërinë, duke i caktuar një vijë të kuqe të pakapërcyeshme. Kjo do të thoshtë që metastazat e vjetra të mbeteshin.

Partnerët janë këtu që kjo të mos ndodhë. SPAK dhe organet e drejtësisë së re, duke qenë përpara partive me bilancin e tyre, janë një garanci tjetër se nuk ka kthim prapa. Disa parti të reja janë qartazi në mbështetje të drejtësisë së re. Por ato duhet të gjejnë rrugët e bashkimit për t’u përfaqësuar në Kuvend, përndryshe fjalët e tyre do të mbesin në nivelin e retorikës.

Të kthehemi ku e nisëm: “Me ndëshkueshmërinë e re apo me pandëshkueshmërinë e vjetër”? Zgjedhja sillet nga sillet e kthehet sërish te qytetarët, te vota e tyre. Të gjithë duhet ta dinë: Pandëshkueshmëria ka qenë dhe në një masë të caktuar mbetet ende, pavarësisht goditjeve që po merr, sinteza e gjithë të këqijave të tranzicionit shqiptar. Do të jetë në dorën e tyre të zgjedhin çfarë duan.

 

Next Post
Plas sherri në një lokal në Durrës, një i plagosur dhe një i ndaluar

Plas sherri në një lokal në Durrës, një i plagosur dhe një i ndaluar

Comments 1

  1. PROSHI says:
    2 years ago

    O Preç. Jam i sigurtë që nëse ke një ftesë nga Berisha për deputet ti rreshtohesh si Gaz-Paçi pas tij. Nuk e ke këtë shans, sepse Berisha ka kokë speciale Maloku. Ti je poet.
    Por kur ke qënë ministër i Berishës i vutë zjarrtë dhe rropët të gjallë atë popull me fajde dhe piramida. Bëj një vjershë dhe ha atë çka mbetur. Gëzoju Shqipërisë që po e ndërton Rama me socialistët e tij.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklarata e Paunoviqit për spastrim etnik të Kosovës, deputetja britanike: Njollë për Qeverinë e Serbisë

Deklarata e Paunoviqit për spastrim etnik të Kosovës, deputetja britanike: Njollë për Qeverinë e Serbisë

July 15, 2026
Rregulla të reja për thesaret nënujorë, si do të mbrohen dhe bëhen publike pasuritë kulturore të zbuluara në det

Rregulla të reja për thesaret nënujorë, si do të mbrohen dhe bëhen publike pasuritë kulturore të zbuluara në det

July 15, 2026
Drejt një modeli të ri vendor europian, gati raporti i PS për hartën e Bashkive

Drejt një modeli të ri vendor europian, gati raporti i PS për hartën e Bashkive

July 15, 2026
“Në sitë çdo pronë nga Saranda në Shkodër”, protestuesit shpalosin kërkesa të tjera ndaj qeverisë

“Në sitë çdo pronë nga Saranda në Shkodër”, protestuesit shpalosin kërkesa të tjera ndaj qeverisë

July 15, 2026
Ish-deputetja Lajla Përnaska kritikon modelin e PD-së: Noka dhe Vokshi nuk më kanë përfaqësuar kurrë

Ish-deputetja Lajla Përnaska kritikon modelin e PD-së: Noka dhe Vokshi nuk më kanë përfaqësuar kurrë

July 15, 2026
Deklarata skandaloze për spastrimin etnik në Kosovë, Vuçiç distancohet nga ministrja serbe: Nuk pasqyron vullnetin tim

Deklarata skandaloze për spastrimin etnik në Kosovë, Vuçiç distancohet nga ministrja serbe: Nuk pasqyron vullnetin tim

July 15, 2026
Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin: Shqipëria, me 80% zbatim të Planit të Rritjes së BE-së

Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin: Shqipëria, me 80% zbatim të Planit të Rritjes së BE-së

July 15, 2026
“Protesta nuk ka një zë publik”, Blendi Klosi: S’po artikulohet se çfarë kërkohet, vuajnë nga mungesa e një mesazhi të qartë

Klosi: PS po përgatitet për të fituar 61 bashkitë, protestuesit t’i provojnë forcat në zgjedhje

July 15, 2026
Rregulla të reja për asetet e peshkimit, miratohen procedurat për transferimin e menaxhimit te privati dhe bashkitë

Rregulla të reja për asetet e peshkimit, miratohen procedurat për transferimin e menaxhimit te privati dhe bashkitë

July 15, 2026
Begaj takon Zelenskyn në Kiev: Riafirmojmë mbështetjen për sovranitetin e Ukrainës

Begaj takon Zelenskyn në Kiev: Riafirmojmë mbështetjen për sovranitetin e Ukrainës

July 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In