• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Paqja” në tregun e karburanteve zgjati pak, nafta i afrohet 200 lekëve

by A R
15/07/2026 17:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çmimet e karburanteve në Shqipëri janë rritur sërish, në më pak se një muaj pas heqjes së Bordit të Transparencës. Një litër naftë po shitet në pikat e karburanteve për 198 lekë, ndërsa benzina për 188 lekë për litër.

Mira Pogaçi, Drejtoresha e Bashkimit Tregtar Shqiptar, shprehet: “Çmimi i karburanteve në Shqipëri ndikohet pothuajse tërësisht nga tregjet ndërkombëtare, pasi vendi ynë mbulon nevojat kryesisht përmes importeve. Sa herë që krijohen tensione gjeopolitike ose pasiguri për furnizimin me naftë, bursat reagojnë menjëherë me rritje të çmimeve. Ky efekt transmetohet në një kohë shumë të shkurtër edhe në tregun shqiptar dhe përkthehet në një kosto më të lartë për konsumatorët.”

Tensionet e rindezura në Lindjen e Mesme kanë shtyrë lart çmimin e naftës në bursat ndërkombëtare, ndërsa efekti është reflektuar menjëherë edhe në tregun shqiptar. Shqipëria mbetet vendi me karburantin më të shtrenjtë në rajon dhe ndër vendet me çmimet më të larta në Evropë.

“Në çmimin final që paguan konsumatori nuk ndikon vetëm vlera e naftës në bursë. Peshë të konsiderueshme kanë taksat, kostot e transportit, magazinimit dhe elementë të tjerë të zinxhirit të furnizimit. Për këtë arsye, edhe kur çmimet ndërkombëtare lëvizin me pak dollarë për fuçi, në Shqipëri efekti mund të jetë më i ndjeshëm dhe karburanti vijon të mbetet ndër më të shtrenjtët në rajon”, shprehet Pogaçi.

Paqja e brishtë zgjati vetëm tre javë.. Po aq edhe çmimet “normale” të karburanteve. Nga më pak se 72 dollarë për fuçi javën e shkuar, çmimi i naftës së papërpunuar bruto në bursë është rritur në mbi 78 dollarë për fuçi. Kjo pas rinisjes së sulmeve amerikane në Iran.

“Ecuria e çmimeve do të varet kryesisht nga zhvillimet në tregjet ndërkombëtare dhe nga situata gjeopolitike. Nëse tensionet në Lindjen e Mesme përshkallëzohen ose krijohen pengesa në furnizimin me naftë, presioni mbi çmimet mund të vazhdojë. Në të kundërt, një stabilizim i situatës do të ndikonte gradualisht edhe në uljen e çmimeve në tregun vendas, megjithëse zakonisht ky proces është më i ngadaltë”, thotë Pogaçi.

Shqipëria është vendi i parë në rajon, i shtati në Europë dhe i 10-i në botë për çmimin më të lartë të naftës. Shqipëria le pas shtete si Irlanda apo Monako e njerëzve më të pasur të botës. Në botë është Hong-Kongu shteti me çmimin më të lartë për një litër naftë, mbi 3.77 euro për litër.

Next Post
Sondazhi i CGTN: Përfitimet e vërteta të AI-së qëndrojnë në përfshirjen dhe të mirën e përbashkët

Sondazhi i CGTN: Përfitimet e vërteta të AI-së qëndrojnë në përfshirjen dhe të mirën e përbashkët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In