• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Paqja fiskale” ndan biznesin, Dhoma Amerikane kundër, sinjal negativ për investitorët

by Os De
27/12/2025 12:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Marrëveshja e “Paqes Fiskale”, e cila hyn në fuqi më 1 janar, parashikon anulimin e një pjese të borxheve tatimore dhe doganore, si dhe rivlerësimin preferencial të pasqyrave financiare.

Sipas ekspertëve, kjo nismë rrezikon të minojë progresin e arritur më herët në administrimin dhe përputhshmërinë tatimore.

Drejtori Ekzekutiv i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Neritan Mullaj, vlerëson se ligji krijon një disbalancë mes tatimpaguesve të rregullt dhe subjekteve që kanë pasur probleme të vazhdueshme me shlyerjen e detyrimeve ndaj shtetit.

“Nuk ofrohen garanci të plota që nuk do të ketë para të padeklaruara, para me burime të paidentifikueshme, sepse nuk ka detyrim dhe kritere përkatëse që do të përcaktonin qartë se nga do të vinin këto para,” u shpreh Mullaj.

Sipas tij, afatet e përcaktuara për përmbylljen e aplikimeve lënë hapësirë për subjektivizëm në zbatimin e ligjit.

“Marrëveshja që do të bëhet për këtë aplikim mund të lejojë edhe një shtyrje rreth 2 vjet, dhe kjo krijon mundësi subjektivizimi dhe abuzimi, në varësi të marrëdhënies që do të ketë administrata tatimore me subjektin përkatës,” shtoi ai.

Një tjetër shqetësim i ngritur nga Dhoma Amerikane lidhet me nevojën për praktika të qarta, të unifikuara dhe të qëndrueshme në raport me tatimpaguesit.

Sipas Mullajt, iniciativa të tilla nuk kontribuojnë në ndërtimin e një klime besimi afatgjatë, as për investitorët e huaj dhe as për publikun, duke rritur pasigurinë rregullatore në ekonomi.

Nga ana tjetër, qeveria deklaron se nga ky projektligj pritet të përfitojnë rreth 207 mijë biznese, ndërsa vlera totale e borxheve tatimore dhe doganore që do të përfshihen në këtë skemë lehtësuese arrin në rreth 211 miliardë lekë, ose afërsisht 2.1 miliardë euro. RTSH

Next Post
Trump: Gjueti shtrigash!/ Email-et sekrete të FBI-së, kush janë 10 bashkëpunëtorët e Jeffrey Epstein?

Trump: Gjueti shtrigash!/ Email-et sekrete të FBI-së, kush janë 10 bashkëpunëtorët e Jeffrey Epstein?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Smart City në qershor”, Koçiu në Shkodër prezanton prioritetet në arsim

“Smart City në qershor”, Koçiu në Shkodër prezanton prioritetet në arsim

April 11, 2026
Tregjet botërore me sytë nga Pakistani, a do ta ulin bisedimet çmimin e naftës?

Tregjet botërore me sytë nga Pakistani, a do ta ulin bisedimet çmimin e naftës?

April 11, 2026
U arrestua në Kolumbi për vrasje, publikohet momenti kur Florind Rama bie në pranga

U arrestua në Kolumbi për vrasje, publikohet momenti kur Florind Rama bie në pranga

April 11, 2026
Skema e pensioneve/ Berisha për Ramën: Cinik, u tall me pensionistët

Skema e pensioneve/ Berisha për Ramën: Cinik, u tall me pensionistët

April 11, 2026
Kanosën babë e bir, arrestohen tre persona në Shkodër, zbulohet biznesi i kundërligjshëm

Kanosën babë e bir, arrestohen tre persona në Shkodër, zbulohet biznesi i kundërligjshëm

April 11, 2026
“Askush nuk ka bërë më shumë se ai për kombin shqiptar”, Berisha 1 minutë heshtje për Engel

“Askush nuk ka bërë më shumë se ai për kombin shqiptar”, Berisha 1 minutë heshtje për Engel

April 11, 2026
“Nuk tolerohet asnjë shkelje!”, Hita porosi të prera drejtuesve të DVP-ve: Punë parandaluese dhe hetime cilësore

“Nuk tolerohet asnjë shkelje!”, Hita porosi të prera drejtuesve të DVP-ve: Punë parandaluese dhe hetime cilësore

April 11, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 12 prill 2026

April 11, 2026
“Lëvize makinën”, si nisi sherri mes dy kunetërve. Detaje nga vrasja në Fushë-Krujë

“Lëvize makinën”, si nisi sherri mes dy kunetërve. Detaje nga vrasja në Fushë-Krujë

April 11, 2026
Akuzat për shpërdorim detyre, SPAK pushon çështjen ndaj ish-kreut të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri

Akuzat për shpërdorim detyre, SPAK pushon çështjen ndaj ish-kreut të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In