• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Paralajmërimi: ‘Dy lëvizje të frikshme planetare’, KUJDES data… Java astrologjike për 12 shenjat e horoskopit

by Java News
11/11/2025 18:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jemi në një periudhë ku lëvizjet planetare me Mërkurin në retrogradë sjellin ndryshime e ndikime të ndjeshme emocionale, por dhe mundësi për transformim personal. Java 10–16 nëntor na sjell përballje, vendime të rëndësishme dhe ndryshime në fushën sentimentale apo profesionale të cilat do të jenë të pashmangshme. Për të kuptuar më mirë çfarë fshihet pas këtyre lëvizjeve, a do të ketë surpriza për dashurinë, ndikime në financa, karrierë dhe shëndet, si dhe cilat janë ditët ku duhet treguar më shumë kujdes, astrologia dhe numerologia Liza Gjika në “Rreze Dielli” në Report TV, sjell një panoramë të detajuar të javës për çdo shenjë të horoskopit. 

“E nisim nga shenja që është në epiqëndër këtë muaj, Akrepit, të cilit do t’i dalin në sipërfaqe shumë gjëra. Kemi dy planete në të kundërt, Mërkurin dhe Jupiterin. Planeti i fatit Jupiteri nëse është në kthim prapa do të thotë se rregullohen disa gjëra që janë anashkaluar ose nuk keni patur kohë. Kujdes personat që udhëtojnë nuk duhet të ecni shumë! Jemi në javën ku numri 11, pra data 11 duhet të jetë një datë ku duhet treguar kujdes dhe vëmendje.” 

Dashi – Kujdes me problemet e shëndetit! Do diskutohen disa probleme të vogla familjare që lidhen me financat. Ana sentimentale jo shumë e qëndrueshme. Do keni shumë mendime dhe sygjerime gjë që tregon një pavendosmëri nga ana juaj. Kujdes me shëndetin, do të shfaqen disa probleme, ndërsa ana e financave duket në rritje. 

Demi – Ana ekonomike është në ngritje, do të keni negociata me anëtarë të rinj për projekte, dikush e ka kapur mirë veten. Sa i takon fushës sentimentale do keni flirte të reja, por kujdes, mos nxitoni jepini kohë vetes se mund të bëheni pishman! Planeti i Jupiterit ju kujton se keni lënë diçka mbrapa, mund të riktheheni tek ishat dhe duke rregulluar situatën Jupiteri ju jep një shans të dytë. 

Binjakët – Eshtë një periudhë pak e vështirë kjo për Binjakët sa i takon shëndetit. Kini kujdes me frymëmarjen dhe tiroidet edhe pse mund të jenë kalimtare. Gjithashtu kujdes me bisedat, mund të keni keqkuptime dhe do ju nervozojë kjo situatë. Disa probleme të vogla me ekonominë do rregullohen. 

Gaforrja – Jeni shumë të trazuar, ju kanë ikur nga duart disa situata shumë të mira. Eshtë një periudhë ku do rregulloni disa gjëra bazike, ose do ktheheni tek ishi me këmbë në tokë ose ikni fare. Ana ekonomike do jetë në rritje, por do keni punëra të shumta dhe do mbingarkoheni. 

Luani – Keni pasur disa komplikime nga e kaluara, mezi po hiqni gozhdën nga e kaluara, keni pasur shumë ngatërresa e trazime në jetën sentimentale, nuk i keni bërë mirë llogaritë, por do keni disa rregullime pavarësisht ngarkesave, Jupiteri do ju favorizojë në këtë aspekt. Duhet të mundoheni të gjeni fjalët e përshtatshme për të bindur individin që keni lënduar. Ana ekonomike nuk është mirë, keni prishur shumë para pa menduar, shikojini gjërat më me seriozitet, më qetë dhe më butë. 

Virgjëresha – Në këtë periudhë jeni shumë mirë, jeni të lidhur me gjëra shumë serioze dhe që ju përmbushin. Në anën profesionale mund të keni disa projekte apo udhëtime. Ky moment do ju japë dritë për të ecur përpara edhe në fushën sentimentale që duket e favorizuar. 

Peshorja – Do jeni nervozë dhe shumë të acaruar në këtë javë. Plane të tjera keni në mendje dhe të tjera shprehni, nuk ka një zgjidhje për momentin. Sa i takon anës ekonomike të ka shkarë situata nga dora, duhet të ekulibroheni pak që të rregulloni gjërat. Mund të keni edhe probleme shëndetësore me frymëmarrjen, kujdes! 

