• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paqartësia e mesazheve të PD me mungesat në zgjedhje

by Mero Baze
29/08/2023 19:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Lulzim Basha dhe Sali Berisha janë tani dy udhëheqës formal të opozitës, të ndarë në dy parti. Është e qartë që Sali Berisha po përpiqet të marrë me çdo kusht primatin mbi opozitën për ta pasur fushën bosh, ndërsa Lulzim Basha po përpiqet të mbajë pas vetes pjesën anti Berishë të opozitës. Deri këtu gjithçka duket e qartë.

Ajo që është e paqartë, ka të bëjë me sjelljen e këtyre grupimeve ndaj njëri- tjetrit.

Sali Berisha ka një sjellje shumë të qartë. Ai e konsideron Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike zyrtare, një armike të opozitës së tij, me të cilën nuk ka ndërmend as të bëjë koalicion, as marrëveshje, dhe as të bashkëpunojë në asnjë formë.

E thotë këtë me shumë qartësi, për të dekurajuar çdo përpjekje të PD zyrtare, por dhe njerëzve të tij, që herë pas here i kërkojnë të bashkëpunojnë, sidomos para zgjedhjeve.

Atij i duhet bosh fusha e opozitës dhe për këtë nuk bën asnjë tolerim, ndaj kujtdo që do t’i përzihet nëpër këmbë.

Përkundër tij, PD zyrtare e ka të paqartë qëndrimin ndaj Berishës. Ajo e sulmon atë, e konsideron fatkeqësi për opozitën, e konsideron të inkriminuar, madje dhe bashkëpunëtor të Edi Ramës, por kur vjen puna tek zgjedhjet, ajo ja lë atij fushën bosh.

E bëri këtë në mënyrë të pashpjegueshme më 14 maj dhe nuk e bëri se nuk kishte kandidat apo mbështetës. Kishte madje me shumicë. Por e bëri me një arsyetim gati më shumë se idiot, që duke mos kandiduar, nuk do kuptoheshin sa vota kishin dhe do t’i kërkonin pastaj llogari Berishës pse humbi.

Berisha humbi, i fajësoi ata për humbjen dhe vazhdoi punën e tij, ndërsa Lulzim Basha tani mbledh 120 këshilltarë gjithësej në gjithë Shqipërinë në një sallë, fryt i fushës bosh që i la Sali Berishës më 14 maj.

E njëjta situatë duket se po përsëritet dhe në zgjedhjet e pjesshme të Kuksit. Berisha bëri primaret e veta, duke përjashtuar çdo shans bashkëpunimi me PD zyrtare, ndërsa kandidati i mundshëm i PD zyrtare nxori emrin dhe e tërhoqi pasi “i mungoi mbështetja e Berishës”.

Tani PD zyrtare duhet ta ndajë mendjen që nuk ka punë me Sali Berishën. Ai as i mbështet, as i duhen, as do t’ia dijë se ç’punë bëjnë ata. Ai thjesht i ka klasifikuar si armiq.

PD zyrtare nëse do të mbetet ende parti, duhet të hyjë në gara elektorale, të marrë vota dhe fusë partinë në një gjimnastikë demokratike, të përfshirjes në zgjedhje.

Deri para zgjedhjeve të 14 majit, PD kishte privilegjin e shumicës së komisionerëve. Me atë që bëri më 14 maj, duke ja lënë fushën bosh Berishës, e ka humbur atë shumicë dhe ja ka lënë Berishës dhe Metës. Nëse vazhdon kështu, do ta humbasë dhe atë komisionerë dhe mund t’ia marrë ndonjë parti e tretë e opozitës.

Ideja që PD të përfaqësojë shumicën e heshtur të opozitës kundër Berishës pa hyrë në garë, është ide jo elektorale. Shumcia e heshtur opozitare kundër Berishës duhet të përfaqësohet në beteja elektorale, jo në debate politike. Ata nuk kanë nevojë për një kishë ku të falen, por për një parti ku të votojnë dhe të bëhen faktor politik në Shqipëri.

Është e vërtetë që Edi Rama e mund Berishën dhe Metën edhe nëse nuk kandidon PD. E tregoi dhe gara e Rrogozhinës të njëjtin fenomen, pasi shumica e heshtur anti Berishë nuk shkon ta votojë Berishën.

Por kjo shumicë nuk është me Edi Ramën. Ajo ka nevojë të përfaqësohet. Duke e e lënë rrugëve, ajo në fakt kthehet në një lloj pasurie për Edi Ramën, i cili njësoj fiton, si të mos përfaqësohet kjo shumicë, si të përfaqësohet nga PD. Por PD, nëse vazhdon t’u shmanget garave, do të bëhet e padobishme për të gjithë, edhe për anti berishistët, edhe për opozitën madje dhe për vet Lulzim Bashën.

Next Post
Tragjedia/ Babai rrihte nënën, 15-vjeçarja e djeg të gjallë duke i vënë flakën shtëpisë

Tragjedia/ Babai rrihte nënën, 15-vjeçarja e djeg të gjallë duke i vënë flakën shtëpisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

October 25, 2026
E rëndë në Levan-Tepelenë, nënë e bijë plagosen në një aksident rrugor

E rëndë në Levan-Tepelenë, nënë e bijë plagosen në një aksident rrugor

October 25, 2026
Gazidede dhe Horoskopa

Sa bukur

October 25, 2026
Fabrika e parë e prodhimit të Audi-t në SHBA, prodhuesi i makinave arrin marrëveshje me Trump

Fabrika e parë e prodhimit të Audi-t në SHBA, prodhuesi i makinave arrin marrëveshje me Trump

October 25, 2026
“Nuk jam unë në videon intime”/ Zëvendësministri Sulo padit në Gjykatë Tozajn dhe Kelmendin

“Nuk jam unë në videon intime”/ Zëvendësministri Sulo padit në Gjykatë Tozajn dhe Kelmendin

October 25, 2026
Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

October 25, 2026
Protestat në Francë, 1 mijë të prangosur në të gjithë vendin! 126 të arrestuar në Paris

Protestat në Francë, 1 mijë të prangosur në të gjithë vendin! 126 të arrestuar në Paris

October 25, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Paketa anti-dhunë/ Balla: Parashikohet dëmshpërblimi i menjëhershëm i bizneseve të dëmtuara gjatë protestave

October 25, 2026
La Repubblica: Meloni mund të japë dorëheqjen në mars pas takimit të Këshillit të BE-së në Romë

La Repubblica: Meloni mund të japë dorëheqjen në mars pas takimit të Këshillit të BE-së në Romë

October 25, 2026
Qeverisja me votë nuk rrëzohet nga molotovët dhe gurët!

Qeverisja me votë nuk rrëzohet nga molotovët dhe gurët!

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In