• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Analiza e përgjimeve të “BILD”: Radiografia e zërave!

by Ardian Vehbiu
20/06/2019 17:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardian Vehbiu

Po dyshoj fort se çfarë po ndodh këto ditë, me publikimin e disa regjistrimeve nga tabloidi gjerman “Bild” (e ashtuquajtura electiongate) i ka shumë atribute të një PSYOP-i (psychological operation).

Te Wikipedia gjej këtë përkufizim të PSYOPS: operacione që synojnë t’i përcjellin informacion të përzgjedhur publikut, për të ndikuar në emocionet, motivet dhe arsyetimin objektiv dhe, në analizë të fundit, sjelljen e qeverive, organizatave, grupeve dhe individëve.[1]

(Meqë burimi i materialeve të regjistruara mbetet, në rastin e tanishëm në Shqipëri, i paqartë, kjo që po ndodh do të klasifikohej si PSYOP gri.)

Impakti i këtyre regjistrimeve në opinion e tejkalon jo vetëm informacionin e ri që ato i japin publikut, por edhe informacionin që mund të nxirret prej tyre në mënyrë objektive.

Publiku jo gjithnjë arrin të mbajë parasysh se bëhet fjalë për regjistrime të paverifikuara, me legjitimitet të diskutueshëm, por që po i jepen në shkelje flagrante të ligjit; dhe sidomos, që këto regjistrime janë vetëm një pjesë e vogël dhe e përzgjedhur, e materialeve në dosjet përkatëse.

Si edhe në rastin e “Babales”, kushdo që po e drejton këtë operacion synon të provokojë ose të paktën të përshpejtojë ndryshime në rendin politik ekzistues nëpërmjet manipulimit të opinionit publik dhe sugjestionimit të elitave.

Momenti se kur u bënë publike këto leaks përkon me shkallëzimin e protestave të opozitës pas djegies së mandateve prej deputetëve të saj dhe të përpjekjeve të presidentit Meta për t’i anuluar zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Mund të mendohet, pa rënë në konspiracionizëm, se bëhet fjalë për veprime të bashkërenduara.

Nëse regjistrimet mund të besohen deri në fund, fushata zgjedhore e PS-së rezulton shumë problematike, para-mafioze, në mos me shkelje flagrante të ligjit dhe të fair play demokratike. Por edhe dhënia e këtyre regjistrimeve një gazete gjermane për publikim është po aq shkelje e ligjit, në mos e kushtetutës.

Të gjitha këto ndodhin në një atmosferë krize politike dhe kushtetuese, ku institucionet kryesore të shtetit janë ose të paralizuara, ose krejt të çorientuara; dhe ku po mungojnë deri edhe strukturat kushtetuese minimale të ndërhyrjes në raste të jashtëzakonshme.

Pas paralizës së gjyqësorit dhe të Gjykatës Kushtetuese, e kishte radhën Parlamenti të gjymtohej nga djegia e mandateve dhe pastaj Presidenti, që të dilte kundër vetes. Në krahasim me të gjitha këto, publikimi i regjistrimeve nga “Bild” mund të duket si gjë e vogël, por që vjen i amplifikuar nga vetë histeria kolektive e momentit.

Nuk mund ta bësh publikun me faj, që nuk arrin të vlerësojë objektivisht se çfarë përfaqësojnë tamam këto regjistrime.

Nëse PS-ja dhe strukturat qeverisëse, në qendër dhe në bazë, e kanë ndarë pushtetin me organizatat parakriminale dhe kriminale, siç dyshohet dhe akuzohet gjerësisht, kjo nuk mund të provohet nga regjistrimet e botuara nga Bild. Është diçka që publiku edhe e di, edhe nuk e di; një informacion i pranuar dhe i mbajtur pezull, midis konfirmimit dhe përgënjeshtrimit.

Rruga e vetme për ta provuar këtë bindshëm, është ajo e gjykatës.

Problemi më i madh i opozitës nuk është PS-ja, as koluzioni i pushtetit me krimin; por fakti që ajo, opozita, nuk i ka liderët e duhur dhe as kapacitetet e duhura politike, për t’u mobilizuar dhe për ta fituar luftën politike në kutitë e votimit.

(Ky është edhe problemi më i madh i PS-së – mungesa e një kundërshtari politik solid dhe serioz.)

Këtë problem opozita nuk mund ta zgjidhë dhe madje as ta maskojë me marifete mediatike, si kjo e rrjedhjes së bisedave telefonike mes qehallarëve të PS-së. Argumenti se “ky (Rama) i ka kapur të gjitha dhe nuk të lë” është argumenti i humbësit.

