• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Fëmijët e burrit janë fëmijët e mi”/ Vajza e Mark Frrokut shpërthen ndaj Rudina Dembacajt: Po na ndan nga i vetmi prind që kam!

by E B
12/02/2026 17:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vajza e ish-deputetit, Mark Frroku i është drejtuar këtë të enjte redaksisë së Newsbomb.al duke na sjellë një tjetër panoramë nga ajo që është shfaqur publikisht në rrjetet sociale.

Ajo ka hedhur dritë mbi një realitet, që sipas saj qëndron larg imazhit të harmonisë familjare të ekspozuar me dhjetëra herë nëpër rrjetet sociale nga bashkëshortja e babait të saj, aktorja Rudina Dembacaj.

Në deklaratën e dërguar, Mara Frroku, ka theksuar se në këto momente ndjen dhimbje kur sheh deklaratat e Dembacajt se fëmijët e bashkëshortit i konsideron si “fëmijët e vet”. Sipas Marës mesazhet e bukura nëpër rrjetet sociale dhe publik mund të krijojnë imazhin se gjithçka shkon “perfekt”, por realiteti brenda familjes është ndryshe dhe se sipas saj, Rudina Dembacaj është ajo që po krijon barriera mes tyre dhe të atit, Markut.

“Prindëria nuk provohet me deklarata, por me sjellje. Nuk është humane të thuash “janë të mitë” dhe njëkohësisht të ndash fëmijët nga i vetmi prind qe kane apo nga shtëpia e tyre. Familja mbahet me prani dhe përfshirje, jo me kontroll. Sot mjafton të veshësh petkun e familjes për kamera dhe të quhesh i madh; roje porte në shtëpi, protagonist në media”, është shprehur Mara.

Teksa vlen të theksohet se në fund të deklaratës së saj, ajo ka zgjedhur që të “firmosë” me emrin Mara Hanvera Froku, duke vendosur emrin e nënës së saj, dhe jo të babait. Një detaj ky që nuk ka kaluar pa u vënë re dhe që tregon qartë marrëdhënien e “ftohtë” mes tyre, dhe shkak sipas Marës është bërë pikërisht aktorja Rudina Dembacaj.

Mara, Erta dhe Nardi janë tre fëmijët e ish-deputetit socialist, Mark Frroku. Vetë Rudina Dembacaj, e cila po ashtu ka një vajzë nga martesa e saj e parë, Viktorian, shpesh herë ka ndarë në rrjetet sociale momente krah fëmijëve të bashkëshortit të saj, madje ka pohuar se sillet me ta dhe i sheh sikur të ishin të vetët.

“Sot që flasim unë nuk e imagjinoj dot jetën time pa ta, në mënyrë absolute. Edhe kur kanë probleme, problemet e moshës, unë përpiqem të jem personi që vihet në pozicionin e tyre. Bëhem shumë më pak qortuese dhe mundohem të jap shembullin tim. Unë ata fëmijë i dua”, deklaronte e përlotur vetë Dembacaj në shtator të 2023 në një intervistë të dhënë për Top Channel.

Deklarata e plotë e Mara Frrokut:

Këtë deklaratë e shkruajmë me dhimbje, jo me inat, pas disa deklaratave publike Rudina Dembacaj thote se “fëmijët e burrit janë fëmijët e mi”. Fjalët dhe fasadat mund të duken bukur për miqtë, por familjarët e dinë të vërtetën.

Prindëria nuk provohet me deklarata, por me sjellje. Nuk është humane të thuash “janë të mitë” dhe njëkohësisht të ndash fëmijët nga i vetmi prind qe kane apo nga shtëpia e tyre. Familja mbahet me prani dhe përfshirje, jo me kontroll. Sot mjafton të veshësh petkun e familjes për kamera dhe të quhesh i madh; roje porte në shtëpi, protagonist në media. Por fasadat janë klishe, dhe veprimet jo humane nuk duhen duartrokitur duhen mbajtur përgjegjësi.
/Newsbomb.al

Next Post
I doli emri në skandalin e dosjeve Epstein, policia norvegjeze bastis shtëpitë dhe pronat e ish-zyrtarit të lartë të KiE

I doli emri në skandalin e dosjeve Epstein, policia norvegjeze bastis shtëpitë dhe pronat e ish-zyrtarit të lartë të KiE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në Shqipëri vijnë aziatikët për të punuar, kurse Italia po merr punonjësit tanë të tekstileve

Në Shqipëri vijnë aziatikët për të punuar, kurse Italia po merr punonjësit tanë të tekstileve

August 27, 2026
Pse kthehemi të lodhur nga pushimet?

Pse kthehemi të lodhur nga pushimet?

August 27, 2026
Sulmet e 11 shtatorit në SHBA, caktohet pas 27 vitesh gjyqi për të akuzuarin si organizatori kryesor

Sulmet e 11 shtatorit në SHBA, caktohet pas 27 vitesh gjyqi për të akuzuarin si organizatori kryesor

August 27, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ja sa shkojnë temperaturat

Diell në të gjithë vendin gjatë ditës së sotme, ja sa do shënojë termometri

August 27, 2026
Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA! Zjarri i merr jetën tre fëmijëve, në gjendje të rëndë katër persona të tjerë

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA! Zjarri i merr jetën tre fëmijëve, në gjendje të rëndë katër persona të tjerë

August 27, 2026
Arrestimi i Agasit në Durrës, SPAK: U kap pas një pune disa javore. Shpataraku përkrahu autorin

Arrestimi i Agasit në Durrës, SPAK: U kap pas një pune disa javore. Shpataraku përkrahu autorin

August 27, 2026
VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

August 26, 2026
Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

August 26, 2026
Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

August 26, 2026
Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com