• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

PARADOKSI/ Euro zhvlerësohet, rriten çmimet e ushqimeve

by A R
11/05/2018 16:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Muaji prill ka vazhduar me rritje të çmimeve për një pjesë të mirë të mallrave të shportës, duke e çuar inflacionin në 2,1 për qind. Instituti i Statistikave shpjegoi se ndikimin më të madh në rritjen e përgjithshme të çmimeve e dhanë rritja e çmimeve të ushqimeve dhe ujit. Krahasuar me tendencën e çmimeve të një viti më parë, sipas Institutit të Statistikave inflacioni u rrit me 0,2 për qind nga 1,9 për qind që ishte në 2017.

Krahasuar me çmimet e muajit mars, inflacioni është 0,1 për qind më i lartë. Rritja e inflacionit vijon të shënohet në një kohë kur euro është zhvlerësuar. Zhvlerësimi i euros ka sjellë efekte negative te eksportuesit, pasi çmimet e tyre janë ulur, ndërsa për importet ato bëhen më të lira në periudhën që euro ka pësuar rënie. Rënia e euros nuk ka sjellë rënie të çmimeve, çka do t’u jepte mundësi konsumatorëve të zëvendësonin blerjen e produkteve më të shtrenjta me produktet më të lira, që vijnë nga importi.

RRITJA E ÇMIMEVE

Rritja e çmimeve të përgjithshme për muajin prill ishte 2,1 për qind. Ndikimin më të lartë në këtë rritje të çmimeve e kanë dhënë ushqimet, uji dhe qiratë. Instituti i Statistikave raporton se rritja vjetore e çmimeve në muajin prill është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,2 për qind. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me 0,52 për qind. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me 0,12 për qind. Rritje çmimesh kanë pësuar edhe grupi i “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Transporti” me 0,06 për qind secili.

Çmimet e grupeve “Argëtim dhe kulturë”, “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me 0,03 për qind. Çmimet e grupeve “Komunikimi” dhe “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me 0,02 për qind. Edhe çmimet e grupit “Shëndeti” u rritën me 0,01 për qind.

Ndërsa ndryshimet vjetore të grupeve kryesore krahasuar me muajin prill 2017, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Veshje dhe këpucë” me 3,4 për qind, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,1 për qind.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “Zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 11,7 për qind, pasuar nga nëngrupet “Fruta” me 9,9 për qind, “Peshk” me 2,7 për qind etj. Nga ana tjetër, çmimet e nëngrupit “Kafe, çaj dhe kakao” u ulën me 1,6 për qind pasuar nga “Sheqer, reçelra e ëmbëlsira” me 0,7 për qind. PANORAMA

ma.me

Next Post
Ministri gjerman: Berlini i mirëpret reformat e qeverisë shqiptare

Ministri gjerman: Berlini i mirëpret reformat e qeverisë shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In