Një krim në familje është parandaluar mëngjesin e sotëm. Policia e Tiranës njofton se në Sauk një 43-vjeçar ka tentuar të vrasë me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij.
Mësohet se 43-vjeçari Alfred Merko ka kanosur me pistoletë në banesën e saj ish-bashkëshorten por është parandaluar në kohë.
Ndërkohë, efektivët kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Në fund është bërë dhe arrestimi i 43-vjeçarit, i cili tashmë do të përballet me akuzën “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”.
/a.r