Akrepi – Jeni pak i nervozuar, ju nuk pranoni gënjeshtra, por edhe ju keni bërë disa truke. Nga ana sentimentale do ju dalin disa gjëra që nuk do ju pëlqejnë, ndërsa nga ana e financave do keni projekte të reja që do ju rrisin të ardhurat tuaja. Kujdes me timonin dhe udhëtimet me makinë, sidomos këtë periudhë! 

Shigjetari – Do të ndreqni disa gjëra që i keni lënë mbas dore, por kujdes, i jepni shumë dritë të tjerëve, përqendrohuni më shumë tek vetja juaj. Rreth jush do vijnë njerëz të shumtë, keni një fushë manjetike thithëse. Eshtë një periudhë plot udhëtime për ju, por mos bëni udhëtime të gjata. 

Bricjapi – Kërkoni të rrisni financat, keni edhe dëshirë të ngrini familje, por uleni euforinë sepse nuk po kërkoni mendim dhe mund të gaboni. Kujdes në vendimmarrje! Nga ana shëndetësore do jeni shumë mirë. 

Ujori – Keni pasur shumë ngarkesë me dokumentacione, prona, shkresa e letra, por mos firmosni në këtë periudhë, kini kujdes! Gjithsesi gjërat do marrin një drejtim shumë pozitiv. Kujdes me dhimbjen e kokës, tiroidet dhe dhëmballët, qëndroni në vende ku merrni energji pozitive dhe me njerëz që nuk janë toksik. 

Peshqit – Jeni shumë mirë si në anën ekonomike dhe në anën sentimentale. Keni punë të reja, udhëtime të reja, por kujdes jo udhëtime të gjata se mund të keni humbje kohe, vonesa apo humbje bagazhesh. Mbani ekuilibrin dhe peshojini mirë gjërat! 

 

Next Post
Gracka ku ra “opozita e re” në zgjedhjet e së Dielës

Gracka ku ra “opozita e re” në zgjedhjet e së Dielës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

OPEC+ mblidhet për herë të parë pas largimit të Emirateve të Bashkuara, bie dakord për rritjen e prodhimit të naftës

OPEC+ mblidhet për herë të parë pas largimit të Emirateve të Bashkuara, bie dakord për rritjen e prodhimit të naftës

May 3, 2026
I dyshuar për skandalin e mbetjeve toksike të kompanisë Kurum, arrestohet në spital 55-vjeçari

I dyshuar për skandalin e mbetjeve toksike të kompanisë Kurum, arrestohet në spital 55-vjeçari

May 3, 2026
Pas Vlorës, edhe Lezha tarifa të reja për plazhet publike! Shezlonet nga 300 lekë deri në 2 mijë lekë

Pas Vlorës, edhe Lezha tarifa të reja për plazhet publike! Shezlonet nga 300 lekë deri në 2 mijë lekë

May 3, 2026
“Hante dreka darka me ata që unë i godisja më shumë”, Salianji i përgjigjet Berishës: I vetmi politikan në PD i lidhur me krimin

“Hante dreka darka me ata që unë i godisja më shumë”, Salianji i përgjigjet Berishës: I vetmi politikan në PD i lidhur me krimin

May 3, 2026
Përshkallëzimi i luftës në Lindjen e Mesme, Irani: SHBA ka afat një muaj t’i japë fund bllokadës detare

Përshkallëzimi i luftës në Lindjen e Mesme, Irani: SHBA ka afat një muaj t’i japë fund bllokadës detare

May 3, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 4 maj 2026

May 3, 2026
Sekuestrohet në Tiranë “Audi SQ8” i vjedhur në Itali, procedohet 44-vjeçari

Sekuestrohet në Tiranë “Audi SQ8” i vjedhur në Itali, procedohet 44-vjeçari

May 3, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

PROFIL! Dita e parë e gjyqit në tokë… e Ilir Metës

May 3, 2026
Berisha sulmon kundërshtarët brenda PD: Rama e kapi për fyti Bashën, kishte dy dosje

Berisha sulmon kundërshtarët brenda PD: Rama e kapi për fyti Bashën, kishte dy dosje

May 3, 2026
Një i plagosur pas sherrit mes disa të rinjve në një lavazh në Fier, arratiset autori

Një i plagosur pas sherrit mes disa të rinjve në një lavazh në Fier, arratiset autori

May 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In