• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Paralajmërimi i Biden: Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen ushtarakisht nëse Kina sulmon Tajvanin

by Java News
23/05/2022 17:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetet e Bashkuara do të ishin të gatshme të ndërhynin ushtarakisht nëse Kina do ta sulmonte Tajvanin. Kështu deklaroi Presidenti Joe Biden gjatë një konference për shtyp në Tokio, kur u pyet nga gazetarët për të qartësuar qëndrimin e Shteteve të Bashkuara. Kjo deklaratë përfaqëson një zhvendosje nga qasja e “paqartësisë strategjike” të përqafuar prej kohësh për këtë çështje nga presidentët amerikanë.

Presidenti Joe Biden tha se Shtetet e Bashkuara do të ishin të gatshme të ndërhynin për të mbrojtur Tajvanin, nëse Kina do ta sulmonte atë.

Në një konferencë për shtyp në Tokio, Presidenti Biden u pyet nëse Shtetet e Bashkuara ishin të gatshme të “përfshiheshin ushtarakisht për të mbrojtur Tajvanin”, duke pasur parasysh se Uashingtoni nuk u tregua i gatshëm ta bënte këtë pas agresionit rus në Ukrainë.

“Po. Ky është zotimi që kemi marrë”, tha Presidenti Biden, pa shpjeguar se çfarë do të përfshinte një mbrojtje hipotetike e Shteteve të Bashkuara për Tajvanin.

“Arsyeja pse e them këtë është sepse tashmë nuk bëhet më fjalë vetëm për Ukrainën. Nëse, pas gjithë ç’ka bërë (Putini) do të ketë një riafrim mes ukrainasve dhe Rusisë, dhe sanksionet nuk vazhdojnë, atëherë çfarë sinjali do t’i dërgohej Kinës për koston e një përpjekjeje për ta marrë Tajvanin me forcë?”, shtoi Presidenti Biden.

Kjo është ‘lëvizja e fundit’ e dukshme e Presidentit Biden nga qasja e “paqartësisë strategjike” që presidentët amerikanë kanë përqafuar prej kohësh kur flitej për një pushtim të mundshëm kinez të Tajvanit.

Kina e konsideron Tajvanin një provincë të shkëputur dhe është zotuar se do ta rimarrë atë, nëse do të jetë e nevojshme edhe me forcë. Ministria e jashtme kineze dënoi komentet e Presidentit Biden.

“Askush nuk duhet të nënvlerësojë vendosmërinë, vullnetin dhe aftësinë e popullit kinez për të mbrojtur sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial. Mos i dilni kundër 1.4 miliardë kinezëve”, tha Wang Wenbin, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze.

Presidenti Biden prezantoi gjithashtu të hënën një iniciativë që synon të demostrojë angazhimin ekonomik amerikan në Azi, përkundër aktivitetit të Kinës. Megjithëse i vlerësojnë këto përpjekje, kritikët thonë se një kuadër i tillë bashkëpunimi nuk do të përbëjë detyrim ligjor për vendet pjesëmarrëse.

“Nga ana e tyre, kinezët po e kodifikojnë angazhimin e tyre. Mendoj se është problematike kur Shtetet e Bashkuara nuk po e bëjnë një gjë të tilë. Nëse jemi në këtë konkurencë ekstreme me Kinën, ne nuk po veprojmë si ata. Dhe duket se ata po bëjnë punë më të mirë”, thotë Derek Grossman, Korporata RAND.

Sidoqoftë, Presidenti Biden konfirmoi mbështetjen amerikane për politikën e “një Kine të vetme”.

“Mbështesim politikën e ‘një Kine të vetme’. Mbështesim hapat e ndërmarrë në të kaluarën, por kjo nuk do të thotë se Kina ka juridiksionin që të ndërhyjë dhe të përdorë forcën për të marrë Tajvanin. Prandaj, qëndrojmë të vendosur përkrah Japonisë dhe vendeve të tjera në mënyrë që kjo të mos ndodhë.

