• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

(Intervista) Berisha e pranon indirekt se SHBA dhe BE nuk e duan të PD-së, justifikohet me moshën e Biden!!!

by Java News
19/03/2022 18:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha ka zbuluar takimin e zhvilluar me ish-eurodeputetin gjerman Elmar Brok i cili kishte ndërhyrë si ndërmjetës për të qetësuar situatën mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe vetë Berishës.

Në takimin e zhvilluar me Brok, Berisha ka shpjeguar se gjermani i ka thënë atij se në SHBA dhe në Bruksel e shohin me shqetësim këtë situate, pasi ish-kryeministri është i vjetër për të rimarrë kreun e PD-së.

“Nuk ka pasur negociator apo ndërmjetës. Ka pasur një zhvillim, një personaliteti i PE-së, mik i imi që ka bashkëpunuar me Bashën, erdhi në Tiranë dhe unë kam shpjeguar atë çka ai më tha. Më thotë ai: ‘Sali në SHBA dhe Bruksel ka një problem se Berisha është në moshë për këtë detyrë’. Përgjigja ime ishte kjo: Rikthimi nuk ndodh pse duan 100 vetë dhe asnjë nuk rikthehet dot.

Rikthimi është një proces kompleks, ka të bëjë me një sërë faktorësh. Së dyti, vetë fakti që mund të mendojë se kush duhet ose jo, të jetë kryetar i PD-së më bën mua të mendoj për të kandiduar dhe për të mos pranuar asnjë ndërhyrje për cilindo për të përcaktuar se kush do të kandidojë. Në Uashington nuk mund të thotë ndokush për moshën e Berishës, kur SHBA-të e drejtojnë ata që kanë moshën e Berishës”, u shpreh Berisha për News 24

Si e lexoni humbjen e PD-së në zgjedhjet e 6 marsit?

Edhe në këto zgjedhje u arrit një stacion i rëndësishëm për fitoren e ardhshme. Këtë nuk e ka më mirë se kushdo tjetër e kupton Edi Rama i cili që nga 6 marsi nuk ka qetësi, del i dridhur para kamerave.

A ka një qetësim të situatës mes Bashës dhe jush, duke qenë se as nën seancën e fundit parlamentare nuk e sulmuat z. Basha?

Unë mendoj se leksioni i 6 marsit është një leksion i rëndësishëm. Përshëndes qëndrimin e deputetëve të PD-së të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e Bashës. Po punoj me të gjitha mundësitë e mia për bashkimin e PD-së.

Deri ku arrijnë këto mundësi, a ka komunikim me z. Basha? A ka pasur një negociator mes jush?

Gjithçka vendoset nga vota e lirë. Basha është i shkarkuar. Duke deklaruar këtë kam thënë që ai nuk është i përjashtuar nga PD, ai do të jetë pjesë e grupit parlamentar të PD-së. Nuk ka pasur negociator apo ndërmjetës. Ka pasur një zhvillim, një personaliteti i PE-së, mik i imi që ka bashkëpunuar me Bashën, erdhi në Tiranë dhe unë kam shpjeguar atë çka ai më tha.

A mund të na thoni më tepër rreth këtij takimi?

Më tepër mund të them këtë, më thotë ai Sali në SHBA dhe Bruksel ka një problem se Berisha është në moshë për këtë detyrë. Përgjigja ime ishte kjo: Rikthimi nuk ndodh pse duan 100 vetë dhe asnjë nuk rikthehet dot. Rikthimi është një proces kompleks, ka të bëjë me një sërë faktorësh. Së dyti, vetë fakti që mund të mendojë se kush duhet ose jo, të jetë kryetar i PD-së më bën mua të mendoj për të kandiduar dhe për të mos pranuar asnjë ndërhyrje për cilindo për të përcaktuar se kush do të kandidojë. Në Uashington nuk mund të thotë ndokush për moshën e Berishës, kur SHBA-të e drejtojnë ata që kanë moshën e Berishës.

 

Next Post
I mandatuari për kryeministër të Malit të Zi, Abazoviç: BE duhet të përshpejtojë anëtarësimin e vendeve që duan të jenë pjesë e BE-së

I mandatuari për kryeministër të Malit të Zi, Abazoviç: BE duhet të përshpejtojë anëtarësimin e vendeve që duan të jenë pjesë e BE-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moska kërkon dialog, por kush flet në emër të Europës?

Moska kërkon dialog, por kush flet në emër të Europës?

June 22, 2026
Bien çmimet në Europë, Shqipëria nuk ‘tundet’: Me pagë më të ulët, ushqimet i blejmë thuajse sa Italia

“Në shtator pritet rritje çmimesh”, paralajmërimi i ekspertit të ekonomisë

June 22, 2026
Serbia mes SHBA-ve dhe Kinës, përplasja që ‘vë në provë’ Beogradin

Serbia mes SHBA-ve dhe Kinës, përplasja që ‘vë në provë’ Beogradin

June 22, 2026
Rama vizitë në Francë, pritet takimi me presidentin Macron

Rama vizitë në Francë, pritet takimi me presidentin Macron

June 22, 2026
Premtoi goditje ushtarake për krimin, kandidati i mbështetur nga Trump fiton në Kolumbi

Premtoi goditje ushtarake për krimin, kandidati i mbështetur nga Trump fiton në Kolumbi

June 22, 2026
Çfarë ndodhi me Rod Stewart? Këngëtari merr oksigjen në mes të koncertit

Çfarë ndodhi me Rod Stewart? Këngëtari merr oksigjen në mes të koncertit

June 22, 2026
Paralajmërimi i fortë i Ramës: Do të publikojmë faktet që protesta për Zvërnecin po shfrytëzohet nga Irani

Rama ndan pamjet: Njerëzit e punës nxjerrin çdo ditë më të mirën nga toka shqiptare

June 22, 2026
Parkimi po bëhet luks, pse drejtuesit e mjeteve po paguajnë gjithnjë e më tepër

Parkimi po bëhet luks, pse drejtuesit e mjeteve po paguajnë gjithnjë e më tepër

June 22, 2026
Edukimi për Median dhe Informacionin po avancon në shkollat shqiptare

Edukimi për Median dhe Informacionin po avancon në shkollat shqiptare

June 22, 2026
“Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare

“Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare

June 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In