• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Paralajmërimi i ashpër i Johnson: Mund të mos gjendet kurrë një vaksinë për koronavirusin

by Java News
12/05/2020 10:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Boris Johnson ka paralajmëruar mbrëmë se bota nuk ka asnjë garanci se do gjendet një vaksinë për koronavirusin.

Kryeministri tha që ne mund të jetojmë me këtë sëmundje për një kohë të gjatë pavarësisht se Mbretëria e Bashkuar është në pararojë të përpjekjeve për ta mposhtur atë.

Sidoqoftë, këshilltari shkencor kryesor i qeverisë, Sir Patrick Vallance u shpreh më optimist, ai tha se do ishte i befasuar nëse nuk do gjendet një vaksinë.

Z. Johnson u shpreh në konferencën e përditshme për shtyp: Shpresoj, shpresoj, shpresoj se do të arrijmë të kemi një vaksinë që mund të mposhtë virusin. Unë po dëgjoj disa gjëra shumë inkurajuese nga ato që po ndodhin në Oksford për të gjetur një vaksinë.”

Por mendoj se kjo nuk është aspak e garantuar. Unë kam të drejtë ta them këtë sepse kanë kaluar 18 vite dhe ne ende nuk kemi një vaksinë për Sars. Ajo që mund t’ju them është se Mbretëria e Bashkuar po bashkëpunon me ndërkombëtarët për të gjetur një vaksinë.

Kryeministri mendon se ne duhet të mësohemi dhe të përshtatemi me këtë sëmundje sepse mund të zgjasë për një kohë të gjatë.

“Ne duhet të bëhemi gjithnjë e më fleksibël, gjithnjë e më të shkathët, ndonjëherë më të zgjuar në mënyrën se si trajtojmë, jo vetëm këtë infeksion, por edhe infeksione potencialisht në të ardhmen”.

Në një deklaratë më herët Johnson u shpreh se qeveria duhej të planifikonjë një “skenar të rastit më të keq”, nëse shkencëtarët nuk arrijnë të gjejnë një vaksinë.

“Është e qartë që e vetmja zgjidhje për koronavirusin është një vaksinë ose trajtim i bazuar në një ilaç. Ne shpresojmë por shpresa nuk është një plan. Një vaksinë ose trajtim mund të jetë më shumë se një vit larg. Në të vërtetë, në një skenar të rastit më të keq, ne kurrë nuk mund të gjejmë një vaksinë.

Pra plani ynë paraqet një situatë ku ne të gjithë duhet të bëhemi së bashku, të përgatitemi të pranojmë këtë virus mes nesh dhe të bëjmë të pamundurën për ta shmangur”.

g.kosovari

Next Post
“S’ka arsye që ne të manipulojmë shifrat”/ Kalo hedh poshte akuzat: Është e pamundur që të bëhet

Edhe sot 4 raste të reja/ Shkon në 876 numri i të prekurve me koronavirus në vend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me raketa dhe dronë

Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me raketa dhe dronë

March 28, 2026
Miqësorja me Ukrainën, nga zhgënjimi me Poloninë, tek e ardhmja e trajnerit Sylvinho

Miqësorja me Ukrainën, nga zhgënjimi me Poloninë, tek e ardhmja e trajnerit Sylvinho

March 28, 2026
Asambleja e 32-të e KOKSH, Gonxhja: Mbi 185 milionë lekë mbështetje për 18 federata olimpike për vitin 2026

Asambleja e 32-të e KOKSH, Gonxhja: Mbi 185 milionë lekë mbështetje për 18 federata olimpike për vitin 2026

March 28, 2026
Rama nis “punët e Shqipërisë”, ministra, deputetë e kryebashkiakë në terren për takime me qytetarët

Rama nis “punët e Shqipërisë”, ministra, deputetë e kryebashkiakë në terren për takime me qytetarët

March 28, 2026
Përkujtim dhe drejtësi, 29 vite nga tragjedia me 81 viktima në Otranto

Përkujtim dhe drejtësi, 29 vite nga tragjedia me 81 viktima në Otranto

March 28, 2026
Specialisti i Bankës Botërore: Transfertat drejt Shqipërisë deri 96% më lirë, çfarë ndryshon me SEPA

Specialisti i Bankës Botërore: Transfertat drejt Shqipërisë deri 96% më lirë, çfarë ndryshon me SEPA

March 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran-Izrael, frikë për përhapje të konfliktit në rajon

Rriten tensionet SHBA-Iran-Izrael, frikë për përhapje të konfliktit në rajon

March 28, 2026
Kokainë dhe ekstazi! Policia zbarkon në klubet e natës së Tiranës, 9 të arrestuar

Kokainë dhe ekstazi! Policia zbarkon në klubet e natës së Tiranës, 9 të arrestuar

March 28, 2026
“Mjekësia nuk është thjesht zanat!” Presidenti Begaj: Pas çdo diagnoze qëndron një histori njerëzore

“Mjekësia nuk është thjesht zanat!” Presidenti Begaj: Pas çdo diagnoze qëndron një histori njerëzore

March 28, 2026
Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

Berisha njofton datën e protestës së ardhshme: Edi ke vetëm një rrugë

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In