• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

NATO/Stoltenberg bisedë veç e veç me Haradinajn dhe Vuçiqin

by Java News
06/12/2018 15:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilëve u ka bërë thirrje që të tregojnë qetësi dhe të shmangin deklaratat dhe veprimet provokuese.

“Me Haradinaj ngrita shqetësime për planin për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një ushtri. Ia theksova se një veprim i tillë është i papërshtatshëm dhe kundër këshillave të shumë aleatëve të NATO-s dhe mund të ketë pasoja në perspektivën e Kosovës për integrim euro-atlantik. Ia përsërita se mandati i FSK-së duhet të evoluojë dhe se NATO duhet të rishikojë nivelin e bashkëpunimit me Forcën e Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e NATO-s.

“Gjithashtu fola me Vuçiqin për nevojën që të ulen tensionet e tanishme. Ua rikujtova të dyve se dialogu i ndërmjetësuar i BE-së mes Beogradit dhe Prishtinës mbetet e vetmja rrugë për të sjell paqe të qëndrueshme dhe stabilitet në rajon. NATO-ja mbetet e përkushtuar në sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës përmes misioni paqeruajtës të KFOR-it”, thuhet në njoftim. (b.an)

Next Post
8 gjëra që nuk duhet t’ia thoni kurrë prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara

8 gjëra që nuk duhet t’ia thoni kurrë prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com