• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Papa Françesku pret Dom Ernest Simonin, i puth duart

by Java News
21/04/2016 11:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Papa Françesku mirëpriti Dom Ernest Simonin, priftin shqiptar që kaloi 28 vite në burg.

Sipas të përditshmes La Stampa, Papa i puthi duart priftit shqiptar.

Kur ishte në Shqipëri më 21 shtator të vitit 2014, Papa u prek nga rrëfimi i Simonit për kohën e kaluar në burg dhe e përqafoi priftin shqiptar.

Gazetari Mimmo Muolo, që shkruan për gazetën katolike italiane, Avvenire, tha se Dom Ernesti ka kaluar 11 mijë ditë tortura dhe punë të detyruar.

Muolo ka shkruar librin për Dom Ernest Simonin.

Prifti i dorëzoi personalisht Papës librin.

“Përndjekja ime nisi në vigjilje të Krishtlindjeve, në vitin 1963, kur u arrestova dhe më futën në birucë, më torturuan dhe më dënuan me vdekje thjesht sepse isha prift”.

Shokut të qelisë i kishin thënë të regjistronte të gjithë zemërimin e priftit kundër regjimit, por Dom Ernesti nuk kishte gjë tjetër veç lutjeve dhe faljeve për persekutorët e tij.

Dënimi i tij u reduktua me 25 vite punë të detyrueshme në minierat dhe kanalet e ujërave të zeza në Shkodër.

“Kur isha në burg, thosha meshën në latinisht në mendje”, kujton ai.

Dom Ernesti u lirua më 5 shtator të vitit 1990. Ai rifilloi menjëherë veprimtarinë si prift. Gjëja e parë që bëri ishte konfirmimi i faljes ndaj përndjekësve të tij.

“Unë vazhdimisht kërkoj dëshirën e Zotit mbi ta,” thotë ai.

Kur e pyet se si arriti të durojë një përndjekje të tillë, ai buzëqesh dhe zbulon sekretin e tij: “Nuk kam bërë asgjë të jashtëzakonshme në të vërtetë, gjithmonë i lutesha Jezusit dhe gjithmonë flisja me Jezusin”.

Next Post

Shullazi/ Paloka: U arrestua shefi vërtetë, Rama: Shpifës ! Në gjykatë bëje si pulë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

October 31, 2026
Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

October 31, 2026
“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

October 31, 2026
Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

October 31, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

October 31, 2026
Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

October 31, 2026
Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

October 31, 2026
Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

October 31, 2026
Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In