• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paralele/ Miratimi i akuzave për shkarkimin e Presidentit të SHBA dhe zhurma shqiptare për Ilir Metën

by Java News
19/12/2019 11:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Miratimi nga ana e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, i dy akuzave për shkarkimin e Presidentit Dondal Trump, është kryelajmi i ditës. Shefi i 45 i Shtëpisë së Bardhë, akuzohet për abuzim me pushtetin pasi Zyra Ovale i kërkoi një vendi të huaj, që të hetojë rivalin e tij politik për zgjedhjet presidencale të 2020 dhe për pengim të hetimeve të Kongresit për këtë çështje.

Është hera e tretë në historinë e SHBA, që një President i nënshtrohet procesit të shkarkimit, në bazë të shkeljeve të parashikuara në Kushtetutë. Rasti i parë është ai i vitit 1868 ndaj Presidentit Andrew Johnson dhe rasti tjetër, ndaj Presidentit Bill Clinton më 1988. Procedura nisi edhe ndaj Presidentit Richard Nixon më 1974, por ai dha dorëheqjen përpara se të nisnin procedurat e votimit.

Ndërkohë prej disa muajsh ka nisur edhe në Shqipëri, për herë të parë në historinë e vendit tonë, procedura për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta. Ai akuzohet nga mazhoranca parlamentare për shkeljet kushtetuese në lidhje me çdekretimin e zjedhjeve të 30 Qershorit, mos dekretimin e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, mosdekretimin e ministrit të Jashtë Gent Caka dhe për shmangien e Arta Vorpsit nga procedura e zgjedhjes së saj si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Gjyqi ndaj Presidentit Amerikan do të zhvillohet në Senat. Nëse Senati e shpall Presidentin të pafajshëm, ashtu siç pritet të ndodhë, Trump do të hyjë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale me barrën e një kandidati të akuzar nga Dhoma e Përfaqësuesve. Ndërsa në Shqipëri, nëse Parlamenti do të votojë për shkarkimin e Ilir Metës si Presidend, atëherë fjalën e fundit do ta thotë Gjykata Kushtetuese. Por ai po përpiqet me çdo mjet, që ta pengojë ngritjen e saj.

Debati politik dhe mediatik i zhvilluar në SHBA për këtë çështje dhe ai i zhvilluar në Shqipëri, dallojnë kryekëput nga njëra tjetra. Edhe në SHBA debati pro& kundër, është qartësisht i ndarë në linja politike, si edhe në Shqipëri. Edhe atje demokratët janë për shkarkimin e Trump dhe republikanët janë kundër. Edhe mediat që mbështesin njërën apo tjetrën palë, edhe opinion publik, janë të ndarë qartazi në këto dy linja. Edhe atje, si në Shqipëri, janë thënë të gjitha për të gjitha.

Por, gjithësesi në fund të fundit, përsëri ka një dallim thelbësor në gjithë këtë qasje. Prapëseprapë ka një pikë që na bën ne, kryekëput asimetrik në këtë debat simetrik, në raport me zhvillimet në SHBA. Atje as është thënë dhe as nuk i shkon ndërmend ndokujt që ta mbrojë Trump, me tezës shqiptare se Ilir Meta po shkarkohet, në mënyrë që Edi Rama të kapi të gjitha pushtetet. Duke dashur ti ikin në këtë mënyrë me një hile tipike ballkanike, një debati sa juridik, aq edhe kushtetues e politik.

Është lehtësisht e kuptueshme se shkarkimi në SHBA i Presidentit në detyrë, do të favorizonte kundërshtarët e tij. Por, asnjë republikan dhe mbështetës i Donald Trump, nuk arrin që të artikulojë tezën shqiptare se demokratët më këtë hap, synojnë që ti kapin të gjitha pushtetet në SHBA. Pavarësisht se ikja e Presidentit aktual, do ta shndërronte thjeshtë në një formalitet, garën e ardhshme për kundërshtarët e tij në Shtëpinë e Bardhë.

Kaq mjafton për të kuptuar, edhe ndryshimin e thellë kulturor dhe mental mes dy shoqërive tona dhe largësinë që na ndan si opinion publik e mediatik, me thelbin e demokracisë perendimore me të cilën duam që të identifikohemi. Ajo nuk ka të bëjë aspak me bajraktarizmin e uzurpimit, rrëmbimit, plaçkitjes dhe përdhosjes së kujtdo dhe gjithçkaje, në emër të karrikes së vet. E më pas fshejhjes pas hileve, truqeve dhe pelivanllëqeve lindore. Por, ka të bëjë me normat, rregullat, principet dhe kodet e një sjellje që ka vijat e saj të kuqe. Të cilat as nuk shkelen dhe as nuk vihen në dyshim dhe diskutim nga askush. /Alpenews/

Next Post
Reforma Zgjedhore/ Dy deputetët e opozitës në Kuvend kërkojnë ndryshime në Kodin Zgjedhor, ja propozimet

Reforma Zgjedhore/ Dy deputetët e opozitës në Kuvend kërkojnë ndryshime në Kodin Zgjedhor, ja propozimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Digjen 3 automjete në rrugën ‘Çamëria’ në Tiranë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Digjen 3 automjete në rrugën ‘Çamëria’ në Tiranë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

May 17, 2026
SHBA-të dhe Izraeli po përgatiten të rifillojnë sulmin ndaj Iranit javën e ardhshme?

SHBA-të dhe Izraeli po përgatiten të rifillojnë sulmin ndaj Iranit javën e ardhshme?

May 17, 2026
Finalja plot ngjyra e Eurovision 2026, La Repubblica vlerëson me notë performancat më të mira dhe të këqija të mbrëmjes

Finalja plot ngjyra e Eurovision 2026, La Repubblica vlerëson me notë performancat më të mira dhe të këqija të mbrëmjes

May 17, 2026
Berisha dhe parimorët e karrigeve

Berisha dhe parimorët e karrigeve

May 17, 2026
“Së shpejti do të vijë lajmi i ri”, Rama për rezolutën e integrimit: Opozita e ka kuptuar se bllokimi nuk ekziston

“Së shpejti do të vijë lajmi i ri”, Rama për rezolutën e integrimit: Opozita e ka kuptuar se bllokimi nuk ekziston

May 17, 2026
Europa nis negociatat me Iranin për kalimin në Ngushticën e Hormuzit

Europa nis negociatat me Iranin për kalimin në Ngushticën e Hormuzit

May 17, 2026
Ministri izraelit i Mbrojtjes kritikon shtetet europiane që bojkotuan Eurovision-in

Ministri izraelit i Mbrojtjes kritikon shtetet europiane që bojkotuan Eurovision-in

May 17, 2026
Associated Press rendit performancën e Alisit në 10 më të mirat të Eurovision: Si kolona zanore e një filmi!

Associated Press rendit performancën e Alisit në 10 më të mirat të Eurovision: Si kolona zanore e një filmi!

May 17, 2026
Shqipëria shkëlqen në “Eurovision 2026”, grumbullon 145 pikë. Portugalia na jep 12 pikë, 0 Italia

Shqipëria shkëlqen në “Eurovision 2026”, grumbullon 145 pikë. Portugalia na jep 12 pikë, 0 Italia

May 17, 2026
Gjesti i delegacionit serb në Eurovision, përpiqet të largojë flamurin e Kosovës: Nuk lejohet këtu

Gjesti i delegacionit serb në Eurovision, përpiqet të largojë flamurin e Kosovës: Nuk lejohet këtu

May 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In