Policia austriake ka arrestuar një maroken në një komunë të Salsburgut për të cilin dyshohet se ka planifikuar sulme terroriste në prag të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Policia bën të ditur se në nëntor ka marrë informata për disa biseda në atë kohë nga njerëz të panjohur për sulme terroriste. Në bazë të rezultatit të hetimeve të hënë është kontrolluar një qendër e refugjatëve ndërsa në arrestim kanë marrë pjesë edhe njësitë special të Policisë por edhe ekspertë të eksplozivit ndonëse nuk janë gjetur mjete të tillë. Gjatë këtij operacioni është arrestuar një 25 vjeçar nga Maroku.
ma.me