Paralajmëron Basha: Oligarkët që ndihmojnë Berishën do përfundojnë si kolegët e tyre në Bosnje e Serbi kur t’ju ngrijnë asetet

Basha1

TIRANË

Në bashkëbisedimin me mediat, pas situatës kaotike krijuar sot në selinë e PD, si pasojë e protestës së Sali Berishës, kryedemokrati Basha fajësoi policinë se nuk ndërhyri në kohë.

“Policia duhet të ndërhynte që në momentin e dhunës ndaj selisë. Po kështu ishte plani Berisha Rama. Ndërhynë edhe kancelaritë Berisha e Rama flenë në të njëjtin shtrat politik, do bëjmë gjithçka për t’ua kthyen në arkivolin e tyre politik. Sali Berisha e Rama janë vëllezërit siamez. 8 janari i Berishës, ka qenë shërbimi më i mirë i Sali Berishës ndaj Edi Ramës.” u shpreh Basha, ndërsa ftoi policinë të hetojë, duke theksuar se pamjet filmike janë në dispozicion.

“Asnjë oligark asnjë pronar televizioni asnjë grup i organizuar përfshi organizatën kriminale të Berishës, nuk do zhvendosë të vërtetën, Agresorët sot ishin organizata kriminale e Berishës, Edi Rama e disa media të paguar nga oligarkë, që e dinë mirë se c’do i gjejë kur Rama e berishë do të përfudnojnë ku e kanë vendin. Në ambjentet e PD do të ketë demokratë. Ndryshimi do të vijë ndaj kanë organizuar këtë marrëzi e kanë financuar e bashkëfinancojnë. E dimë kush e financon Sali Berishën. Emrat do i bëjnë të ditur, nuk do i shpëtojë dot asnjë oligark asnjë financues, ju garantoj. Ndaj janë tërbuar, po le të vazhdojnë edhe ca kohë festën e tyre prej sheikësh. Kanë qënë ata që i kanë bërë gropën Berishën kur ishte kryeministër, sot në paradhomën e Edi Ramës, por nuk do të shkojë sic mendojnë ata. Nuk do i imponohen shqiptarëve. Le të vazhdojnë janë nën vëzhgimin tonë, të partnerëve e një drejtësie që sot është në kontroll politik pak nga pak do nisë të bëjë detyrë.

Do vijë dita që si kolegët e tyre ne Bosnje e Serbi t’ju ngrihen asetet, e të japin llogari. Nuk do ketë charter ti shpëtojë.” u shpreh Basha.

Next Post

Comments 1

  1. Lili says:

    Ke surrat të dalesh ti vrases, e hajdut , imorai w i pabese.Mallkuar qofsh

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com