• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Papadimoulis: Hapja e negociatave të Shqipërisë me BE në mars është e arritshme, por kërkon rezultate

by Java News
13/12/2019 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë për “ABC News”, zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian, Dimitrios Papadimoulis shprehet se Bashkimi Europian duhet të korrigjojë gabimin historik që bëri me mosmarrjen e vendimit për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Për Papadimoulis, hapja e negociatave në mars është e arritshme, por kërkon arritjen e rezultatave .

Zoti Papadimoulis. Bashkimi Europian është aktualisht i ndarë në dy grupime lidhur me politikën e zgjerimit. Disa shtete mbështesin propozimin e Francës për ndryshimin e metodologjisë së zgjerimit dhe kërkojnë rezultate në reforma, ndërkohë që një shumicë prej më shumë se 15 shtetesh kërkojnë paralelisht hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në mars. Cili është qëndrimi juaj?
Eshtë thelbësore për Bashkimin Europian të ndryshojë gabimin historik që Këshilli i Ministrave bëri në tetor. Maqedonia e Veriut dhe qytetarët e saj e meritojnë një orientim europian. Ata kanë bërë përpjekje të shumta lidhur me reformat. Ata arritën marrëveshjen e Prespës, duke hapur rrugën për të ardhmen. Dhe e ardhmja ofron përfitim të ndërsjellë në kuadrin e perspektivës europiane. Nuk bëhet fjalë vetëm vetëm një shpërblim vetëm për Maqedoninë e Veriut, por është edhe në të mirën e rajonit të Ballkanit, Greqisë dhe Bashkimit Europian në tërësi.

Ndaj mendoj, se ne mund të kryejmë dy procese paralelisht. Së pari, të fillojmë negociatat e anëtarësimit dhe paralelisht të diskutojmë të gjitha ndryshimet e nevojshme në procesin e anëtarësimit. Greqisë i janë dashur 20 vjet që nga fillimi i procesit të negociatave në 1961 deri në anëtarësimin e saj në 1981. Pra, ne nuk po diskutojmë këtu për anëtarësim dhe është e rëndësishme të mos humbim më kohë, se kjo na çon te humbja e besimit dhe e shpresës.

Për shumicën e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe veçanërisht brezin e ri, është procesi i demokratizimit dhe i modernizimit të vendit që jep shpresë lidhur me punësimin, prosperitetin e vendit dhe një të ardhme më të mirë sesa prindërit ose gjyshërit e tyre. Ne jemi duke bashkuar forcat, pasi Maqedonia e Veriut ka njê mbêshtetje pothuajse unanime në Parlamentin Europian me më shumë se 90% për hapjen e negociatave, ashtu si dhe në ekipin e Komisionit Europian të mëparshëm dhe të tanishëm. Në Këshillin e Ministrave, 24 nga 27 shtetet anëtare e mbështesin gjithashtu këtë ide.

Ndërkohë ka inisiative si ajo e Greqisë që mblodhi së bashku Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Ministrin e Jashtëm në detyrë të Shqipërisë si dhe ministrat e tjerë të jashtëm të Bashkimit Europian.
Ka hapa pozitivë. Unë jam takuar me ministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov dhe kam diskutuar me të procesin. Jam i lumtur që qeveria e re e Greqisë, edhe pse kur ishte në opozitë e shigjetoi marrëveshjen e Prespës, tani po ndjek rrugën e hapur nga Tsipras dhe Zaev për marrëveshjen e Prespës dhe mbështetjen e integrimit europian të Maqedonisë së Veriut. Kjo kthesë e ish opozitës në Greqi mund t’i shërbejë si një mësim edhe opozitës në Maqedoninê e Veriut, sepse nga marrëveshja e Prespës përfitojnë të dyja vendet, qytetarët e tyre dhe rajoni.

Ajo që kërkohet nga shumica e shteteve anëtare dhe Komisionit Europian është hapja e negociatave me të dyja vendet në mars. Eshtë e arritshme kjo?
Është e realizueshme, mund të bëhet dhe po punoj për këtë. Por preferoj të përqëndrohem te arritja e rezultateve sesa te dhënia e premtimeve. /abcnews/

Next Post
Nga larja e hesapeve mes bandave rivale tek detyra e babait në burgun e Peqinit, pistat ku po heton policia për atentatin në Elbasan

Nga larja e hesapeve mes bandave rivale tek detyra e babait në burgun e Peqinit, pistat ku po heton policia për atentatin në Elbasan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Begaj uron Pashkët nga Shëngjini: Harmonia fetare në Shqipëri është gurthemeli i shoqërisë tonë

Begaj uron Pashkët nga Shëngjini: Harmonia fetare në Shqipëri është gurthemeli i shoqërisë tonë

April 5, 2026
Shqipja në rrezik? UGSH ngre alarmin për shkeljet në RMV, mbështet protestën e studentëve

Shqipja në rrezik? UGSH ngre alarmin për shkeljet në RMV, mbështet protestën e studentëve

April 5, 2026
Analiza e REL: A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

Analiza e REL: A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

April 5, 2026
Rrëmbyen dhe vranë Ridvan Lamajn pas prishjes së pazareve për drogën: Kush është 40-vjeçari i arrestuar sot në Spanjë

Rrëmbyen dhe vranë Ridvan Lamajn pas prishjes së pazareve për drogën: Kush është 40-vjeçari i arrestuar sot në Spanjë

April 5, 2026
Serbia gjen lëndë eksplozive pranë tubacionit të gazit, Vuçiç sinjalizon Orbán

Serbia gjen lëndë eksplozive pranë tubacionit të gazit, Vuçiç sinjalizon Orbán

April 5, 2026
Dyshohet se tentoi të parakalonte makinën, ndërron jetë drejtuesi i motoçikletës

Dyshohet se tentoi të parakalonte makinën, ndërron jetë drejtuesi i motoçikletës

April 5, 2026
Shpëtohet piloti amerikan i zhdukur në Iran, Trump jep detaje nga operacioni i shpëtimit: Amerika nuk lë asnjë ushtar pas

Shpëtohet piloti amerikan i zhdukur në Iran, Trump jep detaje nga operacioni i shpëtimit: Amerika nuk lë asnjë ushtar pas

April 5, 2026
Autor i 4 vjedhjeve të tjera në Tiranë, kamerat nxjerrin zbuluar 26-vjeçarin duke vjedhur biçikletën

Autor i 4 vjedhjeve të tjera në Tiranë, kamerat nxjerrin zbuluar 26-vjeçarin duke vjedhur biçikletën

April 5, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 6 prill 2026

April 5, 2026
Granit Xhaka promovon ushqimet tradicionale shqiptare në mediat botërore: Këtë e hamë çdo mëngjes!

Granit Xhaka promovon ushqimet tradicionale shqiptare në mediat botërore: Këtë e hamë çdo mëngjes!

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In