• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Para Tomës është Mediu… Një letër për Yuri Kim: S’ka moral të riciklohen mëkatarët”

by A R
29/03/2021 13:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Jorgo Mandili

Me të drejtë, një qytetar i përgjegjshëm i këtij vendi i është drejtuar ambasadores amerikane “që çdo ditë i është qepur Tom Doshit duke aluduar për të si e keqja më e madhe e Shqipërisë nëse kandidon për deputet kur para tij, Ambasada Amerikane të sanksionojë edhe ndalimin e kandidimit të Fatmir Mediut si vrasës. 13 vjet pas hatasë, nga nëntoka e varreve atje në Gërdec gulçojnë ende prej padrejtësisë shpirtrat e fëmijëve që nuk gjejnë paqe e nuk treten nën dhé. I biri i Saliut kurvëron me lekët e mortjes, Fatmir Mediu kandidon për herë të pestë si deputet. Ky mysybeti i 26 varreve nuk shkoi kurrë në gjykatë të provonte pafajësinë, nuk u përball kurrë me familjarët e viktimave, nuk i kërkoi asnjëherë falje Gërdecit, Shqipërisë, Amerikës, por u fsheh pas imuniteteve politike dhe lidhjeve tribaliste. Dhe konkludon duke iu drejtuar ambasadores amerikane: Votoj më mirë Tom Doshin se Fatmir Mediun!”

Me këtë logjikë janë pajtuar edhe shumë qytetarë të tjerë të këtij vendi që e njohin realitetin më mirë se cilido ambasador dhe sidomos kur dinë mosndëshkimin e krimit në 30 vitet e fundit. Po, me këtë logjikë pajtohem edhe unë tërësisht. Jam me guximin e me të drejtën qytetare, që kërkon “Gërdecin” e Tom Doshit, që artikulohet me të padrejtë. Nuk e njoh, nuk e mbroj e nuk e ve dorën në zjarr për të, por mënyra selektive dhe stigmatizuese si veprohet nga ambasadorja e nderuar, prej së cilës prisnim e presim shumë (dmth prej Amerikës demokratike), që të na çlironte nga kjo klasë politike, nuk është demokratike dhe etike.

Të më falë ambasadorja, por shumica e shqiptarëve e shohin me dyshim këtë qëndrim kur para Tomës në listën e “linçimit të KQZ- së” duhet të ishin të parët Saliu, Iliri, Luli, Mediu po e po (apo jo zoti Çelibashi) e shumë të tjerë që për 30 vjet u “kanë ngrirë buzëqeshjen shqiptarëve”. Toma mund të jetë peshk i madh por peshkaqenët e mëdhenj, kanë masakruar qytetarët shqiptarë në mënyrën më çnjerëzore. E vetmja alternativë që kanë ofruar, qysh nga 92 e deri më sot, ka qenë ajo e shkatërrimit dhe destruktivitetit, e konflikteve, tensioneve e dhunës e shantazhit, që kanë degjeneruar në kriza social- politike me pasoja të rënda financiare, por shpesh edhe me pasoja fatale me jetë njerëzore.

Në ‘97, mijëra nëna e gra shqiptare futën në dhe bijtë e burrat e tyre dhe u veshën me të zeza, shumë të tjerë u depresuan e përfunduan në dëshpërim madje edhe në çmendinë, kurse autorët u lanë të lirë që të organizonin kryengritjen e armatosur të 14 shtatorit 98 me alibinë e vrasjes së Azem Hajdarit; u lëshuan si të tërbuar për pushtimin e institucioneve. U lanë prapë të lirë, e më pas ngritën fabrikën e vdekjes në Gërdec. Djemtë amerikanë të Gërdecit u dënuan kurse djemtë shqiptarë, i biri i Saliut dhe ish ministri i mbrojtjes u lanë të lirë. E hëngri Kosta “aksidentalisht” në gjueti !

Përsëri të njëjtët autorë, vrasës, kusarë, sadistë, mashtrues, gënjeshtarë. Dhe përsëri nuk u ndëshkuan! U lanë të lirë që të organizonin vrasjen e 4 baballarëve që protestuan për bukën e gojës pas videos ku tregohej korrupsionin me pushtetin. Kush u dënua?! Asnjë edhe sot e kësaj dite por përkundrazi sot janë kapo partie e synojnë të riciklohen përsëri për të vazhduar misionin e tyre ” të fitores së errësirës mbi dritën” .

