• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Paralajmërimi i fortë i FBI: Protesta dhe dhunë e armatosur në Uashington, nëse hiqet Donald Trump

by Java News
11/01/2021 23:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një memo e FBI për agjencitë e zbatimit të ligjit paralajmëron mundësinë e protestave të armatosura në të gjithë SHBA-në, duke nisur nga 16 janari.

“Associated press” raporton se FBI paralajmëron se një grup i armatosur do t’i drejtohet Uashingtonit, po më 16 janar, dhe “do të zhvillojë një kryengritje nëse Kongresi heq Presidentin Trump nga detyra, sipas një zyrtari të lartë të zbatimit të ligjit”.

Memo-ja, e zbuluar nga mediat amerikane, vjen në një kohë kur Joe Biden u certifikua si presidenti i ri i SHBA-ve dhe pritet të përurohet më 20 janar. Raportimet ngjallin frikë për gjakderdhje pas ngjarjes së rëndë në Capitol, ku pesë persona humbën jetën pas trazirave të dhunshme.

Në buletinin e brendshëm të FBI ngrihet alarmi se që nga e diela mund të nisin protestat mbarëkombëtare që do të vijojnë deri më 20 janar. Hetuesit besojnë se disa nga njerëzit janë anëtarë të disa grupeve ekstremiste, thanë zyrtarët. Buletini u raportua për herë të parë nga ABC.

“Protestat e armatosura po planifikohen në të 50 shtetet nga 16 janari deri më 20 janar dhe në Capitol nga 17 janari deri më 20 janar”, thuhet në buletin, sipas zyrtarëve. Këta të fundit folën për AP në kushte anonimati pasi nuk janë të autorizuar të flasin publikisht.

Gjenerali i ushtrisë Daniel Hokanson, shefi i Byrosë së Gardës Kombëtare, u tha gazetarëve të hënën se Garda po mbikëqyr situatën në të gjithë vendin. “Ne po e mbikëqyrim të gjithë vendin për të siguruar monitorim, dhe që rojet tona në çdo shtet janë në një koordinim të ngushtë me agjencitë e tyre lokale të zbatimit të ligjit për të siguruar çdo mbështetje të kërkuar”. Panorama.al

Next Post
Kisha katolike ndryshim historik/ Papa Françesku u “hap dyert” grave

Kisha katolike ndryshim historik/ Papa Françesku u “hap dyert” grave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas Microsoft, probleme edhe në bankat më të mëdha amerikane! Mijëra klientë pa akses në llogaritë

Pas Microsoft, probleme edhe në bankat më të mëdha amerikane! Mijëra klientë pa akses në llogaritë

November 16, 2026
“Je servil i padobishëm! Je dyfytyrësh”! Bido sherr me Kikinë: Guxo të ma thuash jashtë studios…

“Je servil i padobishëm! Je dyfytyrësh”! Bido sherr me Kikinë: Guxo të ma thuash jashtë studios…

November 16, 2026
“Projekti është gati për ndërtim”- Nënshkruhet marrëveshja për Parkun Eolik të Spillesë, Karakaçi: Operimi nis më 2028!

Nga Tiranë–Durrësi te bypass-i i Elbasanit, Karakaçi zbulon projektet e mëdha rrugore: Ja akset që do të financohen

November 16, 2026
Reshje të dendura shiu dhe erë e fortë në Lezhë! Uji përmbyt disa akse kryesore

Reshje të dendura shiu dhe erë e fortë në Lezhë! Uji përmbyt disa akse kryesore

November 16, 2026
“Jo se është çelësi magjik, por…”, ish-ministrja e Arsimit tregon si u mor vendimi për mbylljen e TikTok

“Kemi reflektuar nga protesta”, Kushi: Për pensionistët kemi dashur, por s’kemi mundur të bëjmë më shumë

November 16, 2026
“Non grata” 2 gazetarët shqiptarë në Greqi/ Deputeti socialist Ardit Bido kërkon listën e personave të ndaluar në kufi

Spiropali u përjashtua edhe nga Grupi Parlamentar? Deputeti Bido: Ja kur vendoset…

November 16, 2026
Eksperti mjeko-ligjor: Sipas asaj që pashë në dosje, besoj se Epstein e mbytën dhe më pas e varën

Eksperti mjeko-ligjor: Sipas asaj që pashë në dosje, besoj se Epstein e mbytën dhe më pas e varën

November 16, 2026
Bisedimet për paqen, Zelensky njofton takimin në Berlin: SHBA dhe Evropa pjesë e diskutimeve të përbashkëta

Bisedimet për paqen, Zelensky njofton takimin në Berlin: SHBA dhe Evropa pjesë e diskutimeve të përbashkëta

November 16, 2026
Zjarr masiv, forca të shumta zjarrfikëse nga katër bashki të Elbasanit në aksion për shuarjen e flakëve

Zjarr masiv, forca të shumta zjarrfikëse nga katër bashki të Elbasanit në aksion për shuarjen e flakëve

November 16, 2026
Klosi tregon çfarë ndodhi në Asamblenë Socialiste: Spiropali është shkarkuar nga të gjitha forumet

Klosi tregon çfarë ndodhi në Asamblenë Socialiste: Spiropali është shkarkuar nga të gjitha forumet

November 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In