• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Papunësia mes të rinjve, Klosi: Pretendojnë paga si në Gjermani

by Java News
19/10/2016 21:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Të jesh i ri në Shqipëri” ishte tema që përplasi në studion e emisionit “Tonight Ilva Tare” Mininistrin e Punës Blendi Klosi dhe deputeten demokrate Albana Vokshi.

Për Ministrin problemi në punësimin e të rinjve qëndron tek kualkifikimi i tyre dhe jo mungesa e vendeve të punës. Sipas tij, aktualisht sot në zyrat e punës janë 40 mijë vende pune bosh.

Por kjo tezë u kundërshtua nga Vokshi. Sipas saj qeveria nuk ka strategji të qartë për të rinjtë, të cilët po largohen nga vendi. Ajo tha se qeveria ka dështuar me premtimin për hapjen e 300 mijë vendeve të reja pune.

Debati në studio

Klosi:Dëshira për të pasur një jetë më të mirë e ka shoqëruar gjithmonë popullin shqiptar. Shqiptarët janë njerëz ambiciozë dhe kërkojnë më të mirën. Është shumë e rëndësishme të flasim për punësim të të rinjve. Në zyrat e punësimit kemi 40 mijë vende pune në zyrat e punës që ofrohen nga biznesi dhe janë bosh sepse të rinjtë dhe të rejat kërkojnë punë me ëndrrën që do të paguhen si në Gjermani. Mu në mes të Shkodrës një kompani ofronte 300 vende pune dhe nuk ka një punëtor që të shkojë të punësohet pranë asaj kompanie e cila ka super kushte, pagesa është qind për qind e sigurtë.Orientimi jonë drejt arsimit profesional, tregut të punës është thelbi i reformës.Kemi problem të madh me kualifikimin. Në fillim të vitit me sot kanë qenë të regjistruar në zyrat e punës 155 mijë punëkërkues sot janë vetëm 105 mijë, shifra po vjen duke rënë.

Vokshi: Është shumë e vështirë për një të ri shqiptar që të largohet.Largohen për mungesë politike, mungesë, mbështetje. U mundova të hapja sot programin e qeverisë për rininë, nuk ishte në uebsaitin e Ministrisë.Ose strategjia e qeverisë për arsimin profesional, punësimin e të rinjve është thellësisht e dështuar, ose pjesa e përçuarjes së politikave të qeverisë është thellësisht e dështuar. Kemi tre vjet që kemi ngrirje të pagave dhe pensioneve. Janë larguar 400 mjekë.

Tare: Mbollët pemë sot?

Klosi: Ishte aksion i programuar prej kohësh për ta realizuar në pyllin e Qafë Shtamës. Do duhet ky aksion të vazhdojë. Është me rëndësi që njërëzit të merren dhe me aksion. Natyrisht që do largohen.

Vokshi: Këto janë si ditët e Enverit.Kjo nuk u jep bukë atyre të rinjve. Po na e bëni çdo ditë si ditët e Enverit.Kjo nuk u sjell punësim. Pranoni që keni dështuar me premtimin për 300 mijë vende pune.

Klosi: Të 500 këta të rinjë janë nga shkollat profesionale që merren me biznesin e agrokulturës.

Vokshi: Do të jap tre emra që ti mund të kishe ndihmuar si Ministri, Erjon Seliam që gati u hodh nga vinçi. Ministria juaj e ka për detyrë për tu kujdesur. Dhe shumë të tjetër ju i nxorët nga konvikti i Teknologjikes. Jetimët i nxorët në rrugë.

Klosi: Nesër në 08:30.

Vokshi: Ardit Gjoklaj emri tjetër mund ta kishe mbështetur, ta kishe kontrolluar mos të shkonte të punonte minoren.Besnik Pudja që e detyruan të punonte në drogë.

Klosi: Vazhdo me propagandë.Më gjej 10 njerëz realë nesër në orën 08:30 të jap nga tre mundësi punësimi.

Vokshi:Ke bërë tendera për mobilimin, kolltuqe të mira, kompjutera tek zyrat e punës, është fasadë. Ja ku i ke shifrat e papunësisë. Një në tre të rinj të kërkojnë punë sot dhe ti u ofron drogën.

Klosi: Unë bëj propagandë për mbjellje pemësh, ti për drogën. Janë 6000 të rinj të punësuar nga programet e nxitjes së punësimit për 2016, me emër dhe mbiemër ti raportoj.Silli të rinjtë demokratë ti çoj ti punësoj.

Vokshi: Po ti çosh në call center me pagë minimale.Ka dalë një shprehje se kafja më e mirë bëhet në Tiranë se e bëjnë të rinj me master.
Oranews/d.i.

Next Post
Poker Arsenali, Insigne humbet penallti për Napolin

Poker Arsenali, Insigne humbet penallti për Napolin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tritol makinës së efektivit të krimeve në Lezhë, hetohet pista për shkak të detyrës

Tritol makinës së efektivit të krimeve në Lezhë, hetohet pista për shkak të detyrës

March 15, 2026
“Ma jep shtëpinë ose 15 mijë eurot”, dhunë dhe kërcënime ndaj 49-vjeçarit në Durrës

“Ma jep shtëpinë ose 15 mijë eurot”, dhunë dhe kërcënime ndaj 49-vjeçarit në Durrës

March 15, 2026
18 vite nga “Gërdeci”, familjarët e viktimave: Mediu po favorizohet! Të shkohet deri te Shkëlzen Berisha

18 vite nga “Gërdeci”, familjarët e viktimave: Mediu po favorizohet! Të shkohet deri te Shkëlzen Berisha

March 15, 2026
Kitara e “Pink Floyd” shitet për 14.6 milionë dollarë, rekord historik në ankande

Kitara e “Pink Floyd” shitet për 14.6 milionë dollarë, rekord historik në ankande

March 15, 2026
PS feston 20-vjetorin në Greqi, Balla: Nisim një fazë të re anëtarësimesh për zgjedhjet 2029

PS feston 20-vjetorin në Greqi, Balla: Nisim një fazë të re anëtarësimesh për zgjedhjet 2029

March 15, 2026
Jorida Tabaku shpjegon arsyet e refuzimit për kandidaturën në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës

Tabaku: Rritja e çmimit të karburanteve, nga taksat e larta dhe mungesa e konkurrencës

March 15, 2026
VIDEO / “Vëllai im të du’ shumë”, Rama zbulon telefonatën me Thaçin: Më tha ‘e kam fituar lirinë’!

Rama: Dëshira e zjarrtë është që udhëheqësit e UÇK të kthehen në shtëpi

March 15, 2026
Kallas, e gatshme të presë “së shpejti” një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

Kallas, e gatshme të presë “së shpejti” një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

March 15, 2026
Mesazhet e përziera të administratës Trump për Iranin

Mesazhet e përziera të administratës Trump për Iranin

March 15, 2026
Mbyllja e puseve në Gjirin Persik: Pse çmimet e naftës rrezikojnë të qëndrojnë në nivele rekord

Mbyllja e puseve në Gjirin Persik: Pse çmimet e naftës rrezikojnë të qëndrojnë në nivele rekord

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In