Nuk pres që të ndodhë; nuk do të ketë përpjekje për diçka të tillë. Shumë do të varet nga sa fort bota do ta bëjë të qartë që një veprim i tillë do të shkaktojë pakënaqësi afatgjatë në komunitetin botëror”, tha Presidenti Biden.

Bazuar në politikën e “një Kine të vetme”, Shtetet e Bashkuara njohin Pekinin si qeveri të Kinës dhe nuk kanë marrëdhënie diplomatike me Tajvanin.

Megjithatë, Shtetet e Bashkuara mbajnë kontakte jozyrtare me Tajvanin, madje edhe një ambasadë de facto në kryeqytetin Taipei. Shtetet e Bashkuara e furnizojnë Tajvanin me armatime ushtarake për të mundësuar mbrojtjen e këtij vendi ishullor./VOA/m.j

Next Post
Mediat amerikane: Vizita e Mike Pompeo në “Ashraf 3” në Tiranë do tronditë Teheranin. Ja arsyet pse ishte e rëndësishme

Mediat amerikane: Vizita e Mike Pompeo në “Ashraf 3” në Tiranë do tronditë Teheranin. Ja arsyet pse ishte e rëndësishme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Koçeku braktisi grupin socialist, deputeti i PS: E telefonova sapo mora vesh lajmin, por e kishte fikur telefonin

Koçeku braktisi grupin socialist, deputeti i PS: E telefonova sapo mora vesh lajmin, por e kishte fikur telefonin

June 15, 2026
Shkatërrohet “banka sekrete” e krimit në Itali, 41 të arrestuar, qindra milionë euro të trafikut të drogës dhe rrjete shqiptare nën hetim

Shkatërrohet “banka sekrete” e krimit në Itali, 41 të arrestuar, qindra milionë euro të trafikut të drogës dhe rrjete shqiptare nën hetim

June 15, 2026
Pasojat e rënda të një harte administrative

Pse shtresa të pa kthjelluara shoqërore po nxisin paqëndrueshmëri?

June 15, 2026
Bido për marshimin në Rinas: Drejtimi i protestuesve te infrastruktura kritike është akt antikombëtar

Bido për marshimin në Rinas: Drejtimi i protestuesve te infrastruktura kritike është akt antikombëtar

June 15, 2026
“Zot më jep forcë…”, Marjana Koçeku reagon sërish pas largimit nga PS

“Zot më jep forcë…”, Marjana Koçeku reagon sërish pas largimit nga PS

June 15, 2026
“Heqje e sanksioneve, zhbllokim asetesh dhe dëmshpërblime lufte”, Irani zbulon detajet e marrëveshjes me SHBA-në

“Heqje e sanksioneve, zhbllokim asetesh dhe dëmshpërblime lufte”, Irani zbulon detajet e marrëveshjes me SHBA-në

June 15, 2026
“Shumë banorë në Vlorë e duan investimin”, deputetja: Bllokimi i aksit të Rinasit nga protestuesit, gabim

“Shumë banorë në Vlorë e duan investimin”, deputetja: Bllokimi i aksit të Rinasit nga protestuesit, gabim

June 15, 2026
Manjani: Nuk jam kundër protestës, por kundër revolucionit, pas saj shoh ndikime politike ndërkombëtare

Manjani: Nuk jam kundër protestës, por kundër revolucionit, pas saj shoh ndikime politike ndërkombëtare

June 15, 2026
Protestat, analisti: Po përdoren për të sulmuar Trumpin

Protestat, analisti: Po përdoren për të sulmuar Trumpin

June 15, 2026
GB News: Protestat në Shqipëri po godasin turizmin, rriten anulimet e rezervimeve

GB News: Protestat në Shqipëri po godasin turizmin, rriten anulimet e rezervimeve

June 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In