• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paradoksi i dy Shqipërive

by Emin Azemi
20/06/2019 17:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Emin Azemi

Shqipëria është futur në një tunel gjysëm të shpuar dhe askush nuk e di se ku do të jetë fundi. Të gjithë flasin për principe, por asnjëri nuk merr përsipër përgjegjësinë nëse gjërat shkojnë keq. Nëse situate del nga kontrolli, qysh tani janë bërë gati justifikmet. “Tjetri i ka fajet!”  Dikur fajet i kishte Nano, tash Saliu!

Të gjithë mund të kenë të drejtë, por sa prej politikanëve shqiptarë kanë pasur kurajën të ndalen, të marrin pak frymë, të bëjnë kompromis, të dëgjojnë vërejtjet e tjetrit,  madje edhe atëherë kur kanë pasur të drejtë.

Lehtësia për të llogaritur veten të pagabueshëm, ndërkohë që situata në terren flet për shumë hapa të gabueshëm nga të gjitha palët, është përzgjedhur si kurs lëvizjeje që të shpie ndokund, por pa një itinerar të saktë për vendmbërritjen.

Shqipëria aktualisht ndodhet në një tren të çmendur që po lëviz sipas itinerarit të udhëtarëve me adrenaline ekzibicionistësh. Fatkeqësia e kësaj marshute qëndron në faktin se ata që ndodhen jashtë këtij treni ka vite që presin në një stacion të padukshëm. Ata nuk arritën ta krijojnë atë që quhet masë kritike, problem ky tipik socio-politik gati për të gjitha shtet e Lindjes që kishin vuajtur nën sistemin totalitar të autokratëve kokëshkretë. Por, tipologjikisht Shqipëria vazhdon të jetë model flamurtar edhe në këtë drejtim, për dallim prej shteteve tjera, si Polonia, Çekia, Sllovenia etj. tek të cilat masa kritike u tregua më e fortë se cipa e trashë e mendësisë totalitare të ish autokratëve.

Shqipëria aktualisht po sillet si një fëmijë që teket e veta dëshiron t’i paketojë si kauza morale edhe për të tjerët. Krerët e Tiranës  ka kohë që po sillen si të ishin udhëheqës province, e jo politikanë që kanë obligime dhe përgjegjësi reflektimi edhe për pjesët tjera të shqiptarëve. Atllarët e Tiranës nuk po e gjejnë dot një mullar të përbashkët për të lidhur tepricën e sjelljeve normale politike. Atyre gjithmonë po iu mungon nga një copë kapistëll për të ngulfatur demonin brenda vetes, por çuditërisht po lidhin shumë nyje në lakun e shtrënguar rreth qafës së hollë të Shqipërisë.

Dekreti i Presidentit Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve më 30 qershor, me qëllim “qetësimin e situatës dhe krijimin e mundësive për dialog, që do të normalizonte situatën politike dhe do të krijonte mundësinë për një datë të re të zgjedhjeve vendore, gjithëpërfshirëse dhe demokratike” dhe zelli i mazhorancës për të bërë gati Ligjin për ashpërsim të Kodit Penal për krimet zgjedhore, dedikuar “gjithë personave që do të kryejnë krime zgjedhore, duke cenuar zgjedhjet dhe sistemin demokratik, e që nuk do të shkelin dot jashtë territorit të Shqipërisë për 5-10 vjet”, janë dy nyjet vrastare që po e ngulfasin sistemin e funksionimit normal të shtetit.

Kjo situatë ka prodhuar një kaos institucional dhe anarki ligjzbatimi dhe për rrjedhojë kemi një përplasje absurde në mes të  Presidentit dhe Qeverisë/Kuvendit, në mes të Policisë Bashkiake dhe Policisë së Shtetit.

Derivati i këtij kaosi institucional është paradoksi i dy Shqipërive, njëra që punon ditën për ta futur vendin sa më shpejt në BE dhe tjetra që punon natën për ta bërë pjesë të mjegullave të paqarta gjeopolitike.

Nëse dikur legjenda e Rozafës shërbeu si lajtmotiv baladash, sot Shqipëria nuk ka nevojë të viktimizojë pjesën më të lavdishme të historisë së saj, e cila, megjithatë, është mbi çdo interes i ngushtë partiak e grupor.

Next Post
Analiza e përgjimeve të “BILD”: Radiografia e zërave!

Analiza e përgjimeve të “BILD”: Radiografia e zërave!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

August 13, 2026
Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

August 13, 2026
Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

August 13, 2026
VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

August 13, 2026
Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

August 13, 2026
Shqiptarët borxh për “qejf”, kredi konsumatore dhe overdrafte jo vetëm për pushime

Huatë mbi 5 vjet “pushtojnë” portofolin/ Fitojnë terren në tremujorin e dytë. Vlora kryeson me peshën më të madhe

August 13, 2026
VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

August 13, 2026
Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

August 13, 2026
Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

August 13, 2026
Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com