• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Papa Françesku këmbëzbathur në xhami, jep mesazhe paqeje 

by Java News
03/10/2016 15:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Me këmbë të zbathura, siç e kërkon feja myslimane, Papa Françesku hyri sot në xhaminë “Heydar Aliyev” në Baku, së bashku me shehun e myslimanëve të Kaukazit, Allahshukur Pashazadeh, me të cilin ishte takuar pak minuta më parë privatisht. Ishte vizita e fundit e Atit të Shenjtë, para ceremonisë së lamtumirës në aeroportin e kryeqytetit, me të cilën i dha fund udhëtimit të tij të 16-të apostolik në Gjeorgji e në Azerbajxhan.“Fakti që jemi këtu sot, së bashku, është bekim!”, tha Papa, në takimin ndërfetar, ku përveç myslimanëve dhe katolikëve, ishin të pranishëm edhe ortodoksët dhe hebrenjtë e vendit. “Është shenjë e madhe, të takohemi në miqësi vëllazërore në këtë vend lutjeje – vijoi Ati i Shenjtë – shenjë, që tregon atë harmoni, që mund të arrijnë fetë së bashku, duke u nisur nga marrëdhëniet personale dhe nga vullneti i mirë i përgjegjësve”.

Bashkëpunimi me të tjerët nuk varfëron, por pasuron

Në xhaminë, ku shehu i myslimanëve i dhuroi një kopje të Kuranit dhe një tapet, si ai që përdorin myslimanët për lutje, Papa nënvizoi se “jo kundërvënia, por bashkëpunimi, ndihmon të ndërtohen shoqëri më të mira e paqësore, si edhe të promovohet dialogu dhe kultura. Duke ua hapur dyert mikpritjes dhe integrimit, hapen portat e zemrave të secilit dhe portat e shpresës për të gjithë”.

Duke cituar poetin e madh të Azerbajxhanit, Nizami Ganjavi, Ati i Shenjtë vërejti se bashkëpunimi me të tjerët “nuk varfëron, por pasuron, sepse  na ndihmon të jemi më njerëzorë: të pranojmë se jemi pjesë aktive e një bashkësie më të madhe dhe ta interpretojmë jetën si dhuratë për të tjerët; të shohim si qëllim jo interesat vetjake, por të mirën e njerëzimit; të veprojmë pa idealizma e pa interventizma, pa shkaktuar ndërhyrje të dëmshme e pa detyrime, por gjithnjë, duke respektuar dinamikat historike, kulturat dhe traditat fetare”.

“Pikërisht fetë – nënvizoi më tej Papa Françesku – kanë një detyrë të madhe: t’i shoqërojnë njerëzit në kërkim të kuptimit të jetës, duke i ndihmuar ta marrin vesh se aftësitë e kufizuara të njeriut dhe të mirat e kësaj bote nuk duhet të bëhen kurrë absolute… Feja është e nevojshme për njeriun, për të arritur qëllimin e tij, është busull për ta orientuar drejt së mirës e për ta larguar nga e keqja, e cila qëndron gjithnjë e strukur në portën e zemrës. Në këtë kuptim, fetë kanë një detyrë edukative: të ndihmojnë për të nxjerrë nga njeriu anën më të mirë të tij”.

Feja me shoqërinë, si xhami me drurin në “shebeke”-t azere

Duke folur, më pas, për marrëdhëniet e feve me shoqërinë, Ati i Shenjtë përdori sërish një analogji me vetratat artistike, për realizimin e të cilave janë mjeshtra azerët. “Shebeke”-t e famshme të tyre janë ndërtuar me dru dhe me xham, por pa asnjë lloj materiali ngjitës, pa zamk e pa gozhdë. Është druri, që mban xhamin, nga i cili hyn drita. “Në të njëjtën mënyrë – theksoi Papa – është detyrë e çdo shoqërie civile ta mbështesë fenë, e cila lejon hyrjen e dritës së domosdoshme për jetën: prandaj është e nevojshme t’i garantohet liria e vërtetë.

Por, nuk duhet përdorur ‘zamku” artificial, që e detyron njeriun të besojë, duke i imponuar një besim të caktuar e duke e privuar nga zgjedhja e lirë; e nuk duhet të hyjnë në fe as ‘gozhdat’ e jashtme të interesave, të etjes për pushtet e para. Sepse Zotit nuk mund t’i lutemi për interesa të njëanshme e për qëllime egoiste, Zoti nuk mund të justifikojë asnjë formë fundamentalizmi, imperializmi apo kolonializmi. Edhe një herë, nga ky vend kaq kuptimplotë, lartohet thirrja e zjarrtë: kurrë më dhunë, në emër të Zotit! Emri i shenjtë i Tij të adhurohet, të mos përdhoset e të mos tregtohet nga urrejtjet e kundërvëniet njerëzore”.

