• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Papa habit gjithnjë: Kur isha i vogël doja të bëhesha kasap

by Java News
21/02/2017 15:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Konklavi, tek heqja e një pjese të mushkërisë e tek dëshira fëmijërore për t’u bërë kasap: në dialogun me fëmijët dhe adoleshentët e katekizmit, gjatë vizitës në famullinë romake të Shën Marisë Jozefa, Papa tregoi shumë hollësira interesante nga jeta e tij.

Ëndrra fëmijërore e Papës Françesku ishte të bëhej kasap, ndërsa ndër çastet më të vështira të jetës, ishte ai, kur i hoqën një pjesë të mushkërisë në moshën 20 vjeçare. Kështu Papa hyri në hollësirat intime të jetës së tij, duke krijuar një atmosferë dialogu plot gjallëri me fëmijët e adoleshentët e katekizmit, gjatë vizitës në famullinë romake të Shën Maria Jozefës, në Castelverde di Lungezza.

Në sallonin e teatrit të famullisë nisi, kështu, gara e pyetje-përgjigjeve dhe e fotografive, ngarkuar me kureshtjen e natyrshme të fëmijëve e me sinqeritetin e Papës. Pyetja e parë: “Si zgjidhet Papa e si votojnë kardinalët?”.

Konklavi nuk zgjedh më të zgjuarin, por atë që do Zoti

Ai që zgjidhet nuk është e domosdoshme të jetë më i zgjuari, më mendjemprehti a më i shkathti në punë. Është ai, që dëshiron Zoti në atë çast për Kishën – shpjegoi Papa – duke i dhënë përgjigje pyetjes, që i drejtuan fëmijët. “Siç e shikoni – vijoi – është një proces i bërë me shumë lutje. Nuk paguhet, nuk ka nevojë për miq të fuqishëm, që t’i japin shtytje, jo, jo! Atëhere, kush do të jetë Papa? Kush është njeriu më i rëndësishëm, që mund të bëhet Papë në grupin e kardinalëve? Mendojuni mirë! Kush është?”.

Fëmijët përgjigjen potershëm, dikush Papa (që nuk është zgjedhur akoma), dikush tjetër Zoti, të tjerët Shpirti Shenjt, që përmes votës, bën Papën!

 

Për t’u bërë Papë – u kujton fëmijëve Françesku – së pari duhet të jesh i krishterë i mirë. Koha kalon. Papa duhet edhe të vdesë, si gjithë bota, ose të dalë në pension, siç bëri Papa i madh Benedikti, sepse nuk kishte shëndet të mirë, e kështu vjen një papë i ri, i zgjedhur nga kardinajtë e ndriçuar prej Shpirtit  Shenjt.

Për mua jeta nuk ka qenë aq e lehtë: Françesku kujton çastin kur i hoqën një pjesë të mushkërisë

Pyetjet prekin, pastaj, tema personale: “Ti, në vogli, ç’dëshiroje të bëheshe kur të rriteshe? – e pyesin fëmijët. “Dëshiroja të bëhesha kasap” – përgjigjet pa u menduar fare Françesku – sepse më pëlqente shumë kasapi, kur punonte në treg. Pastaj Papa ndalohet  tek një çast i vështirë i jetës së tij: “Sapo i kisha mbushur 20 vjeç, kur  pashë vdekjen me sy, për shkak të një infeksioni. Më hoqën një pjesë të njërës mushkëri…. Po Zoti më ndihmoi të jetoj.

E pastaj pata edhe çaste të tjera të vështira, ashtu si i ka gjithkush në këtë jetë. Jeta është dhuratë e Zotit, por ka edhe çaste shumë të këqija, të vështira, që duhen kapërcyer, për të ecur përpara”.  Për mua jeta nuk ka qenë aspak e lehtë – vijoi Papa –  Vështirësi ka e do të ketë për të tërë, por të gjitha mund të kapërcehen me fe e me guxim. Një pyetje tjetër drejtuar Papës ishte: “Është e vështirë të jesh përfaqësues i Kishës Katolike?”.

“Po, sepse ke mbi vete një përgjegjësi të madhe – u përgjigj Françesku. – Ai, që përfaqëson Kishën, nuk mund të bëjë figurë të keqe”.