Përndryshe, edhe sikur regjistrimet e Bild-it të përmbanin një smoking gun, kjo nuk është se do t’ua shtonte njerëzve besimin se opozita është “ndryshe nga këta”. Mjafton një arsyetim gjakftohtë, për të nxjerrë përfundimin se vullneti për të ndërhyrë në ecurinë e zgjedhjeve ka të bëjë me deficitin moral të klasës sonë politike në tërësi; dhe të mospajtimit midis sistemit republikan, liberal, pluralist dhe demokratik që sugjeron Kushtetuta nga njëra anë, dhe instinkteve politike të shqiptarit të sotëm në pushtet, i cili përgjithësisht nuk e ndienobligimin moral për shërbim publik.

Dhe kur imperativi moral mungon, nuk ka transparencë, të vullnetshme ose të siguruar nga një palë e tretë (përgjimi) që ta kompensojë këtë gjymtim moral të politikës; sepse për nga vetë natyra e saj, politika nuk mund të funksionojë, përveçse si një ekuilibër dinamik mes publikes dhe jo-publikes, asaj që thuhet hapur dhe asaj që mbahet e fshehtë, skenës dhe prapaskenës.

Nëse zhvillimet e tanishme, përfshi edhe psyops, do të kishin një efekt pozitiv, ky nuk mund të jetë veçse forcimi i bindjes, në publik, se Shqipëria ka nevojë për më pak qeveri, më pakpolitikë, më pak ushtrim kapilar të pushtetit nga ana e një elite, sidomos kur kjo elitë është kaq modeste sa kjo e tanishmja. Në kuptimin që, pikërisht tani, duhen gjetur mënyra kushtetuese dhe thjesht politike, për të mos e lejuar elitën drejtuese që të dëmtojë aq sa ç’do të kish dashur.

Përndryshe, fushatistët politikë të së nesërmes thjesht do të urdhërohen t’i bëjnë bisedat e tyre në Whatsapp, i cili ofron enkriptim më të sigurt.(Peizazhe.com)

Next Post
Kush është Pepper-i që çmendi Tiranën?

Kush është Pepper-i që çmendi Tiranën?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rregullat e reja, ja si do të menaxhohet fondi i posaçëm i Lojërave të Fatit

Rregullat e reja, ja si do të menaxhohet fondi i posaçëm i Lojërave të Fatit

June 26, 2026
PD prek fundin, Berisha po e merr me vete në ‘amëshim’

“Berishës i ka ikur sheshi. PD nuk e mbështeti protestën për tetë ditë”

June 26, 2026
Protestat e fermerëve grekë, vijon për 3 orë bllokimi në aksin Kakavijë–Janinë

Reforma në kufi, miratohet parimi “Një ndalesë-Një verifikim” për pasagjerët dhe mallrat

June 26, 2026
‘Opozitë e shitur’! Protestuesit ndalen para selisë së PD-së, kërkojnë largimin e Sali Berishës

‘Opozitë e shitur’! Protestuesit ndalen para selisë së PD-së, kërkojnë largimin e Sali Berishës

June 26, 2026
Sot, përvjetori i fjalimit historik: 63 vjet nga deklarata “Ich bin ein Berliner” e Presidentit Kennedy

Sot, përvjetori i fjalimit historik: 63 vjet nga deklarata “Ich bin ein Berliner” e Presidentit Kennedy

June 26, 2026
Kadilli ‘shpërthen’ ndaj Bashës: PD nuk mund të ketë kryetar një bixhozçi! Të çlirohemi nga veset

“Protesta nuk është çështje numrash”, Kadilli: Kërkesat mund t’i mbajnë edhe 1 vit njerëzit në shesh

June 26, 2026
Vijojnë çudirat nga PD! Këlliçi: Në administratë do punësojmë njerëz që kanë frikë nga Zoti

“PD do t’i përgjigjet protestuesve”, Këlliçi: Protesta na dha leksione, PD duhet të hapet dhe ripërtërihet

June 26, 2026
Policia jep detaje për ngjarjen në Kamëz: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

Policia jep detaje për ngjarjen në Kamëz: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

June 26, 2026
“Qeveria duhet të dëgjojë kërkesat racionale,” Minxhozi: Protesta ka krijuar presion, por nuk po prodhon alternativë përtej PS dhe PD

“Qeveria duhet të dëgjojë kërkesat racionale,” Minxhozi: Protesta ka krijuar presion, por nuk po prodhon alternativë përtej PS dhe PD

June 26, 2026
Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

Po cili sovran?

June 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In