• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Para 1 janarit mbyll aktivitetin 90% e bixhozit, 4.140 pika bastesh ‘ulin qepenët’

by Java News
06/12/2018 15:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kompanitë e basteve nuk kanë pritur 31 dhjetorin për mbylljen e pikave të lotove. Në Qendrën Kombëtare të Biznesit, deri më tani kanë deklaruar mbylljen 4.140 pika bastesh sportive, që përbëjnë mbi 90 për qind të pikave të regjistrura zyrtarisht në të gjithë vendin.
Në Shqipëri, 3 janë operatorët e basteve sportive. Përveç kompanisë “Top Start”, pronare e “Eurolloto”-s që vazhdon punë pjesërisht, dy shoqëritë e tjera kanë njoftuar autoritetet për mbylljen e aktivitetit.

Burime pranë kompanive bëjnë me dije se ndërprerja e punës është përfudimtare dhe se mbyllja para afatit lidhet me likuidimet mes tyre dhe pikave që operonin përmes licencave të tyre.

Ndërkohë, kazinotë elektronike ende nuk i kanë ulur qepenat. Duke qenë në menaxhim të kontrolluar drejtpërdrejt prej kompanive dhe në numër shumë herë më të reduktuar sesa pikat e basteve, likuidimi i tyre është më lehtë për t’u administruar.

Por, a do të jetë ky “fundi i marrëzisë”? Sipas ligjit të miratuar nga mazhoranca, prej 1 janarit të vitit 2019, organizimi, zhvillimi dhe ndërmjetësimi i lojërave të fatit, basteve sportive dhe lotarisë është përgjegjësi e shtetit. Sesi do të funksionojë kjo, mbetet për t’u parë në varësi të akteve të tjera nënligjore që do të nxjerrë qeveria./TCH/a.meta

Next Post
NATO/Stoltenberg bisedë veç e veç me Haradinajn dhe Vuçiqin

NATO/Stoltenberg bisedë veç e veç me Haradinajn dhe Vuçiqin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com