• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Papa Françesku i lan këmbët emigrantit musliman

by Java News
24/03/2016 19:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Katër nigerianë katolikë, tri gra eritrease kopte, tre myslimanë me kombësi të ndryshme, një indian hinduist, një veprimtare italiane: këtyre u lan këmbët sot Papa Françesku, gjatë kremtimit të meshës së Darkës së Mbrame, në Castelnuovo di Porto, pranë Romës.

Qendra e refugjatëve, ku shkon Ati i Shenjtë për të përkujtuar së bashku me rreth 900 azilkërkuesit, shumica myslimanë, çastin kur Jezu Krishti themeloi Eukaristinë, është një nga më të mëdhatë në Itali.  Drejtori i saj tashmë është edhe ai i huaj, Akram Zubaydi, palestinez. Angelo Chiorazzo, themelues i “Auxilium”, bashkësisëqë, nga prilli i vitit 2014, administron strukturën, tha:

Në Qendër, sot, jetojnë 892 vetë, prej të cilëve 554 myslimanë, 239 të krishterë (shumica koptë), 2 hinduistë dhe 98 pentekostalë. Përsa i përket prejardhjes, kemi 281 të rinj nga Eritrea, 135 nga Mali, 78 nga Senegali, 92 nga Nigeria e pastaj, me radhë, njerëz nga 26 kombe të ndryshme.

Të gjithë kanë histori shumë të rënda për të treguar. Histori udhëtimesh, që në rastin më të mirë, kanë zgjatur një vit, mes njëmijë vështirësish. Shumë kanë qenë në burgjet e Libisë. Të gjithë kanë shpresë për të ardhmen, këtë kërkojnë.

Në përgjithësi, sa kohë ndalen e cili është destinacioni i tyre?

Këtu hapet një problem i vërtetë, sepse tani, me rishpërndarjen, ata që vijnë nga Siria, nga Eritrea dhe nga Iraku, në kohë të arsyeshme, dërgohen në vende të tjera evropiane. Periudha e vlerësimit të kërkesës për strehim zgjat pak a shumë gjashtë muaj. Problemi është se kur u mohohet strehimi, kanë të drejtë të bëjnë apel në një gjykatë të zakonshme. E pikërisht këtu është çështja: kohët e gjykatave të zakonshme janë tepër të gjata, deri në dy vjet. Në fund, 85% e personave të Qendrës arrijnë të marrin së paku një leje qëndrimi për arsye humanitare. Problemi është se faktikisht, duke i lënë në pritje për dy vjet, është njëlloj sikur t’i kesh dënuar me dy vjet heqje lirie.

Si e pritën lajmin e ardhjes së Papës?

Pati mosbesim të madh në fillim: mendonin se po talleshim me ta. Por, kur e kuptuan se ishte e vërtetë, shpërthyen në gëzim e pamë sy plot lot. Për të mos folur për 12 personat, që u zgjodhën për larjen e këmbëve. Njëri prej tyre, mysliman, më tha: “Po më duket vetja më i madh se Obama, që Papa, njeriu më i rëndësishëm i botës, njeriu më i mirë i botës, vjen të më lajë këmbët!”. Edhe myslimanët e Qendrës janë të lumtur për meshën me Papën, sepse kanë një devocion të veçantë për të. E kanë shprehur shpesh. Për shembull, më 17 janar, me rastin e Jubileut të emigrantëve, erdhën me ne në Lutjen e Engjëllit të Tënzot edhe 200 të rinj myslimanë, kaluan Portën Shenjte e morën pjesë në meshë me emocion. Myslimanë janë edhe të rinjtë pakistanezë, që bënë një flamur shumë të bukur me të gjithë flamujt e kombeve të pranishme në Qendër e me shkrimin: “Faleminderit Papa Françesku”.

Next Post

Rama kritikon Trump: Fatkeqësi për amerikanët dhe injorant (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apple paralajmëron për rreziqet e agjentëve të inteligjencës artificiale: Mund të kryejnë veprime pa autorizim

Apple paralajmëron për rreziqet e agjentëve të inteligjencës artificiale: Mund të kryejnë veprime pa autorizim

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

November 3, 2026
SHBA dhe Venezuela negociojnë marrëveshje ushtarake, mundësi për prani afatgjatë të trupave amerikane

SHBA dhe Venezuela negociojnë marrëveshje ushtarake, mundësi për prani afatgjatë të trupave amerikane

November 3, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Polymarket u jep demokratëve epërsi në garën për Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

Zgjedhjet në SHBA, Polymarket u jep demokratëve epërsi në garën për Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

November 3, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

November 3, 2026
Senatori republikan i Alaskës, Dan Sullivan, u bën thirrje njerëzve të votojnë për “Dan Sullivanin e duhur”

Senatori republikan i Alaskës, Dan Sullivan, u bën thirrje njerëzve të votojnë për “Dan Sullivanin e duhur”

November 3, 2026
Kostreci sjell zhvillimet nga SHBA: Pjesëmarrje e konsiderueshme dhe interes i lartë për zgjedhjet

Kostreci sjell zhvillimet nga SHBA: Pjesëmarrje e konsiderueshme dhe interes i lartë për zgjedhjet

November 3, 2026
“Në Texas beteja më e fortë”, Kola Jushi: Demokratët mund ta fitojnë pas 30 vitesh

“Në Texas beteja më e fortë”, Kola Jushi: Demokratët mund ta fitojnë pas 30 vitesh

November 3, 2026
A do tronditet presidenca Trump? Demokratët synojnë kontrollin e Kongresit dhe Senatit

CNN: Trump pranon privatisht se rezultatet e zgjedhjeve mund të jenë skenari më i keq për Partinë Republikane!

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In