Nëse Papa nuk e ndjen veten atë, e ka diçka që nuk shkon

Papa është edhe ipeshkëv e atë; këtë duhet ta ndjejë fort Papa: që është atë; nëse Papa a ipeshkvi nuk ndjehet atë, i mungon diçka. Kështu gjegjet Françesku, e më pas rolet ndërrohen e është Ai, që i pyet fëmijët për Zotin, Trininë Zojën e Bekuar….

Takimi me familjet e asistuara nga Karitasi: është Jezusi që ka nevojë në kë kërkon ndihmë

Pas takimit të ngrohtë me fëmijët, Papa u takua me familjet e asistuara nga Karitasi. Françesku këshilloi “apostullimin e veshit”, domethënë jo vetëm të japësh ndonjë gjë, por sidomos, të dëgjosh. E të kujtohesh se kur vjen ndonjë njeri të të kërkojë ndihmë, ky njeri është vetë Krishti:

“Është vetë Jezusi, që ka nevojë në këtë njeri. ‘Po ky njeri s’bën tjetër, veçse shpërrallon, nuk shkon në Kishë e as që beson në Zotin’… Po ai është Jezusi! Është Jezusi! Është përgjigjja juaj, ajo që e bën të gjerë zemrën e fenë; Jezusi është para meje. E këtë pako ia jap Atij. E edhe këtë buzëqeshje. Kjo është udha e shenjtërisë. Nëse e bëni këtë, do të jeni shenjtorë”.

Sepse është dhembshuria ajo, që ia heq helmin gjuhës së gjarpërit, të cilën ndoshta-ndoshta e ka edhe ndonjë njeri. E edhe unë – tha në përfundim Papa – po trokas në portën e zemrës suaj, duke kërkuar jo një pako, por një lutje! (Radio Vatikani). (b.an)

Next Post
VIDEO e shpifur/ Angelina Jolie duke gatuar dhe ngrënë… merimanga!

VIDEO e shpifur/ Angelina Jolie duke gatuar dhe ngrënë... merimanga!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tajani: Italia nuk është në luftë, por BE-ja duhet të forcojë misionin detar në Detin e Kuq

Tajani: Italia nuk është në luftë, por BE-ja duhet të forcojë misionin detar në Detin e Kuq

September 20, 2026
Gazeta gjermane: “Revolucioni i Flamingove” nuk është shndërruar në lëvizje masive

Gazeta gjermane: “Revolucioni i Flamingove” nuk është shndërruar në lëvizje masive

September 20, 2026
Rama takim me shqiptarët në Michigan, kryeministri jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

Rama takim me shqiptarët në Michigan, kryeministri jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

September 20, 2026
Aksident te Ura e Matit, përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

Aksident te Ura e Matit, përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

September 20, 2026
Dronët alarmojnë Luksemburgun, qeveria forcon monitorimin e hapësirës ajrore

Dronët alarmojnë Luksemburgun, qeveria forcon monitorimin e hapësirës ajrore

September 20, 2026
Tragjedi në Pogradec! 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës, dyshohet për hemorragji të brendshme

Po peshkonte në Drinin e Zi, 31-vjeçari humb jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike

September 20, 2026
Atentati në Sarandë, Skënder Hita mbledh urgjentisht drejtuesit vendorë të Policisë

Atentati në Sarandë, Skënder Hita mbledh urgjentisht drejtuesit vendorë të Policisë

September 20, 2026
Hoxha: Në një klimë pasigurie, Shqipëria paraqitet në OKB me angazhim të palëkundur

Hoxha: Në një klimë pasigurie, Shqipëria paraqitet në OKB me angazhim të palëkundur

September 20, 2026
Turizmi në Durrës, ekspertët: Pas pikut të verës, nevojitet ndryshim i qasjes për të zgjatur sezonin

Turizmi në Durrës, ekspertët: Pas pikut të verës, nevojitet ndryshim i qasjes për të zgjatur sezonin

September 20, 2026
Dokumenti zbardh takimin sekret në Hagë, Jack Smith i shpallte të dënuar me burgim të përjetshëm ish-krerët e UÇK-së që në vitin 2020

“Liri për çlirimtarët”, diaspora shqiptare proteston në Vjenë kundër vendimit të Hagës (VIDEO)

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com