• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Të hapen dosjet e pushtetarëve, boll kemi pritur”/ Klosi: Hetimi i të ngelurve në Vetting sinjal për të korruptuarit

by Java News
15/05/2020 09:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lajmi se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po heton 10 ish-gjyqtarë të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese që u shkarkuan nga vetingu për fshehje të pasurisë është përshëndetur dje nga ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi.

Ky i fundit gjatë një prononcimi për gazetën “sot”, u shpreh dje se hetimi i të ngelurve në veting është një lajm i mirë, ndërsa theksoi se ky veprim i SPAK është një sinjal për kastën e të korruptuarve se kohës kur ishin imunë ndaj drejtësisë po i vjen fundi.

Sipas zotit Klosi, çdo gjyqtar dhe prokuror që nuk justifikon pasurinë duhet të hetohet. “Nisja e hetimeve për 10 ish-anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese që kanë ngelur në veting nga ana e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion është një lajm i mirë.

Kjo lëvizje e SPAK është një lëvizje që unë e shikoj siç e presin të gjithë shqiptarët që kushdo nga gjyqtarët dhe prokurorët që kanë ngelur në veting duhet të japin llogari. Kjo pasi të ngelësh në veting do të thotë se ata nuk kanë qenë në rregull me parametrat që kërkon ligji, kështu që nisja e hetimeve për ta duhet përgëzuar dhe përshëndetur.

Pra, nëse një gjyqtar apo prokuror nuk është në rregull, nuk justifikon pasurinë, natyrshëm duhet të hetohen dhe japin llogari. Kjo do të thotë se SPAK po i jep një mesazh të gjithë të korruptuarve se në këtë vend drejtësia tani po lëviz dhe nuk e kanë më të lehtë që të vjedhin apo të ushtrojnë korrupsion”, deklaroi ai.

Më tej, ish-kreu i SHISH theksoi se SPAK duhet të shtojë forcën goditëse, ndërsa kërkoi që në skanerin e drejtësisë së re të vihen edhe prokurorët dhe gjyqtarët e tjerë të ngelur në veting, duke qenë se numri i tyre shkon diku tek 90. “Nuk ka rëndësi numri se sa prokurorë dhe gjyqtarë kanë ngelur në veting qofshin këta 90 apo 100.

Kjo është e parëndësishme. E rëndësishmja është që SPAK po jep një mesazh që reforma në drejtësi nuk është bërë kot, nuk është e dështuar siç pretendon opozita. Kështu që, për mua nisja e hetimeve për gjyqtarët dhe prokurorët që kanë ngelur në veting është një lajm i mirë dhe uroj që kësaj çështje t’i shkojnë deri në fund”, u shpreh ai.

Por hetimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të ngelur në veting nuk është e vetmja strategji që duhet të ndjekë Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi i bëri thirrje SPAK që të shtrijë hetimet edhe tek zyrtarët, ndërsa shprehu bindjen se ka ardhur koha që të hapen dosjet e politikanëve dhe pushtetarëve të korruptuar.

“Nëse sistemi gjyqësor është gati dhe i ka njerëzit mendoj se ka ardhur koha që të hetohen edhe pushtetarët e korruptuar që deri më dje kanë qenë të paprekshëm.

Pra, nëqoftëse vendet bosh që lanë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga vetingu po mbushen, mendoj se ka ardhur koha që SPAK të vihet në lëvizje. Nuk ka më kohë dhe boll kemi pritur.

Ka ardhur koha që pushtetarët, politikanët dhe ish-zyrtarët e korruptuar të japin llogari. Ideja e reformës në drejtësi nuk është thjesht për të dënuar, por është një ide që të japë një mesazh se ky shtet nuk lejon më që njerëzit të bëjnë çfarë të duan me pasurinë publike dhe detyrat që iu ngarkon ligji.

Kudo jepet llogari edhe në politikë edhe në njerëzit e gjyqësorit. Pra, ky është një mesazh që nuk do të ketë më gallatë dhe se të korruptuarit duhet të japin llogari para drejtësisë”, nënvizoi ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi.

Next Post
65-vjetori i krijimit/ Xhaçka: Baza Ajrore e Kuçovës më pranë ringritjes se kurrë

65-vjetori i krijimit/ Xhaçka: Baza Ajrore e Kuçovës më pranë ringritjes se kurrë

Comments 1

  1. Cakjo says:
    6 years ago

    Ke te drejt

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacioni në Sarandë, policia del me njoftimin zyrtar: Arrestohen 8 persona dhe 4 efektivë policie

Operacioni në Sarandë, policia del me njoftimin zyrtar: Arrestohen 8 persona dhe 4 efektivë policie

May 15, 2026
Hoxha: Personat pas eliminimit të Martinajt zhdukën edhe trupin për të mos lënë prova

Hoxha: Personat pas eliminimit të Martinajt zhdukën edhe trupin për të mos lënë prova

May 15, 2026
Negociatat Izrael-Liban, DASH njofton zgjatjen e armëpushimit me 45 ditë

Negociatat Izrael-Liban, DASH njofton zgjatjen e armëpushimit me 45 ditë

May 15, 2026
AMP arreston drejtues të Policisë së Sarandës, zbardhen detaje nga aksioni në jug

AMP arreston drejtues të Policisë së Sarandës, zbardhen detaje nga aksioni në jug

May 15, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

Braçe flet “pa doreza”: Tirana nuk po qeveriset! Ristani të ulë tonet, kryeqyteti me notën 4

May 15, 2026
Trump paralajmëron Tajvanin: SHBA nuk mbështet pavarësinë

Trump paralajmëron Tajvanin: SHBA nuk mbështet pavarësinë

May 15, 2026
Debati në PS, Braçe i del në krah Spiropalit: Nuk ka arsye për përjashtim

Debati në PS, Braçe i del në krah Spiropalit: Nuk ka arsye për përjashtim

May 15, 2026
Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

Hetim për ndërtime pa leje në Sarandë e Ksamil, arrestohet shefi i komisariatit dhe dy inspektorë

May 15, 2026
Tatimet nisin amnistinë fiskale: Fshihen borxhet e prapambetura dhe gjobat deri në vitin 2024

Tatimet nisin amnistinë fiskale: Fshihen borxhet e prapambetura dhe gjobat deri në vitin 2024

May 15, 2026
Eurovizioni/ Alis: Gara nuk ka mbaruar, na votoni me numrin 5!

Eurovizioni/ Alis: Gara nuk ka mbaruar, na votoni me numrin 5!

May 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In