• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paralajmërimi i Gjonajt: Ata që nxitën të miturit për akte dhune nuk do t’u shpëtojnë hetimeve

by A R
15/12/2020 20:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Duhet të nis një hetim për ata që kanë organizuar protesta dhe kanë keqpërdorur të miturit”, deklaroi sot gjatë një interviste televizive ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Në lidhje se çfarë parashikon ligji shqiptarë ndaj të miturve që janë në protestë dhe janë ndaluar, Gjonaj tha se, “në këtë protestë janë keqpërdorur të miturit dhe të miturve dhe në konventa dhe aktet ndërkombëtare të të drejtave të fëmijëve u njihet e drejta për t’u  grumbulluar por në mënyrë paqësore. Përsa kohë këta fëmijë  apo të mitur që janë nën moshën e përgjegjësisë penale janë përdorur nga ata që i kanë nxitur për të qenë pjesë e protestave duhet në radhë të  parë të fillojë hetimi për ata që i kanë nxitur këto protesta”.

“Përsa i përket përgjegjësisë penale që mbajnë ata të mitur që janë brenda përgjegjësisë penale do jetë gjykata që do vendosi masën e sigurisë për këta të mitur. Besoj se në të gjitha raste që gjykata ka zhvilluar procese dhe ka marrë masa siguri për të miturit kanë shkuar drejtë atyre që janë masa alternative dhe masa të buta”, tha ajo

Në lidhje me deklarata e qeverisë se opozita ka qenë në bllok mbrapa protestave, ndërsa sot kryeministri e veçoi Bashën dhe akuzoi Metën, Gjonaj tha se, “ne kemi parë se gjatë këtyre ditëve ka patur eksponentë apo drejtues të institucioneve të pushtetit vendor të PD apo dhe eksponent të LSI-së dhe besoj se gjithë pamjet kanë treguar se në mos janë organizatorët kryesor ata kanë qenë pjesë dhe për më tepër se kanë marrë pjesë të miturit fëmijët që kanë qenë nën moshën e përgjegjësisë penale në grupime apo protesta. Nuk  meritojnë më të konsiderohen protesta pasi pati akte dhune, akte të cilat kanë shkatërruar gjithë pjesën e institucioneve publike, institucionet kulturore, po nga ana tjetër duhet të themi se pjesë e këtyre organizimeve kanë qenë edhe eksponentë të partive opozitare”.

Në lidhje me vendimin e  qeverisë për dhënien e pensionit të familjes Rasha, Gjonaj tha se është një vendimi i Këshillit të Ministrave dhe është në kompetencën e Këshillit për të nxjerrë një vendim në bazë ligjore që është ligji për Sigurime Shoqërore. Nuk është një akt i jashtëzakonshëm, përkundrazi i referohet përgjigjes me masa, në rastin konkret pension për familjarët për shkakun e humbjes së jetës së djalit të tyre.

/a.r

Next Post
Saga e 6 vrasjeve/ Ja pista kryesore e hetimit për ekzekutimin e sotëm në Rrëshen

Saga e 6 vrasjeve/ Ja pista kryesore e hetimit për ekzekutimin e sotëm në Rrëshen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Varshava pret, policia ruan, shqiptarët besojnë

Varshava pret, policia ruan, shqiptarët besojnë

March 26, 2026
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Hakerat iranianë sulm kibernetik mbi Postën Shqiptare, Demo: AKSHI dhe ekspertët po analizojnë situatën

March 26, 2026
Ambasada e SHBA-ve bën njoftimin e rëndësishëm për Lotarinë amerikane

Rihapet lotaria amerikane, konsulenti i vizave zbulon gabimet që bëhen në aplikim dhe risitë: Ja tarifa që do paguani

March 26, 2026
Nga Zuckerberg te Huang, Trump emëron liderët e teknologjisë në Këshillin për IA-në

Nga Zuckerberg te Huang, Trump emëron liderët e teknologjisë në Këshillin për IA-në

March 26, 2026
Katër shtetas të huaj kapen në kufirin shqiptar me drogë

DETAJE / Sekuestrohen 34 kg kanabis në pikën kufitare të Goricës në Korçë, arrestohen dy shtetas grekë

March 26, 2026
Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për ekzistencën e Izraelit

Netanyahu trembet se Trump mund t’i japë fund luftës, urdhër ushtrisë: Shkatërrojeni shpejt Iranin!

March 26, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Lezha po vajton ikjen e Ulësisë! Karakaçi dhe Nufi shihen në pasqyrë dhe…

March 26, 2026
Shantazhi amerikan për energjinë e shtyn BE-në drejt marrëveshjes për tarifat

Shantazhi amerikan për energjinë e shtyn BE-në drejt marrëveshjes për tarifat

March 26, 2026
“Jam droguar dhe përdhunuar”, rrëfimi tronditës i një të mbijetuare të Jeffrey Epstein

“Jam droguar dhe përdhunuar”, rrëfimi tronditës i një të mbijetuare të Jeffrey Epstein

March 26, 2026
Trump propozon paqe 1-mujore, por Izraeli dhe Irani veprojnë sipas rregullave të tyre

Trump propozon paqe 1-mujore, por Izraeli dhe Irani veprojnë sipas rregullave të tyre

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In