Këtë të shtunë përpara Kryeministrisë, qytetarë të shumtë u bënë bashkë duke protestuar sërish kundër rritjes së çmimeve.
Aktualisht disa prej tyre kanë qëndruar para Kryeministrisë , ndërsa mes tyre dhe policinë ka pasur përplasje, gjatë tentativave të policisë për t’i shpërndarë. Por ne fund jane shperndare pasi leja ka qene vetem per gjashte oret e paradites, por protestuesit thone se ka nje ligj qe mjafton te lajmerosh dhe atehere mund te vazhdosh.
Në një prononcim për mediat, aktivisti Lapaj, nje nga organizatoret, thotë se kjo nuk është zgjidhja e duhur për këtë situatë. Ai bën me dije se protestuesit kanë njoftuar policinë e shtetit për tubimin që do të zhvillohej sot.
“Kjo protestë do vazhdojë, mënyra dhe modalitetet do i vendosin qytetarët. Kjo nuk zgjidhet me polici dhe procedurë. Kjo zgjidhet me masa konkrete që na bëjnë konkurrues me vendet e rajonit dhe na trajtojnë si qytetarë dinjitoz. Kush mendon se do na vendosë përpara me policinë e shtetit, e ka gabim. Nuk zgjidhet nga policia me dhunë poër qtyetaratë në pamundësi ekonomike. Këto zgjidhen me vendime dhe masa. Me një qasje ku policia shihet si aleat në kohë krize. Mijëra qytetarë kanë marshuar për 8 ditë me radhë. Sot kanë qenë mbi 20 mijë qytetarë që kanë marshuar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Tashmë, sjellja në këtë mënyrë është e padenjë. Drejtuesit e policisë së shtetit të mos bëhen nënpunës së oligarkëve. Ne nuk jemi duke penguar trafikun. Ky segment ka rrugë alternative. Nuk bëhet kjo punë kështu.
Me stilin të mirë në mëngjes, dhe ujqër në darkë, nuk funksionon. Ne jemi për të treguar simbolikën. Kjo është simbolikë. Ata që nuk e kuptojnë, ose janë të ligj, ose nuk e di. Vullneti qytetar është ai që del aty. T’i thërrasin mendjes. I kemi përshëndetur disa vendime të marra. Nuk zgjidhet me polici kjo. Policia është njoftuar pardje për ditën e sotme. Mendoj që mënyrën e të protestuarit nuk na vendos dot askush. Ky është standarti i këtyre. QË kur je pak na vendosin përpara. Këtu diskutojmë të drejtat apo për numrat” – tha Lapaj.

