• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Para false në Tiranë? Tregtia e makinave të përdorura, mënyra më e mirë për të futur kartëmonedhat e pista

by
15/11/2021 14:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ela, punon kameriere dhe sapo i jep paratë për të paguar kafenë, ajo e ngre kartëmonedhën prerje 50-she dhe e drejton nga drita. Për studenten nga Gramshi, e cila punon në një lokal në kryeqytet dhe jo vetëm për atë, frika se në duar mban para false referuar eksperiencës së ditëve të fundit, e ka bërë përditë e më shumë dyshuese.

“Po më ndodh si shpesh kjo gjë dhe nuk jam në gjendje të tregoj se nga burojnë paratë false, por në mbyllje të turnit, vërej se dikush ma ka hedhur me kartëmonedhat“.

Por për departamentin kundër krimit ekonomiko-financiar, që është vënë në kërkim të këtij fenomeni, ankesat e dorëzuara pranë policisë po regjistrohen më së shumti nga biznese të shitblerjes dhe të ofrimit të shërbimeve.

“Jemi ende herët për të thënë me garanci se diku mund të jetë një laborator që prodhon kartëmonedha false, por e sigurt është që jemi në proces hetimor”, – përmend shkurt oficeri i kësaj njësie.

Për policinë, ky fenomen që nuk ka ende shpjegim se nga buron dhe cilët janë autorët, nuk është aq shqetësues, sa është konvertimi në tregun e zi të parave që po sillen në të zezë.

Në një nga episodet  forcat e posaçme të patrullave “Shqiponja”, shoqëruan një 63-vjecar nga Tirana, që akuzohet për ushtrim të pa licencuar të veprimtarisë financiare. Shtetasi K.K., sipas njësisë kundër krimit ekonomiko-financiar, po qëndronte pranë tregut të zi të dollarit, ndërkohë që pas kontrollit, policia i shpjego Gazetasi.al, se i gjeti në xhepa 7 kartëmonedha prerje 20 paund, 10 copë prerje 50 euro, 7 copë prerje 20 euro, 13 copë prerje 10 euro, 18 copë prerje pesë mijë lekë, si dhe karta telefoni në shitje në tregun e zi.

Por ky shtetas këmbëngul për policinë më pas se paratë i gjendeshin në xhep, pasi bashkëshortja ia solli nga Italia. “Kam dalë nga shtëpia rreth orës 9:30, – thotë I dyshuari, – dhe po shkoja tek dollari pas bankës, pasi mbrëmë ka ardhur gruaja nga Italia dhe solli euro dhe unë erdha t’i këmbeja. Në momentin që shkova aty, mbërriti policia, shpjegon ky shtetas për oficerët.

Por policia, thotë me bindje  se veç hedhjes në treg të parave të falsifikuara, fenomeni I futjes së parave të padeklaruara përmes “ xhepave” dhe përmes të afërmve, po kthehet në një valë shqetësuese të parave të padeklaruara dhe informale.

“Por nga ana tjetër, në mënyrë të veçantë  përmes tregtisë së automjeteve të përdorura, vërehet si shenjë risku futja e parave të trafikut të drogës dhe të aktiviteteve të paligjshme në Shqipëri”, – deklaron një zyrtar kundër krimit të organizuar pranë Policisë së Shtetit.

Pyetjes se cilat janë vendet e origjinës së këtyre dërgesave, zyrtari i përgjigjet: “Burojnë nga shtete si Anglia, ku të rinjtë punojnë në shtëpitë e drogës, prej nga ku riciklohen miliona, e njëjta gjë ndodh edhe në Spanjë dhe Belgjikë. Por kemi indicie se rrjetet më të organizuara po veprojnë dhe përmes një forme tjetër të njohur, me palë të treta, ku pronari ia dorëzon paratë ‘online’ anëtarit të një grupi tjetër në vendin ku gjendet, ndërkohë që një anëtar i këtij grupi, përmes një procesi ‘online’ në të njëjtën kohë, dorëzon një valixhe me të njëjtën shumë tek lidhjet e tij në Shqipëri. Kjo është forma më e sofistikuar që kryhet përmes rrjeteve, të cilat në këtë rast duhet thënë se janë kthyer në partnerë të fortë dhe të gjitha njësitë kanë dështuar të hetojnë sipas parimit, ‘follow the money’”.

Nga të dhënat e mbledhura nga Gazetasi.al, del se disa operacione me synim bllokimin e dërgesave me para përmes automjeteve të përdorura që porositen ‘online’, i kanë kthyer agjentët duar bosh. Megjithatë në dy prej tyre, shumat e bllokuara, midis tyre operacioni ‘Toyota Yaris’, treguan se nëse ‘task force’ në pikat kufitare nuk i mbyll sytë, këto para mund të ngecin në hyrje./ Gazeta SI

/b.h

Next Post
“Nikla”/ Pranga 4 personave, kultivonin kanabis dhe shfrytëzuan seksualisht një 17-vjeçare

Përplasi të miturin me makinë në Fier, arrestohet i riu pa patentë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria mbështet zjarrfikësit| Lamallari shpjegon përfitimet: Rrisim trajtimin financiar

Qeveria mbështet zjarrfikësit| Lamallari shpjegon përfitimet: Rrisim trajtimin financiar

July 9, 2026
Albin Kurti dhe operacioni “Zemërimi i Akilit” në revolucionin flamingo të Tiranës

Albin Kurti dhe operacioni “Zemërimi i Akilit” në revolucionin flamingo të Tiranës

July 9, 2026
Tensione të reja mes BE-së dhe SHBA-ve, PE gati të bllokojë marrëveshjen me Trump

Votimi në Parlamentin Evropian/ Miratohet nisja e negociatave për krijimin e euros digjitale

July 9, 2026
Protesta e opozitës/ Gogu: “Kilometri i fundit” i Shqipërisë drejt BE-së nuk bëhet me molotov e dhunë, por me punë

Shqipëria anëtarësohet në ECLFM, Gogu: Tashmë kemi zërin tonë në organin më të lartë evropian të mjekësisë ligjore

July 9, 2026
Paralajmëron Irani: Do veprojmë ndaj aventurizmit ushtarak amerikan

Paralajmëron Irani: Do veprojmë ndaj aventurizmit ushtarak amerikan

July 9, 2026
“Fshihet” nga frika e sulmeve? Jahti i lidhur me Putinin zhvendoset nën mbrojtjen ruse

“Fshihet” nga frika e sulmeve? Jahti i lidhur me Putinin zhvendoset nën mbrojtjen ruse

July 9, 2026
Shabani në burgun e Reçit: Të dënuarit po penalizohen padrejtësisht nga burokracitë

Shabani në burgun e Reçit: Të dënuarit po penalizohen padrejtësisht nga burokracitë

July 9, 2026
Samiti në Tiranë, ‘filos’ Albini, ‘qirie’ Beleri, atletet dhe ‘patllakja’ e Ramës

Samiti në Tiranë, ‘filos’ Albini, ‘qirie’ Beleri, atletet dhe ‘patllakja’ e Ramës

July 9, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

Çupi sulmon Albin Kurtin dhe VLEN: Po veprojnë kundër interesave të Shqipërisë

July 9, 2026
Analizë taktike | Pse Franca e Didier Deschamps është kaq e vështirë për t’u ndalur

Analizë taktike | Pse Franca e Didier Deschamps është kaq e vështirë për t’u ndalur

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In