• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Parandalimi i përhapjes së koronavirusit, përgjegjësi sociale”/ Mjeku gjerman: Vaksina nuk e kthen normalitetin para verës

by Java News
25/12/2020 08:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Derisa imunizimi kundër koronavirusit pritet të nisë këtë të diel në vendet e Bashkimit Evropian, doktor Tobias Welte, na Qendra gjermane për Sëmundje Infektive, nuk është optimist se normaliteti do të kthehet përpara verës.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Welte thotë se vaksina Pfizer/BioNTech është e sigurt dhe parandalon sëmundjen e rëndë nga koronavirusi, por ai paralajmëron se jo gjithçka është “bardh e zi” dhe se efektet afatgjate të vaksinës duhet të monitorohen.

Welte porosit ata që kundërshtojnë vaksinimin se parandalimi i përhapjes së koronavirusit “është përgjegjësi sociale”.

Ai po ashtu tregon se çfarë ka shkuar keq me Gjermaninë, e cila sot thyen rekorde të të infektuarve. Ky vend,ka qenë dikur model i trajtimit të krizës me koronavirus.

Radio Evropa e Lirë: Doktor Welte, rregullatorët e Bashkimit Evropian e kanë miratuar vaksinën Pfizer/BioNTech më 21 dhjetor, gati tri javë pasi rregullatori britanik ia ka dhënë asaj dritën jeshile. A jemi vonuar?

Tobias Welte: Duhet bërë dallim midis asaj që ka bërë SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar dhe asaj që ka bërë BE-ja. SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar kanë bërë të ashtuquajturin pranim emergjent të vaksinës. Në këtë rast, nëse paraqiten efekte anësore, ju si pacient që jeni vaksinuar, jeni vetë përgjegjës.

BE-ja, në anën tjetër, ka bërë pranimin profesional të vaksinës. Kjo do të thotë se për çfarëdo efekti anësor, përgjegjëse janë kompanitë farmaceutike. Nga perspektiva epidemiologjike, tri javë më herët ose tri javë më vonë nuk bëjnë ndonjë ndryshim.

Radio Evropa e Lirë: Por, vendi juaj, Gjermania, dhe të tjerë kanë bërë presion që të nisë vaksinimi. Pra, jeni të bindur se të gjitha kontrollet e sigurisë janë kryer…

Tobias Welte: Mendoj se nuk është bardh e zi. E dimë se në një periudhë afatshkurtër, vaksina është e sigurt, është efikase. Por, ne nuk kemi të dhëna afatmesme apo afatgjate. Çdo herë mund të ndodhin efekte anësore. Gjatë pandemisë së gripit të derrave, vaksina suedeze Pandemrix ka shkaktuar narkolepsi te të rinjtë dhe të rejat dhe ajo është paraqitur 6 deri në 12 muaj pas vaksinimit.

Këto janë gjëra që tani për tani nuk i dimë, andaj duhet ta përcjellim me kujdes programin e vaksinimit kundër koronavirusit. Ajo që mund të themi është se me përvojën që kemi tani, vaksina është e sigurt. Ajo që do të vijë më vonë, duhet të vëzhgohet.

Radio Evropa e Lirë: Shpërndarja e vaksinës në vendet e BE-së pritet të fillojë brenda ditësh. Ju, në Gjermani, a do ta nisni vaksinimin sapo t’i merrni dozat e para, apo do t’i prisni edhe vendet e tjera për të nisur në të njëjtën kohë?

Tobias Welte: Plani në Gjermani është që të nisim të dielën ose të hënën. Gjermania ka vendosur të nisë vaksinimin vetëm në shtëpi të pleqve. Për fat të keq, numri i dozave që priten në dhjetor, nuk është aq i lartë. Nuk do të kemi doza të mjaftueshme për të gjithë ata që jetojnë në shtëpi të kujdesit.

Gjendja do të duhej të jetë më e mirë në janar, por unë jam pak i kujdesshëm, të presim dhe të shohim. Po ashtu duhet kujtuar se për të qenë e efektshme vaksina, duhen dy doza. Dhe, për dallim nga vendet e tjera, Gjermania nuk u ka dhënë prioritet punëtorëve të kujdesit shëndetësor, gjë që ka shkaktuar debat. Unë personalisht mendoj se është një vendim i gabuar, por në rregull.

Deri në 60 milionë të vaksinuar në Gjermani deri në verë

Radio Evropa e Lirë: Kur mendoni se publiku i përgjithshëm do ta marrë vaksinën?

Tobias Welte: Programi zhvillohet javë pas jave, muaj pas muaji. Këtu në Gjermani nis me të moshuarit mbi 80 dhe 90 vjeç. Është rekomanduar që në shkurt ose mars të vazhdojë me pacientët onkologjikë. Do të jetë verë kur shumica e popullsisë do të vaksinohet.

