• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I propozoi në restorantin ku u martua Merlin Monro, kush është ish-bashkëshorti amerikan i Parashqevi Simakut dhe historia e tyre e dashurisë që përfundoi me ndarje

by A M
14/12/2024 15:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Parashqevi Simaku është padyshim një nga ikonat e muzikës shqiptare të viteve ’80. Parashqevia fitoi dashurinë e publikut me zërin melodioz, bukurinë, sharmin dhe elegancën. Këngëtarja filloi të merrej me muzikë në moshën 14-vjeçare. Ajo ka marrë pjesë në shumë festivale ku publiku mezi priste ta shihte në skenë dhe ka fituar shumë çmime të para.

Parashqevi Simaku, këngëtarja e dashur e shqiptarëve iku nga Shqipëria në vitin 1992. Asnjë lajm prej saj, derisa u rikthye. Për të marrë pjesë në Festivalin e Këngës dhe dhënë një koncert në Shqipëri. Ishte viti 1997. Koha e gabuar për ta bërë këtë. Në Shqipëri luftohej. Parashqevia dha dikur këtë intervistë, në Hotel Rogner, për gazetaren Rudina Xhunga. Ishte 14 shkurt 1997.

Ndaj edhe pse në Shqipëri kishte luftë, të gjitha pyetjet janë për dashurinë. Intervista nuk u botua për shkak se gazeta “Koha Jonë” u dogj më 2 mars 1997.

Ajo u botua e plotë, vetëm pas rihapjes, më 4 maj 1997.

Prej asaj kohe Parashqevei Simaku nuk ka folur më kurrë, askush nuk di çfarë ndodhi me të. Përveçse dimë me siguri që e duan akoma. Në Shqipëri, këtë divë të këngës, e duan të gjithë.

Na thoni një datë që e veçoni nga të tjerat?

Dita e të dashuruarve. Në 14 shkurt ’96, Robert, im shoq më propozoi martesë. Atë mbrëmje shkurti, ai më ftoi në restorantin Xhons të Beverly Hills, ku më dhuroi unazën e familjes së tij. Më pas mësova se po në atë restorant ishte martuar dhe Merlin Monro.

Si u njohët?

Nuk pata ndonjë romancë dashurie, sepse e vetmja dashuri që më ka lindur, më zhvillohet dhe besoj s’do më vdesë kurrë, është muzika, por s’kam harruar kurrë se në jetën time familja zë një vend të rëndësishëm.

Njohja jonë erdhi për shkak të punës së përbashkët. Ai ishte instrumentist, i binte kitarës dhe këndonte në grupin, ku e shoqëruar nga 6 muzikantë, unë këndoja. Ndërsa po i jepnim dorën e fundit punës për të përfunduar albumin tim, më pyeti një ditë nëse mund të dilnim bashkë.

Përgjigja juaj ishte menjëherë po?

Një shqiptare nuk thotë menjëherë po, qoftë dhe në Amerikë. Unë kujtoj t’i kem thënë: “Puno me mua, ose dashurohu me mua”, ndërsa ai m’u përgjigj se nuk do t’i pëlqente t’i ndante. Ai është shumë simpatik dhe unë duke i lënë refuzimet mënjanë, i shpjegova, që më parë duhet të respektonte traditën e vendit tim, pra t’i kërkonte dorën e vajzës, prindërve të mi, me anë të një letre.

Kjo në fillim s’i pëlqeu shumë, por duke shkruar një letër të gjatë, të gjatë, nisi t’i dukej gati zbavitës fakti që iu shkruante dy njerëzve të panjohur, kundrejt të cilëve ndjente detyrim shpirtëror. Prindërit e mi i kthyen përgjigje pas dy javësh dhe pasi u prezantova në familjen e tij, për të dy nisi një jetë tjetër, një jetë e përbashkët që na duket sikur do të vazhdojë përjetësisht. Me kohë, kam kuptuar se ia vlen të ndash jetën tënde me një njeri të mrekullueshëm si Robert.

Robert është i mrekullueshëm, pse është i bukur, apo ka të tjera veti dhe karakteristika të padukshme për syrin e të panjohurit?