Ju, zonja ambasadore, ndoshta nuk i perceptoni dot këto makrabitete që kanë ndodhur në Shqipëri dhe nuk ndjeni atë që ndjejmë ne që i kemi përjetuar, kur ballafaqohemi përsëri me këta nekrofilë destruktivë që na bëjnë moral për “zgjedhje të lira, demokratike e të ndershme” apo për ndryshimin që do ndodh me fitoren e tyre. Kur për këtë ndryshim flisni edhe ju, edhe Europa, se si na duket vetja! Të zhvleftësuar si qenie njerëzore; vemë në dyshim aftësinë e të menduarit, vemë në dyshim aftësinë e të kuptuarit, të parit, të dëgjuarit – o ne jemi shumë budallenj e ju të zgjuar ose ju jeni qenie njerëzore që refuzoni njerëzoren, qenie me arsye që refuzoni të menduarit se nuk ka asnjë moral mbi këtë tokë që të riciklojë përsëri një tufë mëkatarësh, që tani duhej të ishin në rrethin e nëntë të ferrit duke lënguar e vuajtur e jo në rrethin e parë të listave të deputetëve “inkubatorë” të partive.

Kaq të çmuar qenkan këto fytyra kriminale e groteske për ju ,kur për shumicën e popullit janë të urryera? Mos vallë ende vazhdoni me atë politikë, për të cilën flet shkrimtari i njohur amerikan Fred Abrahams, në librin me titull “Shqipëria Moderne-Tranzicioni nga Diktatura në Demokraci”?

Abrahams shkruan:

“Sali Berisha ka qeverisur me njerëzit e Sigurimit të Shtetit. I fali këta persona për të kaluarën e tyre dhe ata nga ana e tyre, premtuan besnikëri për të. Në fakt, Berishës i interesonin këta njerëz që kishin bashkëpunuar me ish Sigurimin e Shtetit, për t’u bërë presion që të mos dilnin nga linja e tij, por ai synonte edhe të mbante pushtetin me këta modele të komunizmit”. Sali Berisha shfrytëzoi dallimet mes Veriut dhe Jugut për përfitime politike, duke udhëhequr tensionet, në një kohë që paraqiste veten si garantues i paqes. Ai ndërtoi zjarrin dhe u përpoq që të kontrollonte, por e humbi kontrollin. Më pas ai punoi për një ndarje mes Veriut dhe Jugut, por kjo kundërshtohet si në Veri ashtu edhe në Jug.

Një gabim i madh i politikës së Perëndimit ishte se ata besonin se demokracia vjen vetëm me zgjedhjet dhe reformën në tregun e lirë. Shqipëria tregoi se ky nuk është rasti. Demokracia vjen me institucione demokratike dhe kulturë demokratike dhe këto gjëra i mungojnë edhe sot Shqipërisë. Veçanërisht në vitet e para, politika amerikane mbështeste një të ashtuquajtur lider demokrat, një tip të quajtur Sali Berisha. Ai ishte djali i keq, që nuk toleronte kritikat, burgoste gazetarët, rrihte opozitarët. SHBA bëri një sy qorr në ato ditë për shkak se ai ishte njeriu i tyre”.

E, pra si mund ta shpjegojmë qëndrimin tuaj dhe të Europës që në situatën dramatike ku ndodhet shoqëria shqiptare, i servirni popullit me superlativa një marrëveshje-pazar midis kapove partiakë si “shkopin magjik” të ndryshimit, që në fakt është zinxhiri i vetër tashmë i njohur i skllavërimit? Është “shpata e Demokleut” mbi qafën e shqiptarëve, që të ulin kokën e të rivotojnë këta kriminelë të korruptuar e të vetëcaktuar në listat e tyre.

Ku është demokracia si fuqi e popullit? Këta ju dhe Europa i quani deputetë të popullit dhe zgjedhjet “demokratike, të lira e të ndershme” Jo, zonja ambasadore e ambasadorë europianë! Kjo demokraci është hipokrizi, është një diktaturë e kamufluar. Nuk kemi më asnjë iluzion për ndryshimin që duam, as nga Edi Rama, siç e kemi përmendur edhe herë tjetër këtu në DITA. Por 25 prilli është para së gjithash dita për t’i thënë “rahmet” të shkuarës, ruralizmit, shkatërrimit , primitivizmit, banalitetit të së keqes, ”sëmundjes” lebroze që na ka errësuar dritën. Është dita e “kalimit të Rubikonit” për Shqipërinë.

Botuar sot si kopertinë e DITA

Next Post
Paketa për mbështetjen me vaksina anti Covid, ambasada e SHBA: Edhe Shqipëria pjesë e listës

Ambasada Amerikane mesazh ngushëllues për Finon: Do kujtohet për udhëheqjen, në moshë të re dhe kontributin në proceset ligjbërëse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

August 8, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hipokrizia e së majtës evropiane me dezinformimin rreth Marokut

August 8, 2026
Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

August 8, 2026
FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

August 8, 2026
FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

August 8, 2026
“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

August 8, 2026
Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

August 8, 2026
1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

August 8, 2026
Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

August 8, 2026
Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com