Radio Evropa e Lirë: Sa njerëz do të vaksinohen në Gjermani, le të themi, deri në verë?

Tobias Welte: Është një gamë shumë e gjerë, por diku midis 30 dhe 60 milionë.

Radio Evropa e Lirë: A është e mjaftueshme për imunitetin e tufës?

Tobias Welte: Po, 60 milionë do të jetë mjaftueshëm. Por, këtu ka një problem, sepse Gjermania ka shumë armiq të vaksinimit. Do të na duhet një fushatë reklamuese, të tregohet se cilat janë efektet anësore, edhe nëse ato nuk janë shumë të rënda.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë iu thoni njerëzve që nuk duan të vaksinohen?

Tobias Welte: Përpiqem t’i bind se sëmundja COVID-19 është e rëndë, se norma e vdekshmërisë është 1.5 për qind në popullsinë e përgjithshme, por është mbi 20 për qind te të moshuarit. Është përgjegjësi sociale për të bërë gjithçka, për të ndaluar transmetimin e virusit.

Radio Evropa e Lirë: Kur mendoni se vaksina do ta lejojë kontrollin e pandemisë?

Tobias Welte: Ne e dimë se vaksina është efektive për të parandaluar sëmundjen e rëndë. Por, nuk e dimë nëse është efektive në ndalimin e transmetimit të virusit. Mund të ndodhë që nuk jeni të sëmurë, por të jeni infektues. Kjo është diçka që duhet të zbulohet. Andaj, duhet të vazhdojmë me masat mbrojtëse, si maska, distanca. Jam i sigurt që nuk do t’i kthehemi normalitetit deri në verë, por mund të jetë edhe më vonë.

Gjermania është vonuar me masat

Radio Evropa e Lirë: Gjermania ka regjistruar numra rekord të të infektuarve dhe viktimave. Ky vend ka qenë një lloj modeli për pjesën tjetër të botës gjatë valës së parë të pandemisë. Çfarë ka shkuar keq?

Tobias Welte: Jemi vonuar në valën e dytë. Unë mendoj se jemi vonuar tri javë me masat. Problemi tjetër është se në valën e dytë, nuk kemi qenë në gjendje ta mbajmë virusin jashtë shtëpive të pleqve. Pra, vdekshmëria lidhet fuqishëm me të moshuarit dhe shtëpitë e pleqve janë vende kritike.

Radio Evropa e Lirë: Si planifikoni ta sillni situatën nën kontroll?

Tobias Welte: Zyrtarisht kemi një izolim të fortë. Shkollat janë të mbyllura, çerdhet janë të mbyllura, nuk lejohet të takoni numër të madh njerëzish… Por, respektimi i masave ka qenë shumë më i mirë në pranverë. Shumë njerëz bëjnë atë që nuk duhet bërë. Nëse numrat nuk bien, mund të ndodhë që izolimi të zgjatet. Në disa qytete në Gjermani, njerëzit tashmë nuk lejohen të dalin nga shtëpitë nga orët e pasdites ose mbrëmjes.

Radio Evropa e Lirë: A jeni të shqetësuar për variantin e ri të koronavirusit, që është detektuar fillimisht në Britani?

Tobias Welte: Të jem i sinqertë, jo. Është normale të ketë mutacione të reja. Ndodh gjithmonë në epidemitë virale. Dhe, normalisht, nëse mutacionet janë më të transmetueshme, më ngjitëse, ato janë më pak virulente. Për ta bërë më të thjeshtë, nëse mutacioni investon energji për t’u bërë më infektues, ai humb energji në vrasjen e njerëzve. Ndoshta mutacionet e reja të virusit janë një mesazh i mirë, nuk e dimë ende.

g.kosovari

Next Post
“Tirana po shkon drejt imunitetit të tufës, situata do përkeqësohet”/ Epidemiologu: Derisa të vijë vaksina do kalojnë…

Antitrupat tek personat që kanë kaluar COVID/ Epidemiologu: Qëndrojnë së paku tetë muaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

November 8, 2026
101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

November 8, 2026
Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

November 8, 2026
Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

November 8, 2026
Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

Helmimi në Vlorë dyshohet se erdhi nga uji i kontaminuar, probleme në tubacione e depozita! U prekën edhe banorët e lagjes pranë kopshtit

November 8, 2026
Hakerët kinezë imituan ish-zyrtarët amerikanë për të vjedhur email-e nga ekspertët e IA-së -

Italia ngre alarmin për luftën hibride, hakerat prorusë publikojnë të dhënat private të ministrit Tajani!

November 8, 2026
VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

November 8, 2026
Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

November 8, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

“Shkak, informaliteti i lartë”- Tabaku kundër skemës së pensioneve: Shqipëria me nivelin më të ulët në rajon dhe indeksim prej 900 lekësh!

November 8, 2026
“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In