Është vështirë të flasësh për burrin tënd, por ajo që më duket kryesorja është ndjeshmëria e tij, ngrohtësia njerëzore me të cilën të rrethon, dashuria që të dhuron.

Ju e kishit thirrur ngaherë në ëndrrat tuaja një njeri si ai?

Unë kisha shkruar një listë dikur, me 10 veti që duhet t’i kishte bashkëshorti i ardhshëm. Roberti ka 13.

Pra në vitin ’92 kur u larguat nga Shqipëria ishit pothuajse e bindur, se, askush këtu nuk do mund të qe i denjë për listën tuaj 10 kërkesëshe?

Nga Shqipëria ika zemërthyer prej lidhjes me një njeri i cili dukej se ecte në një rrugë krejt të kundërt nga e imja. Kur kuptova se sado të përpiqesha, rrugët tona s’do e kishin kurrë një pikë të përbashkët, sakrifikova dhimbjen time, për t’u larguar drejt së panjohurës, por jo me ide krejt të paqarta, pse ajo që gjithmonë më ka udhëhequr, ka qenë ambicia për të ecur në rrugën e artit.

Robert është shqiptaro-amerikan?

Prej 100 brezash amerikan.

Në një video e postuar në rrjetet sociale shkëputur nga televizioni amerikan “Abc 7”. Gruaja, e cila ka ngjashmëri me këngëtaren merr nga fëmijët një “Çantë Bekimi (BackPack)” për të pastrehët.

Në video, gruaja që merr çantën dhe flet prezantohet me emrin “Simaku Nolfe”, në fakt ky është mbiemri i ish-bashkëshortit të saj, Robert Nolfe. Kështu që, përveç ngjashmërisë, shqiptarët që jetojnë në SHBA kanë bërë lidhjen edhe me emrin e saj dhe të të shoqit./a.m.

Next Post
Drafti i BE për dialogun: Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet

Drafti i BE për dialogun: Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri Nufi takohet me Komandantin e ri të KFOR, Roberto Vergori: Shqipëria kontributin aktiv në sigurinë dhe stabilitetin e Kosovë e më gjerë

Ministri Nufi takohet me Komandantin e ri të KFOR, Roberto Vergori: Shqipëria kontributin aktiv në sigurinë dhe stabilitetin e Kosovë e më gjerë

October 20, 2026
Studentët me maska sulmojnë me molotovë institucionet, reagon Policia! Një prej tyre kërcënon se do djegin bizneset nëse nuk dalin në shesh

Studentët me maska sulmojnë me molotovë institucionet, reagon Policia! Një prej tyre kërcënon se do djegin bizneset nëse nuk dalin në shesh

October 20, 2026
NATO do të dërgojë aeroplanë dhe dronë në Detin e Zi pas sulmeve ndaj anijeve

NATO do të dërgojë aeroplanë dhe dronë në Detin e Zi pas sulmeve ndaj anijeve

October 20, 2026
Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë!

Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë!

October 20, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Refuzimi i dialogut nga studentët protestues? Kronikë e paralajmëruar

October 20, 2026
Aksident në bypassin e Fierit, betonierja karambolohet me mjetin e transportit, plagoset një nga drejtuesit

Aksident në bypassin e Fierit, betonierja karambolohet me mjetin e transportit, plagoset një nga drejtuesit

October 20, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

October 20, 2026
Protestuesit shpërndahen në disa drejtime, ndezin koshat e mbeturinave në rrugë, Policia i ndjek me makina dhe shoqëron disa prej tyre

Protestuesit shpërndahen në disa drejtime, ndezin koshat e mbeturinave në rrugë, Policia i ndjek me makina dhe shoqëron disa prej tyre

October 20, 2026
Gjykata i liron pas arrestimit për dhunë, shumica e të rinjve rikthehet përsëri në rrugë për protestë!

EMRAT/ Gjykata e Tiranës liron nga qelia protestuesit e arrestuar, u caktoi vetëm masën ‘detyrim paraqitje’!

October 20, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Studentët i pamë, kur mungonin

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com