Ç’perspektivë jete u ofrojmë brezave të ardhshëm

Lutja e dialogu janë rrugët, që tregoi Papa, për bashkëpunimin e paqen ndërmjet feve, pa i hapur portën sinkretizmit e as ndonjë diplomacie, që i thotë “po” gjithçkaje. Paqja e vërtetë, nënvizoi Ati i Shenjtë, bazohet në respektin e ndërsjelltë, në vullnetin për t’i kapërcyer paragjykimet dhe për të shkuar përtej problemeve të së kaluarës, me guximin për t’i lënë mënjanë interesat e njëanshme, për të denoncuar varfërinë, përhapjen e armëve dhe fitimet e arritura, duke shkelur të tjerët, shkruan radiovatikani. “Britma e gjakut të derdhur lartohet drejt Zotit nga toka, shtëpia jonë e përbashkët”. Duhet të japim sot, përgjigjen, e cila nuk mund të shtyhet më:

“Problemi i vërtetë i kohës sonë nuk është si t’i ndjekim interesat vetjake, por ç’perspektivë jete u ofrojmë brezave të ardhshëm, si t’u lëmë një botë më të mirë se ajo, që kemi marrë në dorëzim. Zoti e vetë historia do të na pyesin ç’kemi bërë sot për paqen; që tani, na e kërkojnë me zjarr brezat e rinj, që ëndërrojnë një të ardhme të ndryshme”.

“Në natën e konflikteve, që po kalojmë, – përfundoi Papa Françesku, duke folur veçanërisht për vendet e popujt e Kaukazit, pasuri për kulturën evropiane – fetë të jenë agime paqeje, fara rilindjeje në mesin e shkatërrimit të vdekjes, jehona dialogu që ndihen pa pushim, rrugë takimi dhe pajtimi për të arritur edhe atje, ku përpjekjet për ndërmjetësim zyrtar duket se nuk japin rezultat”.

ma.me
Next Post
Faza e dytë e përzgjedhjes së fituesve në universitete, ja si plotësohen kuotat që lirohen

Mbi 20 mijë maturantë aplikojnë në fazën e 2-të për në universitet, rezultatet në 6 Tetor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I aftë të mbajë edhe armë bërthamore, rrëzohet gjatë stërvitjes bombarduesi strategjik rus “Tu-95”, të paktën 6 të vdekur!

I aftë të mbajë edhe armë bërthamore, rrëzohet gjatë stërvitjes bombarduesi strategjik rus “Tu-95”, të paktën 6 të vdekur!

September 29, 2026
Zjarr në kodrën me pemëtari në fshatin Kutalli, përfshihet nga flakët një sipërfaqe e madhe me ullinj

Zjarr në kodrën me pemëtari në fshatin Kutalli, përfshihet nga flakët një sipërfaqe e madhe me ullinj

September 29, 2026
Sulm i përgjakshëm brenda një shkolle në Sllovaki, vritet me thikë mësuesja, plagosen 2 të tjerë! Autori i krimit një nxënës 14-vjeçar!

Sulm i përgjakshëm brenda një shkolle në Sllovaki, vritet me thikë mësuesja, plagosen 2 të tjerë! Autori i krimit një nxënës 14-vjeçar!

September 29, 2026
Kush është grupi që vodhi të dhënat e mijëra punonjësve FBI-së, si u zbulua lajmi! Arrestohet hakeri i lidhur me ‘ShinyHunters’

Kush është grupi që vodhi të dhënat e mijëra punonjësve FBI-së, si u zbulua lajmi! Arrestohet hakeri i lidhur me ‘ShinyHunters’

September 29, 2026
Tjetër skandal në futbollin turk, ndalohet presidenti i Bordit Qendror të Arbitrave për ndërhyrje te arbitrat

Tjetër skandal në futbollin turk, ndalohet presidenti i Bordit Qendror të Arbitrave për ndërhyrje te arbitrat

September 29, 2026
Shpërthejnë protestat masive në Francë, mësuesit dhe zjarrfikësit në grevë, gjimnazistët i bashkohen tubimeve

Shpërthejnë protestat masive në Francë, mësuesit dhe zjarrfikësit në grevë, gjimnazistët i bashkohen tubimeve

September 29, 2026
Kina do të përfundojë hartën e re gjeologjike të Marsit deri në fund të vitit 2028!

Kina do të përfundojë hartën e re gjeologjike të Marsit deri në fund të vitit 2028!

September 29, 2026
Zgjedhja e Endrit Shabanit si Avokat i Popullit, PD: Do i drejtohemi Kushtetueses, u keqpërdorën…

“Ruajtëm paanshmërinë!”- Vendimi i Kushtetueses, reagon Avokati i Popullit, Shabani: U dha përgjigje për çdo pikëpyetjeje mbi procedurën e zgjedhjes

September 29, 2026
Çudira shqiptare! 29-vjeçari vjedh portën e spitalit

U rrëzua nga skela teksa punonte në fasadën e një banese, 55-vjeçari nga Saranda dërgohet me urgjencë në spital i plagosur! Shoqërohet pronari

September 29, 2026
Aksident në Cërrik, motoçikleta përplas nxënësen 14-vjeçare, mjeti dyshohet se ishte me shpejtësi!

Aksident në Cërrik, motoçikleta përplas nxënësen 14-vjeçare, mjeti dyshohet se ishte me shpejtësi!

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com