• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Paralajmërimi i zyrtarit të lartë që e shkarkuan nga detyra: SHBA-ja mund të përballet me ‘dimrin më të errët

by Java News
15/05/2020 09:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SHBA-ja mund të përballet me “dimrin më të errët” për shkak të pandemisë, raporton sot BBC, duke iu referuar deklarates se bere nje dite me pare nga ish zyrtari i lartë shëndetësor i SHBA-së.

Ai i tha Kongresit se vendi mund të përballet me “dimrin e tij më të errët në historinë moderne” për shkak të koronavirusit.

Rick Bright, drejtoi agjencinë qeveritare që bëri përpjekje të zhvillonte një vaksinë, por u shkarkua nga posti i tij, muajin e kaluar.

Ai ka thënë se ishte hequr nga puna për shkak të ngritjes së shqetësimeve për mënyrën sesi SHBA-ja i është përgjigjur situatës me pandeminë.

Rick Bright ka qenë drejtor i Autoritetit të Kërkimit dhe Zhvillimit të Avancuar Biomjekësor në SHBA.

bright

Ai dëshmoi para një paneli të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan.

Bright i tha gjithashtu një nënkomiteti për Shëndetësinë të Dhomës së Përfaqësuesve se për shkak të “mosveprimit” nga ana e autoriteteve në fazat e hershme të pandemisë ka ndodhur “humbje të jetërave” nga koronavirusi.

Ai tha se e kishte ngritur çështjen e mungesës së pajisjeve mjekësore në muajin janar, në “nivelet më të larta” të Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore (HHS), por “nuk mori asnjë përgjigje”.

Në Shtetet e Bashkuara nga koronavirusi i ri janë infektuar rreth 1.4 milionë njerëz dhe rreth 82 mijë kanë vdekur.

Presidenti amerikan, Donald Trump, i cili po bën presion që ekonomia e SHBA-së të rihapet shpejt, ka thënë se e ka shkarkuar zyrtarin amerikan pasi ai ishte një “punonjës i pakënaqur”.

“Për mua ai nuk është asgjë më shumë se një person me të vërtetë i pakënaqur”, tha Trump të enjten para gazetarëve, duke shtuar se ai nuk e njihte Bright.

Në fillim të kësaj jave, eksperti kryesor për sëmundjet infektive në SHBA, Anthony Fauci paralajmëroi një komitet të Senatit se një heqje e parakohshme e masave të izolimit mund të çojë në shpërthim të përhapjes së koronavirusit. Presidenti Trump të mërkurën ee çuajti paralajmërimin e Faucit si të papranueshëm.

g.kosovari

Next Post
2 marsi i Metës/ Klosi: S’ka as forcë dhe as njerëz. Po humb vlerat e një presidenti

"Të hapen dosjet e pushtetarëve, boll kemi pritur"/ Klosi: Hetimi i të ngelurve në Vetting sinjal për të korruptuarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

November 2, 2026
Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

November 2, 2026
Pensionistët marrin bonus, të moshuarit që jetojnë jashtë vendit mund ta tërheqin deri pas 36 muajsh

Pensionet private dhe pagat informale, eksperti shpjegon çfarë i pret pensionistët dhe si mund të sigurohet e ardhmja financiare

November 2, 2026
Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

November 2, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

November 2, 2026
Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

November 2, 2026
Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

November 2, 2026
Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

November 2, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

Projekti në Sazan, Rama: S’ka marrëveshje me investitorët, flamingot nuk do të përfundojnë në mëngjesin e Trump!

November 2, 2026
Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In