Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj, gjatë aktivitetit për prezantimin e vendeve të lira të punës në sektorin publik sot në 7 prill, bëri dhe një përmbledhje për faktin sesi ka performuar ekonomia gjatë vitit 2025.
Ibrahimaj u shpreh se papunësia është vetëm 8.3 përqind. Ajo shtoi se paga mesatare në rang kombëatar është 87 mijë lekë. Ibrahimaj vlerësoi se pagat rriten vit pas viti.
Delina Ibrahimaj: Më 2025, PPB arriti në 27 miliardë lekë, ndërsa të ardhurat për frymë arritën më mbi 11 mijë euro. Papunësia sot është 8.3 përqind dhe punësimi është gati 70 përqind. Pagat janë rritur vit pas viti dhe paga mesatare ka arritur në gati 87 mijë lekë. Të ardhurat e disponueshme të familjeve shqiptare janë rritur në përgjithsësi.
Remitancat janë rritur, që janë bazë për familjet shqiptare. Tregu i punës ka një performancë më pozitive sot. Portali puna.gov.al është hapur tashmë prej 3 muajsh. 80 institucione kanë publikuar të dhënat e tyre në këtë portal. Janë mbi 1500 vende pune të lira, që janë publikuar në këtë portal.











